DPHM kumtoi se në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Pretor, tetë litra për metër katror, ndërsa më së paku në Dojran, Shtip, Shkup – Petrovec, Demir Kapi, Shkup – Z. Rid, Tetovë dhe Pozharanë, një litër për metër katror. Deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm janë matur 5 litra për metër katror në Krushevë, 4 në Gjurishtë, 3 në Kodrën e Diellit, Dibër dhe Prilep, si dhe dy në Manastir, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole. Më ftohtë deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka qenë në Kodrën e Diellit gjashtë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov, kanë nënshkruar Marrëveshjen e re Kolektive. Rritja e pagave prej 15% të punonjësve në institucionet publike për fëmijë dhe rritja e vazhdueshme e tyre me çdo rritje të pagës minimale është një nga risitë më aktuale në marrëveshjen e re kolektive. Gjithashtu tejkalohet problemi me orarin e punës së edukatorëve për realizimin e aktiviteteve tjera programore. Sigurohet regres për pushimin vjetor, mungesë katërorëshe të paguar nga puna gjatë një muaji për të kryer punë personale, rriten të drejtat për ditë…
Kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, Irene Kelin, sot do t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht Irene Kelin do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Me kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane do të takohet Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit në fjalë, gjithashtu me funksionaren e lartë zvicerane do të takohet edhe Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve. Pas nënshkrimit të Irene Kelin në Librin e përshtypjeve, nga shërbimi për shtyp i kuvendit, paralajmëruan…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr raport pozitiv nga KE-ja. Sipas tij, pas analizave nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) është konstatuar se ka përparim të dukshëm dhe reforma të qëndrueshme. “Komisioni Evropian përshëndet fillimin e negociatave, që u konfirmua edhe nga eurokomisari Varhey. Raporti mes tjerash ka identifikuar dhe fushat ku duhet bërë përpjekje për të treguar më shumë rezultate. Lidhur me punën e Kuvendit, kemi vërejtje për vonesën në miratimin e ligjeve, që shkaku sipas nesh është para së gjithash bllokada nga ana e opozitës”, deklaroi Mariçiq, shkruan Alsat.
Ministria për Punë të Brendshme, njofton se ka arrestuar 55-vjeçarin nga Shkupi. I arrestuari është i dënuar me 13 vite burgim për veprën penale nga neni 123 i Kodit Penal. “Më datë 12.10.2022 në ora 21:50 në rrugën “Ohridska” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi i bastisjes së Departamentit për çështje kriminale në Qendrën për çështje kriminale dhe Bit Pazar, kanë privuar nga liria personin me iniciale S.B.(55) nga Shkupi. Ai ishte dënuar me 13 vjet burgim për vepër penale të kryer nga neni 123 i Kodit Penal dhe me urdhër qendror kërkohej me urdhër të Qendrës Ndëshkuese Përmisuese Kumanovë,…
Qeveria dhe MPB luftën kundër korrupsionit e kanë ngritur në nivelin më të lartë politik, fillon nga radhët e veta dhe kërkon që të gjithë së bashku ta luftojmë këtë fenomen, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në emisionin e mëngjesit të Televizionit Kombëtar, në lidhje me luftën kundër korrupsionit në nivel nacional por edhe institucional. “Korrupsioni i han vendet e punës dhe ekonomisë. Përgjegjësia duhet t’i kapë të gjithë, edhe ata të cilët kërkojnë mito edhe ata që japin mito. Vetëm të bashkuar mund të ndihmojmë në këtë luftë me korrupsionin”, potencoi Spasovski. MPB, nënvizoi ministri Spasovski,…
Kryetari i Sindikatës së punonjësve të administratës, gjyqësorit dhe shoqatave qytetare (UPOZ), Trpe Deanoski mbrëmë në “Top Tema” në Telma ka shpalosur disa nga masat dhe rekomandimet e Qeverisë për uljen e shpenzimeve të buxhetit për ballafaqim me krizën energjetike. “Përveç masës për uljen e rrogave me 10 për qind, dokumenti përmban edhe disa pika të tjera, duke përfshirë uljen e punës jashtë orarit me mbi 20 për qind në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. në Agjencinë për Inteligjencë”, zbuloi Deanoski, përcjell INA. Sipas tij, Qeveria planifikon që edhe administrata shtetërore të punojë nga shtëpia,…
–Procesi i skriningut, që po vazhdon pozitivisht, duhet të shkojë krah për krah me reforma, kështu e komentoi raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut euroambasadori Dejvid Gir, përcjell TV21. Gir theksoi se vendi duhet të zbatojë reforma intensive në administratën publike, por edhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit. “Siç thash, ka ndryshuar situata. Tani jeni një shtet negociator. Kjo në vete mban shumë mundësi por edhe përgjegjësi por nënkupton se ka një urgjencë për të vazhduar me reformat dhe ka nevojë për më tepër dinamikë në progresin e reformave dhe për këtë ky raport ka një rëndësi të veçantë,…
Në mbledhjen e sotme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, kryeministrit Dimitar Kovaçevski ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022. Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku u diskutua për Raportin dhe pritjet për rrjedhën e procesit të integrimit evropian të vendit dhe gatishmërinë e tij. Në takim, kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bashkimit Evropian për progresin e njohur të vendit në disa fusha dhe theksoi se do të…
Paralajmërimi për formimin edhe të një shoqate bullgare në Maqedoninë e Veriut me emrin e Car Ferdinandit, ka alarmuar drejtuesit e institucioneve në Shkup për të ndërmarrë masa nëse do të lejojnë ose jo zyrtarizimin e saj në Regjistrin Qendror. Car Ferdinandi ka sunduar me Bullgarinë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe sipas Institutit Maqedonas të Historisë, pas Traktatit të Paqes të Shën Stefanit të vitit 1878, Bullgaria ka fituar autonomi të gjerë dhe si e tillë do të bëhej shteti më i madh në Ballkan në atë kohë, përfshirë gjithë territorin e Maqedonisë së atëhershme. Veprimtaria e Car Ferdinandit…
Kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski porositi qytetarët e Maqedonisë që të rrinë të qetë sepse sipas kryeministrit as kategoritë e rrezikuara nuk do të kenë krize gjatë këtij dimri. Ai siguroi se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për të gjithë dhe këtë e siguron masa e re e qeverisë ku janë ndarë 360 milionë euro. Kovaçevski u lavdërua se që kur është bërë kryeministër nëpërmjet sistemeve fotovolatike është prodhuar 27 megavat energji elektrike. Ai tha se elektrana e re fotovoltaike prej 17 megavatëve do të prodhojë 25 gigavat në orë energji elektrike. “Askush nuk do te jetë i…
“Mali Sharr dhe Masivi i Korabit si fushë është një nga shtatë pikat e nxehta të identifikuara bashkërisht ku ndikimi i ndryshimeve klimatike paraqet rrezik për sigurinë e popullsisë dhe natyrës. “Aktualisht, në kuadër të projektit të OSBE-së, së bashku me fqinjët tanë Shqipërinë dhe Kosovën, po punojmë në gjetjen e masave të përbashkëta për të trajtuar rreziqet e identifikuara në këtë rezervat natyror”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në fjalimin e tij përmes një video në tryezën e rrumbullakët “Rezistenca Rajonale: Shembuj të bashkëpunimit për sigurinë klimatike nga Evropa Juglindore, Kaukazi Jugor dhe Azia…

