Një nga qëllimet kryesore të strategjisë dhe planit të punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është ndërtimi i sistemit arsimor inkluziv që do të ofrojë mundësi për edukim cilësor për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për ata që vijnë nga grupet e rezikuara sociale dhe shoqërore. Edhe projekti për përfshirjen e romëve në arsimin fillor “Të rregullt në orë” është pjesë e aktiviteteve për ngritjen e nivelit të inkluzivitetit të sistemit arsimor kombëtar, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën përfundimtare të projektit bartës i së cilës ishte Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, ndërsa zbatohej së bashku me Shoqatën Qendrën për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas” dhe me Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi”,ndërsa në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës..
Projekti “Të rregullt në orë” përfshinte bursa të nxënësve, regjistrim në shkollë për fëmijë të cilët për arsye të ndryshme nuk e kanë realizuar këtë të drejtë dhe detyrim në të njëjtën kohë, ndërsa gjithashtu u sigurohen edhe asistentë. Si mbështetje, shkollat morën grante për projekte dhe pajisje, ndërsa u organizuan edhe trajnime të ndryshme.
Shaqiri theksoi se rezultatet konkrete të aktiviteteve të përgjithshme të Ministrisë që synojnë inkluzivitetin e pjesëtarëve të komunitetit etnik rom tregojnë se është rritur përfshirja në shkollat fillore, është rritur rregullsia gjatë orëve të mësimit dhe është rritur përqindja në kalim të suksesshëm në klasat në vijim.
Pas rritjes së numrave qëndron korniza ligjore – Koncepti i ri për Arsimin inkluziv dhe Ligji për Arsimin Fillor, të cilët mundësojnë përfshirjen në mësimdhënie të fëmijëve që janë jashtë sistemit arsimor. Nëse janë mbi kufirin e moshës, mundësohet përfshirja e tyre në klasën përkatëse në arsimin fillor dhe për këtë qëllim rregullohen programet mësimore sipas të cilave ata shkollohen. Angazhohen medijatorë arsimorë romë, të cilët janë të obliguar të ndërmarrin aktivitete për përmirësimin e të informuarit për mundësitë dhe qasjen.
„Si mbështetje për përvetësimin më të lehtë të detyrimeve shkollore angazhohen edhe tutorë. Gjithashtu, për nxënësit e kategorive me rrezik social ndahen bursa, jo vetëm përmes këtij projekti, por edhe në programet e bursave të MASH-it, janë paraparë bursa për nxënësit e shkollave të mesme edhe për studentët romë”, theksoi ministri, duke shtuar se avancimi i vazhdueshëm i arsimimit të pjesëtarëve të bashkësive më të vogla etnike në vend, përfshirë edhe romët, është notuar edhe në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, me rekomandim që aktivitetet të vazhdojnë dhe intensifikohen në periudhën e ardhshme..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të përmirësojë qasjen deri te arsimi cilësor për të gjithë, veçanërisht për fëmijët me zhvillim atipik dhe fëmijët e komunitetit rom, me qëllim që të gjithë qytetarëve t’u mundësojë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe i njëjti të përdoret në vend.



