VMRO-DPMNE-ja, nuk ka hequr dorë nga kërkesa për zgjedhje të shpejta parlamentare por është pajtuar me atë se qytetarët për momentin kanë prioritete të tjera si përballimi i krizave energjetike dhe ekonomike. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski në emisionin “360 gradë” thotë se kur do të jetë në pozitë për të formuar qeveri, do të zgjedhje partnerin e koalicionit me të cilin do të ketë përputhje të programit. Ai tregon preferencat. “Unë e preferoj opozitën shqiptare por e them shpesh dhe do ta përsëris edhe në emisionin tuaj gjithsesi ka një rregull mbi të gjitha rregullat dhe ky është…
Author: Hamdi Kumanova
Vazhdon trendi i rritjes së kostos së jetesës. Në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni është rritur për 18.7 për qind. Në baza mujore, nga gushti në shtator, shpenzimet e qytetarëve janë rritur për 1.6 për qind. Raporti i publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave tregon se për një vit shpenzimet e qytetarëve për blerjen e ushqimeve dhe pijeve janë rritur për gati 30 për qind. Kostot e përgjithshme janë pothuajse 20 për qind më të larta. Të dhënat tregojnë se për të njëjtën periudhë qytetarët kanë rritur shpenzimet për transport, mbi…
Tërmet me fuqi prej 3 shkallëve sipas Rihterit sot rreth orës 14:20 ka pasur në 17 kilometra në juglindje të Strumicës, njoftojnë ueb-sajtet e specializuara për tërmet, transmeton Portalb.mk. Tërmeti, siç thuhet, ka qenë në thellësi prej 8 kilometrave dhe me fuqi prej 3 shkallëve.
Avancimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të financave publike, këto ishin ndër temat më të rëndësishme të takimit të sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Matthew Lawson dhe zëvendësshefen e misionit në vendin tonë, Julia Smith. Shkëmbimi tregtar me Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 ishte 11.3% e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të mallrave, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit është rreth…
Partia e Majta dorëzoi në Kuvend nismën për referendum për Marrëveshjen me Bullgarinë. Kryetari i kësaj partie Dimitar Apasiev deklaroi se kërkesa e dorëzuar në Kuvend është për referendum të detyrueshëm. Ai tha se janë grumbulluar 750 nënshkrime, ndërsa pyetja në referendum do të jetë “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konstatimeve të Kuvendit më 16 korrik të vitit 2022”. Apasiev shtoi se pret që kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ta vendos në rend dite nismën. “Mendojmë se formulimi i këtillë i ndershëm, në aspekt juridik është korrekt dhe presim që të mos ketë pengesa…
Sëmundjet mund të parandalohen dhe të shërohen më lehtë nëse diagnostikohen me kohë. Vetëdijësimi për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore luan rolin kryesor në këtë proces për të cilin VFV Clinic realizoi një aktivitet me qytetarët. “Kuleta e humbur” ishte loja nëpërmjet të cilës klinika shpërndau disa kuponë me vlerë prej 3000 denarëve për cilën do kontrollë që qytetarët do ta zgjedhin vetë. “Në këto kuleta nuk ka as para, as dokumente, e as nuk i takon ndonjë personi por, ka diçka shumë të vlefshme për njerëzit që do t’i gjejnë” thuhet në videon e klinikës private duke iu…
Pothuaj 5.000 punëdhënës nuk i kanë paguar punëtorët e tyre për muajin gusht, ndërsa i njëjti numër i punëdhënësve nuk kanë dorëzuar fare llogaritë për të paguar pagat për më shumë se 10.000 punëtorë, njoftoi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska në Tekstiliadën e 6-të në Shtip. “Përsëri ne luftojmë me të njëjtat fenomene. Mendoj se me një mekanizëm të suksesshëm kontrolli, do të mund t’i tejkalojmë këto dukuri”, deklaroi Llukarevska. Ajo vërejti se këto nmra janë të ngjashme çdo muaj, por, siç tha, shteti dhe institucionet duhet të luftojnë, sepse pagesa e pagës është…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,59% në raport me vendimin e datës 5.10.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,024 den/kg dhe do të jetë 51,252 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Nga data 8.10.2022, ora…
“VENDOSJA E DENARIT DUHET TË LEHTËSOJË REALIZIMIN E QËLLIMEVE TË “OPEN BALKAN” Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se në listën e valutave me të cilët tregtohet në tregun e devizave në Serbi, nga 1 Nëntori do të kycen edhe dy valuta, denari i RMV-së dhe dirhami I Emiratve të Bashkuara Arabe, derisa kuna kroate do të çregjistrohet nga 1 Janari 2023 kur Kroacia do të hyjë në eurozonë. “Gjatë marrjes së vendimit për kyçjen e denarit të RMV-së në listën e valutave me të cilët tregtohet në tregun vendor të devizave, Banka Popullore e Serbisë drejtohej nga format e…
Agjencia e pagesave njoftoi se sot janë paguar 89.455.245 denarë për 5.851 prodhues të qumështit për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar lopë, dele dhe dhie. Pagesat i referohen qumështit të dorëzuar në qershor dhe korrik 2021 sipas sasive të raportuara nga objektet e përpunimit. Përfitues të kësaj mbështetje janë ekonomitë bujqësore të regjistruara si mbarështues të lopëve, deleve dhe dhive në Regjistrin e Fermave Mbarështuese. Shuma e pagesave direkte është 3.5 denarë për litër qumësht lope të prodhuar dhe dorëzuar në objektet përpunuese të regjistruara në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore dhe 4.5 denarë për litër për qumësht të…
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski me pjesëmarrjen e tij në takimin e parë të bashkësisë politike evropiane, realizoi takime të shumta me liderët evropianë dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të shtetit dhe riafirmimit të rrugën tonë evropiane”, njoftojnë nga LSDM. “Kovaçevski vazhdon përpjekjet e tij, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë, për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, i cili do të jetë një nga më të vështirët në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë Hristijan Mickoski bashkë me përkrahësin e tij të vetëm, Dimitar Apasiev,…
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka njoftuar se përmes zgjidhjes ligjore do të kërkojë ndryshime dhe plotësime në ligjin për shoqata dhe fondacione. Sipas deklaratës së deputetes së kësaj partie, Rashela Mizrahi dhënë në protestën e sotme në Ohër, kundër hapjes së klubit “Car Boris III”, propozimi do të parandalonte formimin e shoqatave të ngjashme, por do të rishikohen edhe ato ekzistuese. “Që sot grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të paraqesë një ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqatat dhe fondacionet, i cili jo vetëm që do të pengojë formimin e ardhshëm të klubeve të tilla, por edhe do të mund…

