Author: Hamdi Kumanova

Reformat në menaxhimin e financave publike dhe zbatimi i tyre nga Ministria e Financave ishin temë e takimeve të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtorin e Departamentit të Evropës së FMN-së, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Paul Hilbers dhe shefin e misionit të FMN-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bergljot Barkbu, në Washington, në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Gjatë takimeve, ministri theksoi se edhe pse fokusi i Qeverisë destinohet drejt ballafaqimit me krizën energjetike dhe daljes prej saj me pasoja sa më të pakta negative, në vazhdimësi po punojmë edhe në axhendën…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet 112 dhe Qendrës Operative në QKM është marrë informacion se në tregun me shumice janë djegur tri shtëpi dhe janë njoftuar institucionet kompetente dhe Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit. Zjarri është shuar. Një sipërfaqe prej rreth 100 m2 është djegur. Është ndërhyrë me 12 zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, të cilat janë ende në terren për pastrim.

Lexo më Shumë

Në mbarë territorin vetëm 34 për qind e shtëpive dhe banesave kanë fasada me efikasitet energjetik, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, përkatësisht rreth 65 për qind e objekteve banesore dhe afariste nuk kanë fasada të tilla, shkruan Alsat. Nga Shoqata e Kompanive për kontroll energjetik shpjegojnë rëndësinë e fasadës me izolim termik. Thonë se me këtë qytetarët do të kursejnë para duke paguar fatura më të lira për energjinë elektrike. “Me vendosjen e fasadës efikase energjetike, dritare efikase energjetike, izolim të kulmit dhe masa të tjera, gjithsesi se ne e ruajmë nxehtësinë dhe nevoja për energji për ngrohje…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut do të fillojë debati për hartimin e Strategjisë Nacionale për Rininë për periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027, transmeton Portalb.mk. Fushata mbi përpilimin e kësaj Strategjie pritet zyrtarisht të fillojë më 17 tetor me ngjarjen në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palas” ne Shkup, duke filluar nga ora 10:00, Agjencia për Rini dhe Sport së bashku me partnerët do të fillojë debatin mbi hartimin e kësaj Strategjie. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, përfaqësuesi i UNDP-së,…

Lexo më Shumë

Për momentin Qeveria funksionon me shumicë të qëndrueshme dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai theksoi se në vend ekzistojnë dy koncepte, njëri është për Maqedoninë e Veriut evropiane dhe tjetri kundër anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. “Një koncept është për Maqedoni të Veriut evropiane, shtet që po negocion me BE-në, shtet që dëshiron të përmbushë detyrimet e veta të marra me BE-në, duke ruajtur gjuhën maqedonase dhe identitetin e popullit maqedonas dhe të gjitha karakteristikat kulturore dhe karakteristikat e popullit maqedonas, në çdo kuptim, theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve…

Lexo më Shumë

Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së ka filluar sot në Tetovë. E në këtë mbledhje veçse kanë filluar të shprehen pakënaqësitë brenda partiake. Siç njofton KlanMacedonia, Talat Xhaferi, nuk pajtohet me propozimin e kreut integrist Ali Ahmeti, i cili propozoi Blerimi Bexhetin si Sekretar Organizativ Izet Mexhiti, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli për Nënkryetar. Talat Xhaferi tha se dega e Gostivarit nuk pajtohet me propozimin dhe propozoi që të ketë edhe dega e Gostivarit nënkryetar. E me propozimin e tij nuk u pajtua Musa Xhaferi. Talat Xhaferi në shenjë pakënaqësie lëshoi i pari mbledhjen duke dalë jashtë sallës ku po…

Lexo më Shumë

BDI ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm ku po zgjedh organet partiake. Në këtë mbledhje, Ali Ahmeti ka propozuar Musa Xhaferi dhe Bekim Neziri, për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës. Përveç Xhaferit dhe Nezirit, Ahmeti propozoi edhe Juamin Sinanin, Zenun Matjanin, Memet Selamin, Shukri Masuricën dhe Nedim Ramizin. Për këtë propozim nuk kishte asnjë votë kundër. Në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së pritet që formimi dhe puna e organeve të rezultojë me analiza dhe vendime për të ardhmen. Kjo vjen si rezultat I letrës së hapur që I ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” ia dërgoi Ali Ahmetit duke shprehur pakënaqësi nga puna e…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut tërhiqet nga gara për Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski. Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e festivalit, ndërsa shtoi se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike. “Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate…

Lexo më Shumë

Dje në orën 10:20 në fshatin Negotinë të Gostivarit, janë privuar nga liria tre të mitur nga fshati Senokos. Ata dyshohen se gjatë ditës në fshatin Senokos kanë marrë një automjet pasagjerësh Opel Vectra pronë e I.B. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Vera e nxehtë dhe reshjet e dendura të shtatorit përgjysmuan prodhimin e qepës nga korrja e sivjetshme në rajonin e Gostivarit. Fushat këtë vit nuk do të japin të ardhurat e dëshiruara për punën dhe paratë e investuara. Në markete do të gjeni gjysmën e sasisë së qepëve. Qepa e Banjicës është shumë e vlerësuar dhe e kërkuar në Pollog e më gjerë dhe ka një traditë shumëvjeçare kultivimi. MIA-ja ishte në terren në fushat e fshatit Banjica e Epërme dhe e Poshtme. Banjicasit, të paktët që ende merren me kopshtari, në fillim të tetorit grrumbullonin qepën. Në pamje të…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut është ende duke analizuar mundësinë e vazhdimit të orës verore edhe gjatë dimrit, megjithëse ministri i këtij dikasteri Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se vendimi duhet të jetë gati deri në fund të javës. Është kërkuar mendim nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA)dhe Byroja e Metrologjisë dhe sapo të merret mendimi i tyre, siç tha dje ministri Bekteshi, analiza do t’i dërgohet Qeverisë, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar. Vendimi nëse do të mbahet koha verore apo do të kalohet në orën dimërore duhet të merret në fund të këtij muaji. Edhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski, sot kanë dhënë deklarata për media pas vizitës në Toplana Istok ku kanë shënuar fillimin e sezonit të ngrohjes. Por pas 25 minutash të folur për mediat, duket se ministri ishte lodhur duke dhënë përgjigje. Kështu, kur u pyet nëse ishte marrë ndonjë vendim për ndryshimin e orës verore, ministri u tha gazetarëve: closevolume_off “Tani, mendoj se duhet t’u përgjigjemi të njëjtave pyetje çdo ditë, deri 30 tetor është afati që duhet të sjellim vendimin, ne si ministria e Ekonomise kemi dërguar kërkesë për mendim nga…

Lexo më Shumë