Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, po punon në mënyrë aktive dhe efikase në hartimin e zgjidhjeve të reja ligjore.
,,Deri më tani, janë publikuar tre Projekt-Versione të ligjeve, dhe atë: të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe të Ligjit për Nëpunësit Administrativë, të cilët iu referohen statusit të të punësuarve në sektorin publik dhe statusit të nëpunësve administrativë. Këto ligje, në muajin shtator të këtij viti u publikuan në Regjistrin Unik Nacional Elektronik (ENER)”, theksoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti.
Zgjidhjet e reja ligjore janë rezultat i procesit të gjerë konsultues dhe i referohen profesionalizimit të administratës, vendosjes së sistemit meritor, efikasitetit dhe efektivitetit më të lartë.


