Më datën 07.10.2022 rreth orës 07:00, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shtip dhe Departamenit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme nga liria është privuar S.M. (41) nga f. Ebepli-Shtip.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në f. Ebepli, e kryer me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore Shtip, në hapësirat ndihmëse janë gjetur: një pushkë, një pushkë karabin “kranj”8×57, një revolver, 34 plumba dhe 12 patrona.
Sendet janë sekuestruar, kurse S.M. është arrestuar në SPB Shtip. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim në lidhje me veprën penale sipas nenit 396 të Kodit Penal, për “përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”.