Koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski dhe deputetja Sonja Mirakovska deri në Kuvend propozuan ndryshime dhe plotësime në Ligjin për partitë politike në procedurë të shkurtuar. Qëllimi i propozimit është të rritet transparenca dhe distancimi nga fashizmi, nazizmi dhe nacional-socializmi. Me propozim- ligjin do të mundësohet transparencë më e madhe, si për partitë politike ekzistuese ashtu dhe ato të ardhshme, duke garantuar siguri juridike të qytetarëve me rëndësi për një shtet ligjor demokratik, modern dhe të civilizuar, thuhet në tekstin e propozuar. Pritet që ligji të vihet në rend dite në seancën e sotme të 88-të. Në shpjegimin…
Author: Hamdi Kumanova
Javën e kaluar, prej 12-15 tetor 2022, Universiteti i Bukureshtit ishte nikoqir i Kongresit ndërkombëtar, me temë: “Dialogu dhe bashkëpunimi në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit”. Ky kongres i bëri bashkë dy organizatat më të mëdha akademike të rajoneve në fjalë, përkatësisht BSUN-Rrjetin e Universiteteve të Detit të Zi dhe BUA-Asociacionin e Universiteteve Ballkanike. Universiteti i Tetovës është njëri nga nismëtarët dhe themeluesit e BUA-së, rrjet ky që sot numëron gati 80 universitete anëtarë. Kongresi trajtoi çështje të rëndësishme në lidhje me bashkëpunimin mes dy rajoneve, duke marrë parasysh kontekstin kompleks në të cilin ndodhën këto dy rajone.…
“Për çdo ditë, kështu siç e patë, rreth 400 familje në ditë, këtu në qytetin e Gostivarit, marrin shujtën, ushqimin e ditës, nga kjo kuzhinë popullore që shihni pas meje. Kuzhina, nuk është komerciale, ushqimin e marrin falas, ndërsa për furnizimin e kësaj kuzhine, kujdesen mërgimtarët, banorët e Gostivarit, por edhe firma të ndryshme, që duan të bëjnë mirë për ata që kanë nevojë për një shujtë në ditë”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani Nikollçe është njëri ndër personat që merr ushqim nga kuzhina, shkruan Alsat. Ai jeton vetëm me të ëmën e cila vuan nga një sëmundje e…
Deri pasnesër mëngjeset do të jetë të ftohtë, në disa vende temperaturat do të bien nën zeron dhe nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore, veçanërisht përgjatë Vardarit që do të shkaktojë rënien e temperaturave gjatë dy ditëve të ardhshme për disa shkallë, informojnë nga DPHM.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,43% në raport me vendimin e datës 12.10.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 1,57%, nafta ka ulje për 1,624%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 2,02% dhe te mazuti ka ulje për 4,209%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar…
Nga NQP SHkup kanë reaguar në lidhje me paralajmërimet e punëtorëvë të kësaj ndërmarrje se nëse nuk i marrin pagat do të ndërpresin punën. Sipas NQP Shkup të punësuarit në ditët në vijim do ta marrin pagën e merituar, dhe nuk do të lejojnë që qytetarët e Shkupit të mbeten pa transport publik. “Ne besojmë se qeveria qendrore dhe një pjesë e bashkive do të paguajnë detyrimet e papaguara që kanë për shërbimin e ofruar nga NQP për transport të organizuar për kategori të caktuara udhëtarësh, fonde me të cilat paguhet paga e punonjësve të NQP-së. Presim që sa më…
Një 53-vjeçar nga Gostivari dje ka raportuar në polici se i janë vjedhur bagëtitë. Nga SPB-Tetovë thonë se kanë kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Pesëdhjetë e tre vjeçari H.M. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, dje (16-tetor) në ora 08:30 në SPB Tetovë ka raportuar se natën e 15/16 tetorit, autorë të panjohur me përdorim të forcës kanë thyer drynin, kanë hyrë në hambarin e tij që ndodhet në këtë fshat dhe i kanë marrë bagëtitë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po merren masat për zbardhjen e…
Parregullsi në autostradën “Struma” – ka konstatuar ekspertiza e re, e cila do të dorëzohet sot në gjykatën në Pernik të Bullgarisë. Kujtojmë se në nëntor të vitit 2021, 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut humbën jetën në aksident autobusi, shkruan BTV. Autobusi mori flakë pasi është përplasur me bankinën mbrojtës kurse disa nga familjarët e viktimave kanë paraqitur kërkesa deri tek autoritetet bullgare, pikërisht për këtë lëndë është caktuar ekspertizë e re. “Nga inspektimi u konstatuan dy lloje defektesh që ekzistojnë në këtë pjesë. Me ekspertizën e kryer në 3 km janë konstatuar shkelje infrastrukturore para vendit të aksidentit.…
shkruan Fatmir Limani MBLE-DHIA E KATALLANVE TË VESHUR ME FODULLËK ! ● Për tre ditë i bëri njerëzit që të harrojnë papunsinë, borxhet, krizën energjetike, krizën e produkteve ushqimore, krizën ekonomike, ngrohjen, ftohjen…. ! ● I bëri prindërit të harrojnë dëbimin e fëmijëve të tyre, të moshuarit e vetëmuar, shkollat e boshatisura dhe pa fëmijë, spitalet me kushte të mjerueshme dhe vekjet nga mostrajtimi adekuat, ndotjen e ajërit dhe deponitë në çdo qoshe, qentë endacak dhe kafshimet e fëmijëve, rrugët e shkatërruara dhe ujësjellsin e pamjaftuar, çmimin e lartë të drurit dhe rrogat qesharake…. ● I shpërqëndroi të gjithë njerëzit…
Fuqia e një shteti nuk është vetëm në atë se çfarë armate ka, por edhe në atë se sa dhe çfarë miq ka. Takim i shkëlqyeshëm në Lubjanë me kolegun Marjan Sharec, ka shkruar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovsa në profilin e saj në Fejsbuk. “E konfirmuam bashkëpunimin e mirë tradicional mes dy vendeve në sferën e mbrojtjes, aleancën në NATO dhe riafirmuam se ndajmë vizion të njëjtë për rajonin – stabilitet, paqe dhe siguri. Këtë vit kemi shumë stërvitje, trajnime dhe aktivitete të përbashkëta, ndërsa më i rëndësishmi është bashkëpunimi në #NATO misionin për prani të përforcuar në Latvi,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Shën Nikollë përuroi rekonstruktimin e objektit të MPB-së, përcjell TV21. Spasovski tha ky projekt i ka kushtuar buxhetit të MPB-së diku 16,5 milionë denarë, ndërsa theksoi se si institucion përmes objekteve me efikasitet energjetik kanë arritur të ulin faturat e energjisë elektrike për 45 milionë denarë. “Nëse e shohim për dallim prej vitit 2017-2020, rreth 45 milionë denarë kemi ulje të pagesës së faturave të rrymës elektrike duke falënderuar investimet që kemi bërë në objekte përmes efikasitetit energjetik”, deklaroi Spasovski.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se janë zbardhur tri vjedhje në rajonin e Gostivarit. për vjedhjet në fjalë janë privuar nga liria katër të mitur. “Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar ka zbardhë tri vjedhjet e rënda të raportuara gjatë këtij muaji, dy prej të cilave në shtëpi dhe një në veturë fshatrat e Gostivarit, Senokose dhe Gorjane. Më datë 14 të këtij muaji, tre të mitur nga Senokosi të moshës 14, 15 dhe 16 vjeç janë privuar nga liria dhe për ta janë përgatitur kallëzime përkatëse, për shkak të dyshimit…

