Author: Hamdi Kumanova

Gjatë ditës së djeshme, ekipet NP Higjiena Komunale-Shkup hoqën 60 metër kub mbetje nga një deponi e madhe ilegale e locuar në vendbanimin Tophanë të komunës së Çairit, në udhëkryqin mes bulevardit Brigada Maqedono-kosovare dhe rrugës Xhon Kenedi. Në realizimin e aktiviteteve në terren u angazhuan 10 punëtorë me përdorimin automjeteve të specializuara komunale – ngritës, eskavator dhe dy kamioneta. Përkundër aktiviteteve të vazhdueshme të NP Higjiena Komunale-Shkup  në rajonin e vendbanimit Tophanë, përsëri çdo ditë krijohen deponi të reja ilegale si pasojë e hedhjes së parregullt e mbetjes në sipërfaqe publike dhe të trafikut. Gjatë gjysmës së parë vitit,…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të mëparshme të Entit Shtetëror për Statistika, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-qershor 2022, arrin në 252.736.573.000 denarë dhe shënon rritje prej 20,3 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Vlera e mallit të importuar, në periudhën janar-qershor 2022, është 368.519.565.000 denarë, që është për 28,7 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar-qershor 2022, është 115.782.992.000 denarë. Mbulimi i importeve me eksporte, në periudhën janar-qershor 2022, është 68,6 për qind. Tregtia…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë natës së kaluar (5/6 gusht) në intervalin kohor nga ora 23:00 deri më 03:00, në afërsi të Pikë Pagesës Zhelinë dhe në rajonin e f. Kamjan-Tetovë, i kanë privuar nga liria gjithsej 7 persona. Gjatë kontrollit ndaj tyre dhe të automjeteve të tyre me të cilët ata kanë udhëtuar, “folkswagen golf” dhe “turan” me targa regjistrimi të Tetovës dhe “bmw” me targa nacionale të Austrisë, është gjetur marihuanë, kokainë dhe një makinë thërmuese. Nga liria janë privuar E.T (22) nga f. Pirok-Tetovë, 21 vjeçarja nga Tetova E.S., B.F. (22), E.K. (22), T.SH. (29) nga…

Lexo më Shumë

Një person pa shenja jete, me plagë nga arma e zjarrit është gjetur dje në orët e para të mëngjesit në automjetin e tipit “Renault Megan” me targa prove në udhëkryqin ndërmjet fshatrave Radushë dhe Svilare të Shkupit. Siç njoftoi MPB-ja, personi është gjetur nga efektivë policorë të policisë së Sarajit. Pas marrjes së masave është konstatuar se bëhet fjalë për një 39 vjeçar nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës me inicialet A.A. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, bën të ditur MPB, duke shtuar se po merren masa për zbardhjen e rastit.(INA)

Lexo më Shumë

Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore shtetërore jashtë qyteteve është rritur mëngjesin e sotëm. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, pritjet për dalje janë deri në 40 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga Maqedonia nuk ka më ndalime të gjata. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata. AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht…

Lexo më Shumë

Zjarri që ka rënë pasditen e djeshme në rrethinën e Preshevës në Serbinë fqinje është i dukshëm edhe në Kumanovë. Sipas njoftimeve të mediave serbe, janë djegur 50 hektarë pyll me pisha. Mediat serbe kanë raportuar se në atë territor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë ekipet e zjarrfikësve dhe një pjesë e popullatës lokale. Shërbimi për Situata Emergjente në komunën e Preshevës për RTS tha se nuk ka rrezik për popullatën. Zjarri vazhdon edhe sot, pasi që tymi vërehet në fshatërat e komunës së Likovës.

Lexo më Shumë

Në moshë shumë të re sot ka ndërruar jetë, Basri Sadiki, djali i kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki. Basriu ishte një aktivist i dalluar dhe kontribues në shumë aktivitete për promovimin dhe afirmimin e kësaj komune. Lajmin për vdekjen e tij e kanë komunikuar familjarët më të ngushtë: Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi! Ju njoftojmë me zemër të piklluar dhe bindje në Zot se sot ia dorzoi shpirtin e bardhë dhe të pastër Allahut xh.sh. djali i vllaut tonë, Haxhi Azemit, Basriu. Allahu e past pranu në mëshirën e Tij dhe na bashkoftë në…

Lexo më Shumë

Në Konventën Promovuese të partisë Alternativa për zgjedhjet për në Kuvendin Komunal në Tetovë, mori pjesë edhe kryetari i partisë Afrim Gashi. Tetovarëve i apeloi që me 20 gusht të rrethojnë numrin 6, sepse Tetova ka Alternativë. Para të pranishmëve, Gashi tha:” Për këto zgjedhje dua që, për shkak se shumica e njerëzve në Alternativë janë njerëz që shpërndajnë mirësi e ndalojnë të keqen, dua që sonte në vigjilje të fushatës të kërkoj nga kandidatët për këshilltar, dua që të ju ftoj që ti ftojmë njerëzit në respekt dhe dashuri. Nuk duam që të luftojmë askënd. Ne jemi vetëm një…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi para të pranishmëve në Konventën Promovuese të partisë Alternativa për në Kuvendin Komunal në Tetovë, përmendi rëndësinë që kanë për Alternativën zgjedhjet e 20 gushtit. Apeloi deri te banorët e Tetovës që me 20 gusht të rrethohet numri 6, sepse Tetova ka Alternativë. Ibrahimi, ndërmjet tjerash tha:” Me paaftësinë e vet kjo komunë e bëri që këshilli komunal ti dështoj dhe sot në muajin gusht të merremi me kampanjën zgjedhore. Çfarë ka ndryshuar gjatë kohës se ata po qeverisin me Tetovën? Në Tetovë akoma nuk ka ujë, akoma nuk ka parkingje, por ka…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Alternativës dhe drejtor i Spitalit të Tetovës, Dr.Amir Elezi i përshëndeti të pranishmit në Konventën Promovuese të partisë Alternativa për në Kuvendin Komunal në Tetovë. Ai theksoi se zgjedhjet e 20 gushtit janë festë dhe ftoi tetovarët që të rrethojnë numrin 6. Elezi, ndërmjet tjerash tha:” Të nderuar aktivist, ju që jeni trima dhe shpirti I partisë Alternativa. Më lejoni që sonte të them edhe në kohën kur bëheshim bashkë me partitë tjera për t`i materializuar të gjitha kërkesat si shqiptar, ne treguam madhështinë tonë. Tetova gjithmonë ka pasur Alternativë. Edhe në kohën e qeverisë së parë kur…

Lexo më Shumë

Ish ministri i kulturës dhe deputeti i zonës 6, Dr.Hysni Ismaili në Konventën Promovuese të partisë Alternativa për zgjedhjet për në Kuvendin Komunal në Tetovë, falënderoi shefin e shtabit dhe aktivistët për vullnetin dhe aktivitetin e deritanishëm. Ai ftoi që me 20 gusht të rrethohet numri 6. Dr.Hysni Ismaili, ndërmjet tjerash tha:” Dua të theksoj se ne kur u futëm në qeverisë, na akuzuan se pse ne u përcaktuam për këtë veprim. Deklaruam se jemi për në NATO, dhe ashtu doli. Qëndrimi jonë në qeveri krijoi edhe mundësinë e nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.…

Lexo më Shumë

Këshilltari komunal nga radhët e Alternativës dega në Tetovë dhe bartës i listës për zgjedhjet për në Kuvendin Komunal në Komunën e Tetovës, Faton Selami, në Konventën Promovuese prezantoi disa prej aktiviteteve që ka realizuar deri më tani. Ai ftoi tetovarët që me 20 gusht të rrethojnë numrin 6. Selami, ndërmjet thash tha:” Mirëmbrama Tetovë. Të nderuar mërgimtar që na keni zbukuruar Tetovën në këto ditë të nxehta. Kam kënaqësinë që sonte si bartës liste, si i pari ndërmjet të barabartëve të ju dëshiroj mirëseardhje në Konventën Promovuese të Alternativës në Tetovë. Këtë detyrë e kam pranuar si sfidë, veçmas…

Lexo më Shumë