Author: Hamdi Kumanova

Arsimi profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit , ka shënuar reforma serioze në të cilat janë përfshirë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vetëqeverisjet lokale dhe kompanitë. Pikërisht bashkëpunimi ndërmejt këtyre tre sistemeve dhe kohezioni i tyre, si dhe vizioni për zhvillimin e arsimit profesional, kontriboi për rritjen e numrit të paraleleve duale në shkollat e mesme profesionale, ndërsa me atë edhe rritja e numrit të nxënësve. Këtë e theksoi Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në Konferencën regjionale të shteteve të Ballkanit perëndimor, nën patronazhin e OeAD-së dhe Parlamentit Austriak, në temën: Partneriteti publiko-privat…

Lexo më Shumë

Raporti vjetor i Komisionit Europian për ecurinë e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit europian nxjerr në pah sfidat që vendi has edhe pas hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për Komisioni Europian mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Maqedonia e Veriut në 19 korrik konsiderohet si historike dhe një detyrim i tejzgjatur që Bashkimi Europian i detyrohet vendit. Por gjatë prezantimit të raportit për Maqedoninê e Veriut, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit Oliver Varhelyi është ndalur në problematikat kryesore për vendin. “ Maqedonia e Veriut ka treguar një progres të qëndrueshëm në zbatimin e…

Lexo më Shumë

LEFKOV: ANTIKORRUPSIONI TË MOS VEPROJË NËN PRESIONE POLITIKE, LE TË KORIGJOHET Komisioni për parandalimin e Korruspionit ka hedhur posht procedurën e deputetit të VMRO-DPMNE-së Mile Lefkovit i cili ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevskin se ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë kohës kur ka qenë zëvëndësministër i Finanvace që kompania Piksel Grup ta marrë 203 mijë euro. LSDM kërkon që Lefkov menjëherë të kërkojë falje kryeministrit dhe opinionit të cilin e gënjyen me ditë të tëra. “VMRO-DPMNE me ditë të tëra gënjeu opinionin dhe sajoi gënjeshtra kundër kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Çdo ditë nga Pallati i Bardhë publikoheshin gënjeshtra. Këto…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski takoi gjimnazistët nga “Zef Lush Markut” që fituan garën kombëtare të “NASA-s”. Pendarovski uroi sukses të mëtutjeshëm të rinjve nga Çairi që vetëm tre ditë krijuan një aplikacion që tregon tërmetet që ndodhin në Hënë. “Isha i kënaqur të bisedoja me fituesit e këtij viti të NASA Space Apps Challenge – Skopje, N. Macedonia, nxënës të shkollave të mesme “Zef Lush Marku”, “Rade Jovçevski Korçagin” dhe “Orce Nikollov”. Jam i lumtur që ky event ndërkombëtar në vazhdimësi njeh cilësinë, ambicien dhe talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Ju uroj zhvillim të mëtejshëm personal dhe profesional”, shkruan…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni sërish ka bërë të ditur për shtrenjtimin e çmimit të derivateve të naftës. Sipas vendimit të ri, nga mesnata çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër dhe çmimi i shitjes me pakicë të vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS 95 dhe ЕUROSUPER BS 98 dhe MAZUTIT M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 13.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 89,00 (denarë/litër) Benzinë motori…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Nikola Tupançeski dhe zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, të cilët ndodhen për ]vizitë dyditore në Tiranë, u takuan me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja. Në konferencën e përbashkët për shtyp Tupançeski dhe Manja informuan për reformat në sistemin gjyqësor në të dy vendet, si dhe për procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Ministri i Drejtësisë në RMV Tupançeski tha se nuk ka çështje të hapura ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe se të dy vendet kanë qëllime të përbashkëta. “Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore janë…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa dhe Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, mbrëmë treguan se sa bukëshkelë janë, ashtu siç treguan që kur i bëmë fitues në këtë komunë. Në radhë të parë i gjithë opinioni, madje edhe vetë aktivistët e Lëvizjes Besa në Zhelinë janë dëshmitarë se si, jo vetëm struktura e degës, por edhe eksponentë të lartë partiakë kanë qenë pjesëmarrës aktiv në shumicën dërmuese të aktiviteteve, në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes Besa. Një fakt i pakontestueshëm që demaskon akuzat e ulëta dhe bukëshkelëse, është edhe vetë rezultati  në dy rrethet zgjedhore. Kujtojmë se në rrethin e parë, kandidati…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e tetë vjeçari E.E. nga Negotina e Gostivarit, dje (11-tetor) në ora 12:50 në SPB Tetovë ka raportuar se bashkë me dy persona të tjerë që kanë qenë në lokalitetin “Sandarica”, atari i Negotinës, janë konfrontuar fizikisht me N.J. (39), M.J. (62) dhe një 15-vjeçar nga i njëjti fshat. Sipas raportit, në konfrontim të ndërsjellë janë përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresat përkatëse. Ts

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e RMV-së sot do të mbahen dy mbledhje të Komisionit ligjdhënës-juridik, ndërsa në njërën prej tyre do të bisedohet për Propozim ligjet për pagesë të kompensimit në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë dhe për plotësim të Ligjit për materia reproduktiv nga llojet pyjore të drunjve. Në rend dite është edhe Propozim vendimi për konstatim të vlerës së kompensimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit nacional për arsim të lartë dhe veprimtari shkencore-hulumtuese. Në mbledhjen e dytë do të bisedohet për Propozim ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, si dhe për ndryshime të Ligjit për kontroll…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) reagon ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për shkurtimin e pagave dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për anulimin e ditës së dielë jopune. “Qeveria, e cila po përjeton një grevë të përgjithshme në sektorin publik që është ende në vazhdim, ku nuk ka rritur pagat, tani planifikon masa shtrënguese dhe uljen e pagave të punëtorëve, përballë inflacionit 18.7 për qind dhe rritjes së çmimeve deri në 100 për qind të produkte ushqimore bazë dhe në këtë mënyrë varfëron më tej qytetarët dhe punëtorët e saj për 10 për qind shtesë”, thuhet…

Lexo më Shumë

Një pjesë e Çairit sot orës 10:30 është pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Çellopek”. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në sanimin e defektit, informoi NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.

Lexo më Shumë