Për shkak të rrëshqitjeve të dheut nga shkëmbinjtë më të mëdhenj në rrugën rajonale Demir Hisar-Kërçovë, në afërsi të pellgut të peshkut Belica, nga ora 06:15 e mëngjesit të sotëm në këtë drejtim rrugor komunikacioni zhvillohet vetëm me një korsi. Ndërsa siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, në rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçecvski deklaroi sot se raporti i ardhshëm i Komisionit Evropain do të përfshij dhe skriningun. Ai në fjalimin e tij kushtuar Raportit të KE-së: “Në rrugën evropiane: reforma të reja, mundësi të reja”, kërkoi bashkimin e të gjithëve për siç u shpreh ai deri në 2030 të shohim Maqedoninë e Veriut si anëtare të plotfuqishme të BE-së. “Për 12 muaj do të kemi raport të ri, por ai raport nuk do të jetë i njëanshëm, nuk do të flet vetëm për atë që ne po bëjmë, por do të jetë rezultat i procesit të skriningut që…
Reshjet intenzive të shiut që ranë gjatë natës kanë vërshuar edhe parkingun e spitalit të Tetovës. Nga pamjet që sjell operatori i KlanMacedonia shihet që parkingu është bërë i pa shfrytëzueshëm dhe në këtë mënyrë ka vështirësuar edhe funksionimin normal të spitalit./KlanMacedonia
Është anuluar për herë të dytë seanca gjyqësore për rastin e spitalit modular në Tetovë. Për dallim nga seanca e parë që u shtye për shkak të mungesës së dy nga të akuzuarit, senaca sot u shtye për shkak të mungesës së avokatëve. Të pranishëm në sallë ishin edhe dy persona nga pala e dëmtuar. Seanca e rradhës është caktuar për 8 nëntor, në orën 10. Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 8 Shtator të vitit të kaluar në spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 12 pacientë dhe dy persona nga jashtë që në atë moment kishin qenë në…
Gjykimi për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili së bashku me gjashtë persona të tjerë akuzohen për blerje të paligjshme të softuerit, vazhdon më 1 nëntor, pasi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale – Shkup u dëgjuan disa dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, raporton MIA. Procesi gjyqësor është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Ivana Trajçevska. Në seancën e radhës janë thirrur katër dëshmitarë, ndër të cilët edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Në seancën e sotme, dëshmitarja e fundit që u dëgjua ishte…
Përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, sot në Universitetin e Tetovës prezantuan programin e bursave Chevening. Chevening është programi global i bursave i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i financuar nga Zyra e Jashtme e Komonuelthit dhe e Zhvillimit (FCDO) dhe organizata bashkëpunuese. Bursat mbështesin studimin në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar – kryesisht një vit mësimi i programit master – për individët që demonstrojnë potencial për t’u bërë udhëheqës të ardhshëm, vendimmarrës dhe krijues opinionesh. Përfaqësuesja e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Cvetanka Mihajlovska-Misheva, në prezantimin e saj lidhur më këto bursa njoftoi se…
Nesër në edicionin e lajmeve qendrore në Klan Maqedoni do të publikohet materiali se si drejtoresha në klinikën Univerzitare për sëmundje të fëmijëve, Aspazija Sofijanova dyshohet se keqpërdor “kujdestarinë” si mjet për të ardhur deri te paga më e madhe mujore. Nga të gjitha dëshmitë e sigurura nga Klan Maqedoni ajo refuzon të përgjigjet në pyetjet që i drejton gazetari, ndërsa kërcënon edhe me padi. /KlanMacedonia/
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është raportuar për vjedhje në ekuipazhin që po filmonte në rrugën “Samoillova” në Shkup, përcjell TV21. Është raportuar se janë vjedhur kuleta dhe gjësende tjera nga automjetet e ekipit. “Me datë 12.10.2022 në ora 21:20 në Stacionin Policor Qendër, M.E.(35) nga Republika e Turqisë ka raportuar se në ora 11:20 në rrugën “Samoilova” në Shkup, një person i ka marrë kuletat me para dhe sende të tjera nga dy automjetet e një ekuipazhi që po filmonte në këtë lokacion. Sipas njoftimit, personi ka përdorur forcë fizike edhe ndaj një…
Njëqind mjekë nga klinikat private në disa qytete të vendit duhet të dalin në pension deri në fund të vitit, përcjell TV21. Nëse ata, si bartës të shtëpive shëndetësor private, dalin në pension, ekipi i dytë i mjekëve dhe infermierëve do të duhet të shkojnë si të papunë në Agjencinë e Punësimit. Shoqata e mjekëve privatë të Maqedonisë paralajmëron për pasojat dhe thotë se ky është një problem që askush nuk e kupton. Sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, çdo burrë i punësuar del në pension pasi të ketë mbushur moshën 64 vjeç dhe çdo grua në moshën 62 vjeç.…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e tij, Hironori Sevada. Kryetari Arben Taravari përmendi edhe donacionet që i ka bërë Ambasada e Japonisë si në spitalin e Gostivarit, kurse ambasadori japonez Sevada theksoi se këto donacione kanë kushtuar 233 mijë euro. “Bëhet fjalë për tre donacione: një është në fshatin Vërtok, një qendër e cila është rinovuar dhe u shërben qytetarëve sidomos ata qytetarë që vizitojnë shpellat ekzistuese në territorin e Komunës së Gostivarit; e dyta po ashtu është një aparat rontgeni që përdoret në…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp tha se është keqkuptuar deklarata e tij për ulje të pagave që janë mbi mesatarën, përcjell TV21. Kovaçevski tha se deklaratat kanë të bëjnë për disa institucione dhe se konkretisht bëhet fjalë për rekomandime mirëmbajtje të qëndrueshmërisë makroekonomike. “Ju them se ka agjenci që janë nën Kuvendin, ku i punësuar me nivel të ulët në hierarki ka pagë më të madhe se ministër në Qeveri, krahasoni përgjegjësinë e tij dhe përgjegjësinë e një ministri që administron në kohë krize. Mendoj se kjo është joadekuate dhe për këtë kemi nevojë për ligj…
XHAFERI: PYETJA E REFERENDUMIT MUND TË KETË PROBLEM NË PROCEDURËN E MËTEJME Partia “E majta” paralajmëroi se do të korrigjojë iniciativën për referendum në lidhje me propozimin francez dhe do ta ridërgoj në Kuvend. Nëse edhe versioni i korrigjuar refuzohet, atëherë partia paralajmëroi bllokadë të tërësishme të Kuvendit. Xhaferi sot përsëriti se, mënyra në të cilën është parashtruar pyetja e referendumit mund të krijojë probleme në procedurën e mëtejme. Ai tha se iniciativa e partisë “E majta” nuk është në përputhje me dispozitës e nenit 135, ku qëndron qartë dhe në mënyrë precize në çfarë baze duhet të rregullohet kërkesa.…

