Në emisinonin ”Happy Day” Jasin Ahmet ka rrëfyer fillimet e hapjes së lokalit të vogël në Shkup ku tregon se ka menduar edhe ta mbyll disa herë pasi nuk ka pasur punë. ”Realisht ideja kur e hapa lokalin nuk ishte ideja me bë kafe në kokos ose ashtu diçka vetëm e mendova me dal prej shtëpisë dhe të filloj diçka me bë punë. Në fillim menyja ishte full me kafe, çaj, salep që i ka secila kafeteri pra lokali im është me një tavolinë me tre karrike e mendoja sepse njerzit vinin nga 5-6 persona dhe skishin ku të uleshin.…
Author: Hamdi Kumanova
Dje pasdite rreth orës 17:35 në rrugën “Lenin” në Tetovë, policia me urdhër të gjykatës ka ndaluar 49-vjeçarin nga Tetova N.A. për vuajtje të dënimit me burg. Siç informojnë nga MPB-ja, të njëjtën ditë rreth orës 21:00 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, policia e Gostivarit me urdhër të gjykatës e ka ndaluar B.B. nga Gostivari për vuajtje të dënimit me burg. Të dy personat janë dërguar në institucionin ndëshkues-edukues “Burgu i Tetovës” për vuajtje të dënimit.
Për të gjashtin vit me radhë, në periudhën e vjeshtës përsëritet situata që uji në Tetovë të merr një shije dhe erë të pazakontë, megjithatë analizat fillestare tregojnë se është i sigurt për pije. “Analizat e para janë të mira dhe uji është i sigurt për pije. Nëse qytetarët nuk e pëlqejnë ujin e tillë, të mos e përdorin në ditët në vijim. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se aroma dhe shija e pazakontë do të zhduket pas disa ditësh”, deklaroi Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë. Ai shtoi se Qendra kontrollon çdo ditë cilësinë…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “kryeministri Dimitar Kovaçevski me politikat e tij është duke e drejtuar vendin drejt anëtarësimit në BE”, ndërsa kryetarin e opozitës e akuzojnë për bllokadë. Nga LSDM thonë se me partinë e tyre në pushtet, vendi ka nisur negociatat me BE-në me identitet të mbrojtur. “Në rrugën evropiane, duhet të merren vendime që do t’i çojnë brezat e tanishëm dhe të ardhshëm drejt anëtarësimit në BE, sepse qytetarët meritojnë punë më të mira dhe një standard më të lartë jetese në shtëpi. Diametralisht e kundërta është sjellja destruktive e OBRM-PDUKM-së në krye me Hristijan…
Një zhytës nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në ujërat e detit Adriatik në Kroaci. Sipas mediave kroate ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:00 në afërsi të ishullit Ravnik, 500 metra nga gjiri i Rukavacit në Vis, ku të njëjtit fillimisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë zhytjes. Shtetasi i Maqedonisë ka ndërruar jetë pasi u sëmur gjatë zhytjes në zonën e Brionit pranë Visit, mediat raportojnë se menjëherë është dërguar një ambulancë në vendin e ngjarjes por që zhytësi kishte ndërruar jetë, njofton Dalmacia Sot. Shkaku i vdekjes do të dihet pas autopsisë. Zona…
VMRO-DPMNE pret mbështetje nga Qeveria për ligjin e tyre të propozuar për formimin e shoqatave dhe fondacioneve. “Presim mbështetje, sepse tre muaj e gënjejnë opinionin se do të propozojnë ligj. Por ata nuk e bëjnë këtë, dhe kemi parë që në të gjithë Maqedoninë po hapen klube të vendeve fqinje që mbajnë emrat e fashistëve të dëshmuar. Ne kemi propozuar ligj dhe presim mbështetje nga Qeveria ose, së paku, të thonë se çfarë duhet t’i shtohet atij ligji që nuk i përshtatet për ta pranuar. Këtu, shfrytëzoj rastin që t’i bëj një apel Pendarovskit dhe Qeverisë që ta mbështesin ligjin…
“Nevojitet zbatim efektiv i legjislacionit ekzistues, në vend të nisjes së nismave ad-hoc”, thuhet në draft-raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, transmeton Radio Evropa e Lirë. Më tej theksohet se Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht sipas pothuajse të gjitha kritereve. Progres i mirë vërehet vetëm në kriteret ekonomike dhe ka progres shumë të mirë në përputhshmërinë e vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane. Në raport thuhet se puna e Kuvendit u ndërpre nga polarizimi politik, i cili vonoi miratimin e shumë ligjeve. Një planifikim dhe konsultim i mirë nevojitet për të kufizuar legjislacionin e shpejtë…
Nga Strazburgu, deputeti I VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski ka thakesuar se Maqedonia nuk ka nis negociatat aderuese por është detyruar ta ndryshojë kushtetutën sipas kushteve dhe diktatit bullgar. Nikolovski, ka deklaruar se kjo paraqet një intervenim brutal në sovranitetin dhe pavarësinë e vendit, duke i drejtuar një thirrje Këshillit të Evropës. “I bëj thirrje Këshillit të Evropës që në këtë raport të propozojë hapjen e negociatave aderuese për maqedoninë pa anulime të mëtutjeshme dhe pa kërkesa plotësuese. Këshilli I Evropës duhet të kërkojë nga BE-ja që t`i respektojë kriteret e Kopenhagës. Ndryshimi I Kushtetutës së një shteti të pavarur nuk duhet…
KRYETARI I KOMUNËS NUHI NEZIRI PREMTON ZGJIDHJE PËR KËTË PROBLEM Kështu duket rruga që çon drejt arrave dhe fushave të Tearcës. Mbeturinat që janë hedhur vite me radhë pamundësojnë ata pak bujq që kanë mbetur në Tearcë që të shkojnë dhe të kultivojnë produktet bujqësore. Shqetësimet mbërritën edhe në redaksinë e Klan Maqedoni. Bujqit e shqetësuar thonë se situata me deponitë vazhdon të mos zgjidhet. “Kjo dukuri nuk është e sotshme, kjo dukuri është prej shumë vitësh, por kohët e fundit janë hedhur shumë mbeturina, sidomos mbeturina të forta, Tearca, fusha e Tearcës është bërë deponi mbeturinash. Si fermerë, ne…
Banorët e Komunës së Kisella Vodës drunjtë për ngrohje do t’i marrin për 500 denarë më lirë për metër. Kjo ngaqë komuna do t’i ndaj subvencione për amvisëritë që ngrohen me dru. “Alternativa më e leverdishme dhe e lirë për ngrohje gjatë këtij dimri për qytetarët ngelet ajo me dru. Kryetari i Komunës së Kisella Vodës ka vendosur që t’i qerasë qytetarët që ngrohen me dru me nga 500 denarë për metër kub”, Almedina Ismajli, gazetare TV21. Thirrja publike do të shpallet për disa ditë, njoftoi për TV21 kryetari Orce Gjorgjievski. Ndersa si dëshmie duhet pasur sasinë e drunjve të…
DO INTEGRIMIN E PLOTË NË BE POR ËSHTË KUNDËR PROPOZIMIT FRANCEZ Pikërisht në ditën e festës shtetërore, kreu i Qytetit të Kumanovës, vendosi që të bëj publike idenë e tij për të krijuar iniciativa qytetarë si ajo në Kumanovë, e më pas të kalojë edhe në parti politike, e cila e ka si synim të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ne po fillojmë me iniciativë për formimin e këtyre organizatave qytetare, sipas shembullit të Organizatës qytetare “Për Kumanovën tonë”. Qëllimi do të jetë që të punohet për qytetarët. Iniciativa jonë do të vazhdojë deri në formimin e një lëvizje…
Në kohën kur shteti mburret se i ka thjeshtuar kushtet për vendosjen e fotovoltaikëve, hotelierët nga Ohri dhe Struga ankohen se kanë vështirësi për të investuar në investime të tilla, me të cilat do të kursenin në faturat e energjisë elektrike, shkruan Alsat. Ata që ndodhen në bregun e liqenit të Ohrit, pra më pak se 50 metra larg tij, nuk mund të marrin leje ndërtimi për vendosjen e paneleve fotovoltaike. “Fjala është për objekte që kanë fletëpronësi, të cilat janë ndërtuar 50 vite më parë. Nëse janë ndërtuar atëherë, ato kanë fletëpronësi. Çdo të thotë kjo? Do të thotë…

