Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për tre ditët e fundit (30shtator- 02 tetor) nga ku rezulton se prej 976 të testuarve kanë rezultuar 108 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja: 108
Riinfektime: 30
Të vdekur: 3
Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
Të shëruar: 135
Testime: 976
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 465. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar: 343.069
Të shëruar: 333.067
Të vdekur: 9.537
Testime: 2.170.602