Author: Hamdi Kumanova

Nga sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk filloi regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë. Kështu njoftoi për mediat Ministria e Shëndetësisë pas pyetjeve nga Portalb.mk. Nga Ministria nuk kanë ende evidenca për situatën reale në terren me rastet e gripit sezonal. Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është opsional, ai është i destinuar për grupet e rrezikuara si: të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç. Qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara mund të shprehin interesin e tyre duke plotësuar aplikacionin në këtë LINK.…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se në tre ditët e fundit (prej 7 tetor, deri 9 tetor) janë bërë 871 testime për coronavirus, ndërsa 72 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja, 18 janë riinfektime. Nga MSH njoftojnë se në tre ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i pacientëve të vdekur. Ndërsa ISHP ka regjistruar 161 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 343.391, prej të cilëve 333.504 janë shëruar, ndërsa 9.548 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (10 tetor) është 339.

Lexo më Shumë

Mungesa e disa reagensëve kimik në laboratorët e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, ka bërë që nxënësit edhe pas përfundimit të katër viteve mësim, mos të kenë idenë se si duken këto preparate kimike. Profesorët thonë se reagensët janë hequr nga përdorimi, shkaku i pamundësisë që shkolla të pajiset me to, shkruan Alsat. “Janë materiale që siç përmendëm kushtojnë shumë dhe neve nuk e mbulojmë dot si shkollë t’i marrim ato reagensë dhe falë edhe kolegeve që e menaxhojnë punën mirë, pra një pjesë të atyre reagensëve edhe i kanë heq nga përdorimi për hir të asaj se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi akoma nuk e ka pranuar iniciativën për mbajtjen e referendumit nga “E Majta”, njoftoi kabineti i kryetarit të Kuvendit. “deri në këtë moment kryetari Xhaferi nuk e ka pranuar Iniciativën për mbajtjen e referendumit nga partia politike “E Majta””, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, nga ku theksojnë se në momentin që do ta pranojnë iniciativën, përmes komunikatës d të njoftojnë opinionin për përgjigjen rreth së njëjtës.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka dënuar sulmet e sotme ruse mbi territorin e Ukrainës. Osmani thotë se autorët e këtyre sulmeve duhet të përgjigjen për krime lufte. “Sulmet e sotme me raketa ndaj objektivave civile në Kiev, Lavov, Dnipro, Harkov, Krivi Rih dhe pjesë të tjera të Ukrainës janë shkelje flagrante e të Drejtës ndërkombëtare humanitare, si dhe një minim shtesë i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Republika e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër veprimet e tilla të papranueshme, të kryera nga Rusia, të cilat rezultojnë me viktima…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se aty ku ka paga shumë më të larta se mesatarja, të njëjtat duhet të zvogëlohen, si një nga mënyrat për uljen e shpenzimeve, në përputhje me Planin për qëndrueshmëri fiskale që dje është miratuar nga Qeveria, përcjell TV21. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kovaçevski tha sot se qëllimi i grupit të masave fiskale është që me uljen e shpenzimeve dhe rritjen e të hyrave të përballemi më mirë me krizën energjetike. “Një nga mënyrat për të ulur shpenzimet, aty ku ka paga shumë më të larta mbi mesataren, mendoj se në kushtet e…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se vazhdimi i llogaritjes verore të kohës nuk do të ndikojë shumë në punën e kompanive në zbutjen e krizës energjetike, përcjell TV21. Mickoski tha se Qeveria duhet të bëjë më tepër dhe të pranojë sugjerimet e opozitës. “A do të ndryshojë diçka llogaritja verore e kohës. Nuk mendoj se do të ndryshojë më tepër se 2-3 për qind nga pasqyra e plotë, kjo nuk është mjaftueshëm”, tha mes tjerash Mickoski.

Lexo më Shumë

Mbrëmë në rrugën rajonale Kumanovë-Likovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve Audi, drejtuar nga shtetasi B.M, 22 vjeç nga Orizarja dhe një veture Golf, të drejtuar nga I.M.(27) nga fshati Hotël, të dy me targa regjistrimi të Kumanovës. Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë dy drejtuesit dhe pasagjeri e mjetit “Audi”, të cilët janë dërguar më spitalin e Kumanovës.(INA)

Lexo më Shumë

Sot jemi dëshmitarë të një farse dhe të një dështimi total të qeverisë aktuale të RMV lidhur me masat antikrizë të paraqitura e të prezantuara gjatë seancës së 88 -të të kabinetit qeveritar . Pa fije turpi e pa asnjë argument , prezantuan e proklamuan, se gjoja nga muaji prill e deri në muajin shtator subvencionuan në masën prej 80 % të energjisë elektrike të konsumuar për 611.000 konsumatorët familjarë dhe për 72.000 konsumatorë të biznesit të vogël që furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i shërbimit universal. Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe! I kujtojmë dhe i…

Lexo më Shumë

Komisioni Europian publikon të mërkurën 12 tetor të ashtuquajturën “paketa e zgjerimit”, që përmban raportet e ecurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në reformat e integrimit europian. Në këtë paketë, siç raporton korespidentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj, pritet të konfirmohet progresi i shënuar nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që u kurorëzua me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe tê dyja vendeve në 19 korrik të këtij viti. Kjo shënoi dhe hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE për të dyja vendet. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, inkurajohen, që në…

Lexo më Shumë

Në Shkollën e Mesme Ekonomike të Qytetit të Shkupit, Arseni Jovkov për herë do të emërohet drejtor shqiptarë. Alsat jo-zyrtarisht mëson se emërimi i Nazmi Ramanit për drejtor të shkollës në fjalë vjen si rezultat i marrëveshjes së arritur mes “Grupit të Zjarrit” dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, shkruan Alsat. – Advertisements – Nazmi Rahmani deri më tani në këtë shkollë ka ushtruar postin e ndihmës-drejtorit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se deri në fund të muajit për kur edhe është paraparë ndërrimi i orës, tha se do të bëhen të gjitha analizat dhe më pas do të merret vendim nëse do të vazhdoj matja verore e kohës, apo do të ndërrohet ora. – Advertisements – “Deri në fund të muajit për kur edhe është paraparë ndërrimi i orës ne do t’i bëjmë të gjitha analizat dhe më pas do të sjellim vendim”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Lexo më Shumë