Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së dje ka marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në menaxhimin e kufijve ndërmjet Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja pritet të nënshkruhet më 20 tetor, ndërsa marrëveshja dublikatë do të bëhet në gjuhën maqedonase, pa fusnota dhe yllza. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sqaroi dje se marrëveshja me “Frontex” është e para nga shumë marrëveshje me Bashkimin Evropian që do ta nënshkruajmë në gjuhën maqedonase, si të barabartë me gjuhët e tjera të BE-së. “Gjuha maqedonase, identiteti maqedonas, me këtë marrëveshje, por edhe me përkthimin e…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas vendimeve të qeverisë, çdo institucion ka obligim të kursejë energjinë elektrike, tha sot zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Ai ka sqaruar se këtë obligim e kanë të gjitha institucionet. “Çmimet po rriten dhe ne të gjithë e ndjejmë atë. Me masat e paralajmëruara do të arrijmë një racionalitet më të madh në shpenzimin e mjeteve publike, por edhe në konsumin e energjisë elektrike si resurs. Ne i pranuam seriozisht vendimet e qeverisë dhe çdo institucion ka obligim të punojë për racionalizimin maksimal”, tha Mariçiq pas panelit “Në rrugën evropiane: Reforma të…
PENDAROVSKI: DUHET T’I BRAKTISIM SHPREHITË E VJETRA DHE TË JAPIM REZULTATE KONKRETE Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski u kanë bërë thirrje faktorit politik në vend që të unifikohen dhe të jenë konstruktiv në procesin eurointegrues të vendit. Në fjalimin e tij gjatë panel diskutimit “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”, Pendarovski tha se integrimet evropiane nuk mund të jenë qëllim dhe prioritet i vetëm një garniture politike, pasi ai është projekt nacional që të gjitha partitë relevante politike e mbështesin nga fillimi i pavarësisë së vendit deri më sot. Ai porosit se, duhet…
Është anuluar seanca për gjykimin kundër Kompanisë “Besa Trans” dhe pronarit të kompanisë, Bekim Haxhiu. Gjykata nuk ka pranuar që Haxhiu të jetë përfaqësues i kompanisë, përkatësisht përfaqësues i personit juridik derisa është në cilësinë e të akuzuarit. Akuza i referohet licencës së “Besa Trans” dhe keqpërdorimit të saj që sipas Prokurorisë Publike, Haxhiu ka bërë duke e shfrytëzuar për më shumë transporte dhe për më shumë mjete transportuese. Seanca e radhës është caktuar më 15 nëntor. Gjykimi në Maqedoni të Veriut në aspektin juridik nuk ndërlidhet me ngjarjen tragjike të aksidentit 23 nëntor 2021 në Bullgari ku si pasojë…
A do të ketë ftesë që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë? Ministri i Punëve të Jashtme, njëherë edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani tha se nuk mundet të paragjykoj, por që sipas tij, tani është koha për bashkëpunim më të afërt mes partive politike. “Nuk mund të paragjykoj se çfarë do të jenë bashkëpunimet konkrete në periudhën në vazhdim, megjithatë se koha kërkon koordinim më të afërt mes partive politike del nga kriza energjetike, kriza ekonomike, procesi i skriningut, reformat për Bashkimin Evropian kërkojnë bashkëpunim më të afërt, a do të thotë kjo ndonjë bashkëpunim formal, nuk…
Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, Ndodhemi këtu përpara Ministrisë së Arsimit që në fakt duhet të quhet Ministria e Shkatërrimit, për të kërkuar llogari për librat të cilët mungojnë në shkollë prej datës 1 shtator e deri sot që jemi 14 tetor. Imagjinoni! 44 ditë që fëmijët shkojnë në shkollë a libra nuk ka! Situata në klasa është kaotike! Mësues në ankth që vrapojnë me fleta nga fotokopja në fotokopje, ca libra të fotokopjuar që peshojnë aq sa është e ndaluar me ligj t’i mbajnë fëmijët, tekste të përkthyera keq, mungesë mësimi të mirëfilltë… e fëmijët?! Nxënësit?!…
Dezinformatat në internet në vendin tonë po përhapen me shpejtësi dhe të tilla janë gjithnjë e më shumë. Komisioni Evropian gjithashtu shprehu shqetësim për këtë çështje në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian, shkruan Vërtetëmatësi. Raporti thekson se ka “kërcënime në rritje nga dezinformatat”, dhe vë në dukje mediat online dhe rrjetet sociale si burimin kryesor të llojeve të ndryshme të dezinformatave. Mediat online nuk rregullohen nga një ligj specifik dhe ka pikëpamje të ndryshme për nevojën e rregullimit, veçanërisht duke pasur parasysh kërcënimet në rritje nga…
Ndryshimet në arsim duhet të vazhdojnë, dhe SASHK-u do të japë kontribut aktiv në krijimin dhe zbatimin e politikave me të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet tjera kompetente do të përmirësojnë cilësinë e procesit arsimor në vend. Ky është përfundimi i takimit të sotëm të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ku u bisedua për gjendjen aktuale dhe planet e ardhshme në arsim. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri theksoi se është veçanërisht i kënaqur me bashkëpunimin me SASHK-un në muajt e kaluar…
Sot në periudhën prej 05:40 deri në orën 6:30, në zonën e Njësisë së Punëve të Brendshme Qendër, Bit Pazar dhe Çair, zyrtarët policor të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.Sh. (40), F.V. (26) dhe V.R. (20), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohet se anë kryer disa vepra penale “vjedhje të rëndë” në shtëpi, banesa dhe persona juridik në zonën e Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale e Shkupit, zyrtarët policor nga SPB Shkup në koordinim me Sektorin për Polici Kriminalistike në PB kanë kryer…
Pak minuta para mesnatës, një tërmet është regjistruar 135 km në jug-lindje të Shkupit, me origjinë nga zona epiqendrore Gjevgjeli – Gumendzë, përcjell TV21. Nga rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftojnë se tërmeti ishte me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter. “Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 23:56 me magnitudë lokale Rihter ML2.0 dhe intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Tërmeti është ndjerë nga popullata në Bogdanci, Gjevgjeli dhe rrethinë”, bëjnë të ditur autoritetet.
Petrovska, siç ceket në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, do të pritet zyrtarisht nga Lekornu, me nderimet më të larta ushtarake, intonimin e himnit të Maqedonisë së veriut dhe atij francez dhe qitje të Gardës republikane dhe trupave solemne të të gjitha gradave të forcave të armatosura të Francës. Petrovska dhe Lekornu do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Qeverisë së Republikës franceze dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Mbrojtjes. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje parashihet përforcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve – aleate të Aleancës. Marrëveshja parasheh bashkëpunim të frytshëm…
Ulje të pagave të punëtorëve në administratën shtetërore nuk do të ketë, deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska në emisionin “Klan Debat”. Ajo sqaroi se do të ketë vetëm barazim të pagave në administratën shtetërore në mënyrë sistematike. Sipas saj deklarata e kryeministrit Kovaçevski është keqinterpretuar. “Deklarata e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit është keqinterpretuar. Nuk bëhet fjalë për ulje të rrogave të administratës, por bëhet fjalë që në mënyrë sistematike ti barazojmë pagat në administratën shtetërore. Duhet të ulemi për të rregulluar pagat në adimistratën shtëtërore një herë e përgjithmonë”, tha Trençevska. Ministrja Trençevska foli edhe për kursimin…

