“Nevojitet zbatim efektiv i legjislacionit ekzistues, në vend të nisjes së nismave ad-hoc”, thuhet në draft-raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, transmeton Radio Evropa e Lirë. Më tej theksohet se Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht sipas pothuajse të gjitha kritereve. Progres i mirë vërehet vetëm në kriteret ekonomike dhe ka progres shumë të mirë në përputhshmërinë e vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane. Në raport thuhet se puna e Kuvendit u ndërpre nga polarizimi politik, i cili vonoi miratimin e shumë ligjeve. Një planifikim dhe konsultim i mirë nevojitet për të kufizuar legjislacionin e shpejtë…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Strazburgu, deputeti I VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski ka thakesuar se Maqedonia nuk ka nis negociatat aderuese por është detyruar ta ndryshojë kushtetutën sipas kushteve dhe diktatit bullgar. Nikolovski, ka deklaruar se kjo paraqet një intervenim brutal në sovranitetin dhe pavarësinë e vendit, duke i drejtuar një thirrje Këshillit të Evropës. “I bëj thirrje Këshillit të Evropës që në këtë raport të propozojë hapjen e negociatave aderuese për maqedoninë pa anulime të mëtutjeshme dhe pa kërkesa plotësuese. Këshilli I Evropës duhet të kërkojë nga BE-ja që t`i respektojë kriteret e Kopenhagës. Ndryshimi I Kushtetutës së një shteti të pavarur nuk duhet…
KRYETARI I KOMUNËS NUHI NEZIRI PREMTON ZGJIDHJE PËR KËTË PROBLEM Kështu duket rruga që çon drejt arrave dhe fushave të Tearcës. Mbeturinat që janë hedhur vite me radhë pamundësojnë ata pak bujq që kanë mbetur në Tearcë që të shkojnë dhe të kultivojnë produktet bujqësore. Shqetësimet mbërritën edhe në redaksinë e Klan Maqedoni. Bujqit e shqetësuar thonë se situata me deponitë vazhdon të mos zgjidhet. “Kjo dukuri nuk është e sotshme, kjo dukuri është prej shumë vitësh, por kohët e fundit janë hedhur shumë mbeturina, sidomos mbeturina të forta, Tearca, fusha e Tearcës është bërë deponi mbeturinash. Si fermerë, ne…
Banorët e Komunës së Kisella Vodës drunjtë për ngrohje do t’i marrin për 500 denarë më lirë për metër. Kjo ngaqë komuna do t’i ndaj subvencione për amvisëritë që ngrohen me dru. “Alternativa më e leverdishme dhe e lirë për ngrohje gjatë këtij dimri për qytetarët ngelet ajo me dru. Kryetari i Komunës së Kisella Vodës ka vendosur që t’i qerasë qytetarët që ngrohen me dru me nga 500 denarë për metër kub”, Almedina Ismajli, gazetare TV21. Thirrja publike do të shpallet për disa ditë, njoftoi për TV21 kryetari Orce Gjorgjievski. Ndersa si dëshmie duhet pasur sasinë e drunjve të…
DO INTEGRIMIN E PLOTË NË BE POR ËSHTË KUNDËR PROPOZIMIT FRANCEZ Pikërisht në ditën e festës shtetërore, kreu i Qytetit të Kumanovës, vendosi që të bëj publike idenë e tij për të krijuar iniciativa qytetarë si ajo në Kumanovë, e më pas të kalojë edhe në parti politike, e cila e ka si synim të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ne po fillojmë me iniciativë për formimin e këtyre organizatave qytetare, sipas shembullit të Organizatës qytetare “Për Kumanovën tonë”. Qëllimi do të jetë që të punohet për qytetarët. Iniciativa jonë do të vazhdojë deri në formimin e një lëvizje…
Në kohën kur shteti mburret se i ka thjeshtuar kushtet për vendosjen e fotovoltaikëve, hotelierët nga Ohri dhe Struga ankohen se kanë vështirësi për të investuar në investime të tilla, me të cilat do të kursenin në faturat e energjisë elektrike, shkruan Alsat. Ata që ndodhen në bregun e liqenit të Ohrit, pra më pak se 50 metra larg tij, nuk mund të marrin leje ndërtimi për vendosjen e paneleve fotovoltaike. “Fjala është për objekte që kanë fletëpronësi, të cilat janë ndërtuar 50 vite më parë. Nëse janë ndërtuar atëherë, ato kanë fletëpronësi. Çdo të thotë kjo? Do të thotë…
Çdo ditë e më shumë në Tetovë e rrethinë, biznese të vogla apo dyqane po mbyllen si pasojë e krizës ekonomike dhe energjetike, shkruan Alsat. Rritja e çmimeve, ka bërë që kjo krizë, me të madhe të ndjehet nga banorët, të cilët, shprehen të shqetësuar se si do ta kapërcejnë dimrin. Një pjesë e madhe e tyre thonë se, këtë dimër përveç ushqimeve dhe lëndës për ngrohje, asgjë më shumë nuk do të ketë. “Shumë ka ndikuar kriza por ja s’kemi çka të bëjmë. E para gjë dru s’kemi, një mijë euro dhjetë metra dru janë bërë. Me çka të…
Me traktorë dhe makineri të tjera, bujqit nga rajoni i Koçanit sot sërish kanë bllokuar njërën korsi të rrugës kryesore Koçan-Shtip për të shprehur pakënaqësinë e tyre për çmimet e ulëta me të cilat blihet orizi. Në protestën në fshatin Obleshevë, ata theksuan se në vend që të festojnë festën, janë të detyruar që pikërisht në këtë ditë të dalin në rrugë dhe të kërkojnë një vlerësim të drejtë të prodhimit të tyre. Me çmimet aktuale të blerjes kanë humbje të paktën 50 euro për njësi sipërfaqe, prandaj prodhimi i orizit nuk ka asnjë justifikim ekonomik. “Ne jemi të vetmit…
Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” ndau sot në Kuvend çmimin shtetëror “11 Tetori” për vitin 2022 për mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit iu nda neuropsikiatrit, prof. dr. Metodi Çepreganov, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit, poetes Lindita Ahmeti, shkrimtarit Tomislav Osmanli dhe artistit Micko Jankulovski.
Sot faqja zyrtare e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu është hasur me një sulm kibernetik, këtë e ka bërë të ditur vetë faqja e komunës ku thuhet se çdo gjë që postohet nuk është nga ana jonë, përcjellë Klan M. ”Të nderuar qytetarë ju informojmë se faqja zyrtare e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu për momentin ka sulm kibernetik dhe çdo gjë që postohet në këtë faqe nuk është nga ana jonë. Për gjithçka do t’ju informojmë në vijim. Me shumë respekt kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu” – shkruan faqja zyrtare e komunës së Çairit.…
Zv.kryeministrja Sllavica Gërkovska vlerëson se balancuesi, që shërben për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat gjatë punësimeve, e ka tejkaluar funksionimin dhe çdo ditë e më tepër po keqpërdoret, shkruan Alsat. E pyetur nëse gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese do të ketë ndryshime edhe për balancuesin, Gërkovska tha se s’ka informata të tillë. Ajo shtoi se nevojitet një modalitet të ri për punësimet në vend, ku fokusi do të jetë tek kuadrot cilësor dhe jo tek punësimet kuantitative. “Mendoj se balancuesi si mjet veç më e ka tejkaluar funksionimin e tij. Keqpërdorimi i balancuesit është sa më i madh kohën e…
Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 73-të të Komitetit Ekzekutiv të Programit të Komisarit të lartë për Refugjatë të OKB-së, që mbahet në Gjenevë të Zvicrës. Gjatë fjalimit të tij në Gjenevë, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke përmendur paktin global për refugjatët dhe migrimin, është shprehur se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje të fuqishme këtij pakti, kurse sic tha shumë nga angazhimet tashmë janë realizuar. “Një kohë të gjatë punojnë në harmonizimin e gjyqësorit tonë me atë evropian, janë miratuar dokumente të shumta nga fusha e azilit respektivisht migrimit,…

