Author: Hamdi Kumanova

Me fillimin e punës së ngrohtoreve “Lindje” dhe “Perëndim”, në Shkup ka nis sot sezoni I ngrohjes qendrore. Autoritetet thanë se energjensa për prodhimin e energjisë së ngrohje ka deri në fund të muajit. “Qytetarët janë siguruar me energji për ngrohje, për shkak se kemi siguruar energjensa deri në fund të muajit, kurse me mënyrën se si do të funksionojë centrali privat I gazit TE-TO do të dijmë nëse do ta tërheqim energjinë e ngrohjes nga atje ose plotësisht do të prodhojmë energji në ngrohtoret tona që I kemi me qiran ga SH.A “Adora” në ngrohtoret Lindje dhe Perëndim” –…

Lexo më Shumë

Ish-Ministrja e Mbrojtjes dhe ish-Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska, është zgjedhur Nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian. “Është hera e parë që Partia e Socialistëve Evropian zgjedh në këtë pozitë një personalitet që vjen nga vendi që nuk është anëtar I BE-së. Falënderoj Presidentin e ri, Stefan Loven, për propozimin dhe kolegët për mbështetjen” – ka shkruar Sheqerinska në Facebook. Në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian në Berlin, Kryeministri shumëvjeçar i Suedisë dhe lideri I socialdemokratëve të atjeshëm, Stefan Loven, është zgjedhur Kryetar I ri I Partisë./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Shtip, ka ngritur kallëzim penal kundër E.M.(36) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për “dhunë” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”, njofton Ministia e Punëve të Brendshme. “Më 20 gusht 2022, rreth orës 01:00 në një pompë të benzinës në Koçan, i akuzuari ka sulmuar fizikisht tre persona, ndërsa pas mbërritjes së policëve ka sulmuar edhe njërin prej tyre”, thuhet në raportin policor.

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot do të mbajë mbledhje. Kjo vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-Levica për shumicë të re parlamentare. Me fillim nga ora 13:00, pritet të nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ku pritet të bëhet konstituimi i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Këshillit të Përgjithshëm, shpalljen e zgjedhjeve në degët e forumit rinor, si dhe në këshillat vendor dhe degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lexo më Shumë

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që të përfshijë edhe dinarin e Serbisë në listën e këmbimeve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Vendimi do të fillojë të zbatohet prej Listët së Këmbimeve të përcaktuar prej 1 nëntorit të vitit 2022”, sqaroi Banka Popullore. Banka sqaroi që ky vendim i Këshillit erdhi si rezultat i shkëmbimit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së numrit të turistëve nga Serbia. “Vendimi për përfshirjen e valutës serbe ne Listën e Këmbimeve vjen në periudhën e thellimit të bashkëpunimit bilaterale ndërmjet bankave qendrore nga të dy vendet dhe përfaqëson reaksionin…

Lexo më Shumë

Fundi i rrugës evropiane të Maqedonisë do të ishte përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, thotë ish-ambasadori, Muhamed Halili, ish-ambasador. “Ajo që ndodhi në Ohër dhe Manastir ndikon fillimisht në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet grupeve të ndryshme etnike, pastaj në rritjen e mosbesimit të grupit etnik bullgar ndaj shtetit dhe zyrtarëve të tij dhe anasjelltas, në forcimin e pozitës së Bullgarisë në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Fundi i rrugës evropiane do të ishte përkeqësimi i marrëdhënieve etnike në Maqedoni”, tha Halili për “Lokalno”. Sipas njohësve të ngjarjeve politike, si klubi i parë bullgar “Vanço Mihajllov” në…

Lexo më Shumë

Deputeti Halil Snopçe, prej datës 10-14 tetor mori pjesë në takimin e liderëve të rinj të organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të takimit tre ditor pati rastin të merr pjesë në diskutimin e disa tematikave të ndryshme që kishin të bëjnë me temën “krimi si pasojë e urrejtjes”. Deputeti Snopçe në kuadër të këtyre sesioneve foli për rastet e ndryshme të diskriminimit që kanë të bëjnë me krimin e urrejtjes. Përmendi shembuj konkret në lidhje me krimin e urrejtjes të lidhur me çështjet fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Poashtu, ai…

Lexo më Shumë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kreu i sajë, Ejup Abazi janë distancuar nga letrat ose porositë që publikohen nga persona të caktuar në emër të degës dhe me logo të partisë. Në një reagim në emër të degës kanë informuar se Dega e BDI – së Studeniçan ka mbajtur mbledhje dhe shumica e anëtarëve kanë shprehur qëndrimin se debati duhet të zhvillohet dhe pakënaqësitë duhet të shprehen në organet e partisë. Reagimi i plotë: Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim Studeniçan distancohet nga çfarëdo lloji i postimit dhe publikimit që bëhet nën emrin BDI Dega Studeniçan. Sa u…

Lexo më Shumë

Kontrolluesit e fakteve nga Franca, që në vitin 2017 shkruanin se në të njëjtën video të shpërndarë në postimin që po e recensojmë, shihet një aeroplan që pas vete lë gjurmë mbresëlënëse, por që nuk bëhet fjalë për spërkatje kimike. Incizimi është publikuar në një kanal në YouTube, ku thuhet se bëhet fjalë për kondensim të zakonshëm nga aeroplanët, të regjistruar në kushte të caktuara në një lartësi të caktuar, në kushte specifike atmosferike dhe moti. Këtë e kanë shkruar edhe kontrolluesit e fakteve të “Mit Detektor“, të cilët gjithashtu çmitizojnë këtë teori konspirative, shkruan Vërtetëmatësi. Recensojmë një postim të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi,ka pasur takim me znj. Ermine Lekaj Pralaska deputete në Kuvendin e Kroacisë. Znj. Lekaj Pralaska theksoi se është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kroacisë si përfaqësuese e pesë bashkësive etnike, në mesin e të cilave të asaj maqedonase dhe shqiptare, dhe se në Kuvend angazhohet për respektimin e të drejtave të tyre të njeriut, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën kroate. Në këtë kontekst, theksoi se Republika e Kroacisë është shtet demokratik që bazohet në respektimin e të drejtave nacionale dhe garanton të drejtat themelore të njeriut. Ademi falënderoi për…

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, po punon në mënyrë aktive dhe efikase në hartimin e zgjidhjeve të reja ligjore. ,,Deri më tani, janë publikuar tre Projekt-Versione të ligjeve, dhe atë: të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe të Ligjit për Nëpunësit Administrativë, të cilët iu referohen statusit të të punësuarve në sektorin publik dhe statusit të nëpunësve administrativë. Këto ligje, në muajin shtator të këtij viti u publikuan në Regjistrin Unik Nacional Elektronik (ENER)”, theksoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti. Zgjidhjet e reja ligjore janë rezultat i procesit të gjerë konsultues…

Lexo më Shumë

Një nga qëllimet kryesore të strategjisë dhe planit të punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është ndërtimi i sistemit arsimor inkluziv që do të ofrojë mundësi për edukim cilësor për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për ata që vijnë nga grupet e rezikuara sociale dhe shoqërore. Edhe projekti për përfshirjen e romëve në arsimin fillor “Të rregullt në orë” është pjesë e aktiviteteve për ngritjen e nivelit të inkluzivitetit të sistemit arsimor kombëtar, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën përfundimtare të projektit bartës i së cilës ishte Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni,…

Lexo më Shumë