Procesi i skriningut është projektimi i bisedimeve dhe paraqet procesin më të rëndësishëm, kështu u shpreh shefi i diplomacisë Bujar Osmani në emisionin e mbrëmshëm në Klan Debat, sipas tij nga fillimi i nëntorit vendi do të fillon edhe pjesën tjetër që është skriningu bilateral ku palët do të shohin dallimet për tu plotësuar zbrazëtirat ku edhe çalojmë. Osmani shprehet optimist se Maqedonia e Veriut këtë proces do ta kaloj para vendeve të tjera për shkak se siç thotë ai, RMV-ja një pjesë të legjistlaturës e ka plotësuar duke pritur. ”Ne përshkak se kemi pasur një rrugë të vështirë për…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ilo Poluteska” në Prilep ka privuar nga liria 21 vjeçarin A.R. i cili është kapur në flagrancë derisa ka qenë duke kryer një vjedhje në shtëpinë e G.K. nga Prilepi, shkruan Alsat. Tek A.R. është gjetur një portofol me të holla dhe dokumente personale të cilat i janë kthyer pronarit. A.R. është ndaluar në stacionin policor të Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi përkatëse./Alsat.mk
Banorët e gjithë zonës së Dibrës do të jenë nesër pa energji elektrike në periudhën prej orës 09:15 deri në ora 15:00, njofton (ESM). Zona e përdoruesve të energjisë elektrike të Dibrës përfshin komunat e Dibrës, Qendër Zhupës dhe zonën e Rekës, komunën e Mavrovës dhe Rostushës, e cila në tërësi përfshin më shumë se dymbëdhjetë mijë konsumatorë. Ndërprerja është për shkak të aktiviteteve të rregullta vjetore të planifikuara për testimin e transformatorëve në hidrocentralin “Spilje” afër Dibrës. Para sezonit të ngrohjes dhe në kushtet e krizës energjetike, në kuadër të planit për prodhimin e energjisë elektrike në vend po…
“Duhet të bëhet analizë nëse ndërmarrjet publike kanë nevojë për të gjithë punëtorët në këtë moment apo nëse disa prej tyre mund të dërgohen me pushime për të kursyer energji”, ka paralajmëruar mbrëmë kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë në TV24. “Ka ndërmarrje publike në të cilat ka një numër të madh të të punësuarve. Ata duhet të analizojnë nëse kanë nevojë për të gjithë njerëzit në çdo kohë apo nëse disa prej tyre mund të shkojnë me pushime, për të kursyer energji”, theksoi Kovaçevski, përcjell INA. Ai përkujtoi se Qeveria ka marrë një vendim dhe ka udhëzuar ndërmarrjet publike…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar qytetarët e vendit se prej sot edhe zyrtarisht është vënë në përdorim centrali i ri fotovoltaik prej 17 megavat në Shën Nikollë i kompanisë GENI. Mes tjerash Bekteshi ka përgëzuar menaxhmentin e GENI-t që sipas Bekteshit kanë realizuar në një kohë shumë të shkurtër këtë investim të madh. Shton se kjo është elektrana më e madhe diellore që është ndërtuar ndonjëherë në tokë shtetërore me Thirrjen Publike të Ministrisë së Ekonomisë. Njoftimi i plotë: Elektrana përbëhet nga 31.772 panele diellore në një sipërfaqe prej 300.000 metrash katrorë me 17 megavat fuqi nominale të…
Me datë 09.10.2022, në SPB Shkup, nga spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë D.N.(29) nga Shkupi. Më herët në SPB Shkup ishte njoftuar se në sheshin “Sllovenia” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe një plumb të pa shkrepur. Policia ka kryer ekspertizë, ndërsa janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
Qytetarë vërshuan marketin në Haraçinë pasi zbriti çmimet e produkteve bazë si sheqeri, mielli, vaji dhe qumështin. Pronari i marketit nuk ishte i pranishëm gjatë xhirimit tonë në market por qëllimi i tij është që t’u dal në ndihmë qytetarëve t’i blejnë me çmime të arsyeshme produktet themelore. “I vetmi market që vajin e ka 105 denarë. Pse është e nevojshme kjo? Për qytetarët, varfëria e madhe, pa rrymë. E fameinderoj Besimin, pronarin që askush nuk mund ta bënë”. (4-19) Pse erdhët këtu të bleni? – “Pak më lirë” A po mundeni me i’a dal? – ”Menzi” Çmimet i ka…
Të premtosh është gjë e bukur për aq kohë sa premtimi bëhet realitet, por të premtosh të njëjtën gjë në çdo fushatë dhe të luash me ndjenjat dhe fatet e qytetarëve, është padyshim gjëja më e shëmtuar në botë. Me siguri të gjithë fare mirë i mbani mend fjalët (si gjithmonë) boshe të kryetarit të komunës në lidhje me guroret dhe deponinë në Llabunishtë. Po ç’ndodh sot realisht? Ka dy ditë që tymi i zi nga djegia e deponisë helmon banorët lokal dhe jo vetëm, e gjitha kjo e dëshmuar edhe nga rezultatet e matjes së ndotjes së ajrit. Lind…
Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, që vjen nga radhët e Alternativës gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ka pasur kërkesën prej shoqatave kulturore për nevojën e një hapje të një Qendre Informative Kulturore. Menjëherë pas dëgjimit të kësaj kërkese, ai ka dërguar kërkesë deri te Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut për hapjen e një qendre të tillë. “ Nga takimet e mbajtura së fundmi në Konfederatën Zvicërane, një nga kërkesat të shoqatave kulturore është edhe nevoja për hapjen e një Qendre Informative Kulturore (QIK). Qëllimi i kësaj qendre është promovimi i kulturës, artit, muzikës, teatrit tonë, atje.…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43% në raport me vendimin e datës 07.10.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,033%, te nafta për 4,496%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 4,181% dhe te mazuti ka rritje për 1,986%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet…
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dha dritën jeshile për dhënien e 530 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Linjës për përkujdesje dhe likuiditetit (PLL) në afat prej 24 muajve. Ky është vlerësim i lartë për politikat ekonomike që zbatohen në vend, sepse Fondi e ofron këtë instrument financiar vetëm për vendet me baza të qëndrueshme ekonomike dhe politika të qëndrueshme. Pas aprovimit final të këtij instrumenti nga Bordi i FMN-së, i cili pritet deri në fund të këtij muaji, vendit tonë do t’i vihen menjëherë në dispozicion 110 milionë euro për financimin e nevojave të buxhetit dhe…
Në Klinikën e Psikiatrisë çdo ditë e më shumë po rritet numri i personave që kërkojnë shërbime lidhur me shëndetin mendor tha drejtori i klinikës Stojan Bajraktov, shkruan Alsat. Ai shtoi se në 5 vitet e fundit është rritur për 20% kërkesa e këtyre shërbimeve. Bajraktov tha se në këtë ka ndikuar pandemia Covid-19 dhe së fundi kriza ekonomike. Si grupe më të rrezikuara janë personat tashmë me sëmundje mendore, personat që një kohë të gjatë ishin të izoluar në shtëpi dhe fëmijët e adoleshentët. “Aq sa është i rëndësishëm shëndeti fizik aq duhet të jetë i rëndësishëm edhe shëndeti…

