Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, që vjen nga radhët e Alternativës gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ka pasur kërkesën prej shoqatave kulturore për nevojën e një hapje të një Qendre Informative Kulturore.
Menjëherë pas dëgjimit të kësaj kërkese, ai ka dërguar kërkesë deri te Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut për hapjen e një qendre të tillë.
“ Nga takimet e mbajtura së fundmi në Konfederatën Zvicërane, një nga kërkesat të shoqatave kulturore është edhe nevoja për hapjen e një Qendre Informative Kulturore (QIK).
Qëllimi i kësaj qendre është promovimi i kulturës, artit, muzikës, teatrit tonë, atje. Kabineti im këtë kërkesë të diasporës sonë në Konfederatën Zvicerane ia ka përcjellë Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për procedura të mëtutjeshme, me shpresë deri në zbatimin e saj.”, shkruan Xhemail Çupi.



