ZYRTARJA ZVICERANE THIRRJE PËR DEBAT KONSTRUKTIV PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE Kryetare e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës Irene Kelin, ka bërë thirrje sot për debat konstruktiv sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Ajo, gjatë konferencës për media të mbajtur pas takimit me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, tha se ndryshimet kushtetuese për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian do të jenë një ngjarje e rëndësishme në rrugën e përparimit të vendit. Kelin shtoi se, Zvicra mbështet bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendim e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që shteti të mund t’i realizojë reformat që kanë të bëjnë me sundimin…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Zvicrës, Irene Kelin, ku e ka njoftuar për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Legjislativit. “E di që së fundmi vendi juaj ka bërë progres të madh, një ngjarje e rëndësishme në rrugën e progresit do të jetë ndryshimi i Kushtetutës për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian. Nuk është detyra ime të vlerësoj marrëdhëniet mes partive në pushtet dhe opozitë, por shpresoj që në Kuvend të bëhet një dialog i suksesshëm, ne kemi një sistem tjetër në vendin tonë, dialogu…
“PAGA PREJ 26.000 DENARËVE SHKON NË 30.000 DENARË” 15% pagë më të lartë mujore, nga ky muaj, do të marrin të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm. Për shembull, nëse paga e mësimdhënësit ka qenë 26.000 denarë, me llogarinë e re do të rritet në 30.000 denarë. Pagën e rritur të shtatorit, mësimdhënësit duhet ta marrin këtyre ditëve. Krahas kësaj rritjeje, punonjësit e arsimit do të kenë edhe një rritje tjetër. 3 deri 4% paga më të larta pritet të kenë me pagën e janarit. Nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje…
Në ditën e 4-të skriningut shpjegues për Klasterin e 2 – Tregu i brendshëm, sot në Bruksel vazhduan prezantimet e Komisionit Evropian për sa i përket Kapitullit të 8-të – Politika e konkurrencës dhe Kapitullit të 2-të Liria e Lëvizjes për Punëtorët. Politika e konkurrencës e Bashkimit Evropian synon krijimin e një tregu të brendshëm, ku operatorët ekonomikë konkurrojnë lirisht me njëri-tjetrin. Legjislacioni në këtë fushë përfshin si konkurrencën, politikat e kontrollit të ndihmës shtetërore. Ky kapitull përfshin rregulla dhe procedura për të luftuar sjelljen anti-konkurruese nga shoqëritë tregtare, shmangien e monopoleve ne treg, për të shqyrtuar bashkimet mes shoqërive…
Kryeministri Kovaçevski edhe njëher siguroi se ushqim dhe energji elektrike do të ketë për të gjithë qytetarët. Synimi i qeverisë do të jetë subvencionimi i bujqëve me qëllim që të rritet prodhimi vendor dhe të zvogëlohen sa më shumë importe. Kështu njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në preskonferencën e sotme para mediave. “Ju siguroj se ushqim dhe energji elektrike do të ketë për të gjithë. Të dielën në këtë vend isha para jush dhe prezantova setin e ri të masave anti-krizë, atëherë thashë se rrymë dhe ngrohje do të ketë për të gjithë. Sot jemi këtu për të treguar se si…
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 657 teste dhe janë regjistruar 53 raste të reja me COVID-19: • Shkup – 39 • Manastir – 4 • Prilep – 3 • Kumanovë dhe Veles – nga 2 • Tetovë , Shtip dhe Negotinë – nga 1 Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (53), janë regjistruar 16 riinfeksione. Janë regjistruar 36 pacientë të shëruar nga: • Shkup – 25 • Kumanovë – 4 • Prilep – 2 • Manastir, Veles, Strumicë, Sveti Nikollë dhe Kratovë – nga 1 Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin se në përputhje me ndryshimet e bëra në Ligjin për mbrojtje sociale, nga sot vazhdon pagesa e ndihmës së njëhershme. Ndihma do të paguhet për rreth 36.000 amvisëri në vend që janë përfituese të Ndihmës minimale të garantuar për të përballuar më lehtë krizën. “Kjo masë është pjesë e ribalancimit të fundit të Buxhetit, ku parashihet pagesa e njëhershme prej 3.000 denarë për amvisëritë që janë shfrytëzues aktiv të së drejtës për NMG për muajt mars, prill dhe maj. Për këtë qëllim janë ndarë gati 40 milionë euro nga Qeveria e Republikës…
VAKSINIMI NIS JAVËN E ARDHSHME Në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur 40.000 vaksinat kundër gripit sezonal për grupet e ndjeshme të qytetarëve – njofton Ministria e Shëndetësisë. Në vazhdë janë procedurat ligjore në MALMED, me qëllim që zbatimi I vaksinimit të nis gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për vaksina katërtipore kundër gripit sezonal, të kompanisë “Abot” nga Holanda. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje grupeve të cënueshme të qytetarëve sic janë; të sëmurët kronik, punonjësit shëndetësor, grave shtatzëna, fëmijëve të moshës nga 6 muaj deri 5 vjec, që të paraqiten përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, pas cka do të njoftohen përmes…
Dy miniera të thëngjillit aktive dhe një tjetër pritet të hapet për disa muaj. Me këtë gatishmëri, TEC Manastiri mund të vihet në funksion të plotë për energji elektrike, shkruan Alsat. Nga Elektranat e Maqedonisë thonë se me rinovimin e sistemit të dërgimit të thëngjillit nga minierat deri tek termocentrali, kostoja është ulur në 11 euro për ton, ndërkohë që remonti i tre blloqeve ka rritur efikasitetin prodhimit. Megjithë këto deklarata premtuese, faturat tona vazhdojnë të rriten, dhe çdokush bart frikën për kufizime të mundshme pas vitit të ri. “Më së liri është prodhimi vendor, i cili tani është me…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, thotë se sipas raportit të fundit të KE-së, në Maqedoni nuk ka përkushtim serioz për reforma. Nga kjo parti thonë se në vend të reformave sistematike të legjislacionit, raporti i KE-së ka vënë re se zbatohen zgjidhje ad hok. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se KE ka vërejtur qartë se nevojiten përpjekje vendimtare për të ndërtuar një momentum për reformat dhe për të ecur përpara në procesin e negociatave me BE-në. “Një fokus i veçantë nevojitet për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit ekzistues, në vend të nisjes së nismave ad hoc. Raporti vëren arbitrimin e Xhaferit dhe…
Gjatë konferencës së perbashkët me Kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, Irene Kelin kryeparlamentari Talat Xhaferi u pyet edhe për hedhjen poshtë të kërkesës së Levicës për referendum. Sipas Xhaferit përmbajtja se si është parashtruar pyetja në procedurën e mëtejshme mund të ketë problem, dhe se pyetjet e këtilla nuk janë akte të përgjithshme juridike. “Sipas tij iniciuesi i referendumit kreu i Levices Apasiev ka dy vite përvojë si deputet, dhe besoj se e ka të njohur Regulloren e nenit 135. Lidhur me përmbajtjen e pyetjes, një rikujtim se mënyra se si është parashtruar pyetja…
Maqedonia e Veriut ka rezerva thëngjilli edhe për dhjetë vite. Plani i Qeverisë është që në të tri blloqet të funksionojnë me gaz dhe pritet të realizohet në 10 vitet e ardhshme aq sa edhe janë rezervat e thëngjillit në këtë zonë, shkruan Alsat. Gazi natyror parashikohet të jetë një burim energjie shumë më ekologjik ndaj ambientit për mjedisin e Pellagonisë, rajon i cili është i ekspozuar ndaj ndotjes nga emetimi i gazrave të dëmshëm.

