Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se nuk është koha për pikë politike dhe tenderë dhe ftesa për duele dhe takime, duke komentuar thirrjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për duel televiziv për krizën energjetike dhe ekonomike. Lidhur me ofertat që VMRO-DPMNE po i përmend këto ditë në media, kryeministri beson se ato tashmë i kanë dorëzuar në EMV ashtu siç ka kërkuar dhe theksuar drejtori Vasko Kovaçevski. Kryeministri tha se ky dimër dhe krizë e vështirë do të kalohet vetëm nëse të gjithë jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve që do të ofrojnë energji dhe ushqim për qytetarët. Ai…
Author: Hamdi Kumanova
Mungesa e perspektivës, pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira për punë, janë arsyet kryesore që shumë njerëz po ikin nga Maqedonia e Veriut. Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë disa qytetarë të anketuar, duke komentuar të dhënat e institucioneve se nga Maqedonia e Veriut gjatë nëntë vjetëve janë larguar rreth 700.000 banorë. Nikolla Petrevski, me profesion kuzhinier, thotë se para një viti është larguar nga Ohri për në Kroaci ku kushtet për punë janë shumë më të mira se në Maqedoninë e Veriut. “Kushtet për punë këtu janë shumë më të mira se në Maqedoni [të Veriut].…
Klubi për aktivizëm të rinj në Forumin Rinor Arsimor (FRA) bashkë me skulptorin Andrej Minevski dhe Shoqatën për mbrojtje të Ekologjisë dhe Avancim të Kulturës Zeukstriton, të enjten në Komunën e Rostushës e kanë zbatuar aksionin ekologjik “Të gjithë jemi reflektim i mjedisit jetësor”, njofton Portalb.mk. Qëllimi i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes ekologjike te qytetarët e komunës duke e pasur parasysh që në Rustushë janë lokalizuar 42 mini deponi për dy vjet. “Komuna deri pak më parë nuk kishte kryetar komune, a ndërmarrja publike komunale nuk ka mundur të arrijë që t’i mbledhë mbeturinat që janë bërë nga…
Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi kanë vendosur lule në vendin ku ndodhi aksidenti i tmerrshëm trafiku në Bullgari, në të cilin 45 persona humbën jetën pasi autobusi mori flakë. “Gjatë vizitës në Bullgari, së bashku me presidentin Pendarovski vendosëm kurora me lule tek vendi ku ndodhi aksidenti tragjik vitin e kaluar ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Bekteshi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Logopedi, defektologu dhe psikologu si funksione të rëndësishme për arsimin inkluziv në çerdhe dhe shkolla mungojnë në shumë prej tyre. Konkurset e shpallura nga shkollat për këto tre detyra nuk arritën të plotësojnë numrin e nevojshëm në institucionet e arsimore. Logopedja, Sara Nuredin Ramadani tha për Alsat se është shqetësues numri i fëmijëve, posaçërisht të moshës parashkollore të cilët kanë nevojë për shërbime nga logopedi. “Logopedi do të kishtë ndihmuar fëmijën në trajtim individual që ai të formon fjali, të thotë fjalë dhe pastaj në shoqëri më fëmijët e tjerë ai të din të ndërvepron dhe të din se si…
“MBETET TË SHOHIM NËSE PAS ZGJEDHJEVE DO TË KETË QEVERI POLITIKE NË SOFJE” Atë që unë mund ta vërejë është se, muajt e fundit është kryesisht e qetësuar retorika që vjen nga Sofja drejt Shkupit, kështu u shpreh presidenti Stevo Pendarovski pas takimit trilateral që zhvilloi sot në Sofje me homologun e tij bullgar, Rumen Radev dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Leyen. Ai tha se kjo frymë është vërejtur edhe në disa bisedime në tema politike që ka pasur me presidentin bullgar. Pendarovski theksoi se ka pranuar ftesën për të udhëtuar në Sofje pasi bëhet për energjetikë…
Rritja e çmimit të druve ka bërë që qytetarët të tërhiqen dhe të mendohen para se të vendosin që dimrin që vjen ta kalojnë duke u ngrohur me dru. Në hall thonë se janë edhe kompanitë që merren me shitjen e drurit, pasi thonë se kanë më pak klientë, por më shumë shpenzime për të siguruar dru me shumicë 84-vjeçari Mehmed Daciq, i cili vazhdon të punojë si druprerës, thotë se kurrë në jetën e tij nuk ka përjetuar shtrenjtim më të madh të druve, por edhe interes më të pakët të qytetarëve për ti blerë ata. Ai thotë se…
KËRKIMET NË LUM PO BËHEN EDHE NGA LARTË ME DRON Për të pestën ditë me rradhë vijojnë kërkimet për shoferin e automjetit që përfundoi në lumin Vardar, në afërsi të Zhelinës. Qendra për menaxhim me kriza informon se edhe sot po vazhdon kërkimi për gjetjen e 22 vjeçarit. “Nga ora 9.00 kanë filluar kërkimet me rreth 50 ushtarë, nëntë pjestarë të njësisë speciale Ujqit me ekip zhytës. Gjithashtu në kërkim po marrin pjesë edhe punonjës të njësisë territorial te zjarrfikësve të Tetovës dhe Kumanovës, në kërkimin 22 vjeçarit po ndihmojnë edhe vullnetarë të tjerë të vendit”, deklaruan nga Qendra për…
Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Bogovinë Safet Miftari përmes një postimi në FB ka akuazuar kryetarin e komunës së Bogovinës Besnik Emshiu se ka harxhuar miliona denarë për dreka e darka nga buxheti i komunës dhe nga xhepat e qytetarëve, shkruan ai përcjellë Top24. Miftari shkruan se Emshiu me të mar mandatin bleu veturë në vlerë 30mi euro ndërsa ka harxhuar miliona denarë për reprezentacione, duke pasur parasyshë se disa fshatra ika lënë në ter pa ndriçim publik për gjoja kursin ndërsa pagesën ua inkason. “Përderisa banorët e Komunës së Bogovinës hasen me mos shfrytëzimin e ndriçimit…
Edhe pse në afërsi është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në shtet, TEC Manastir, banorët e Manastirit kanë frikë si do ta kalojnë dimrin e ardhshëm. Ata thonë se do të ishte turp nëse do kishte kufizime në furnizimin me energji elektrike, kur çdo ditë thithin tymin që vjen nga Termocentrali nga përdorimi i thëngjillit për të prodhuar rrymë. “Pritet të jetë e vështirë, pasi importohet energjia elektrike. Dhe kjo nuk varet nga ne. Mora edhe një shporet me gaz, nëse nuk ka rrymë. Duhet kërkuar zgjidhje alternative. TEC Manastiri është këtu, por kjo është kur nuk planifikohet…”,…
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë dje (30- shtator) rreth orës 14:50, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, kanë privuar 51-vjeçarin J.J. nga Srbinova e Gostivarit, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Zëvëndësministri i Bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave sot gjat pjesëmarrjes ndarjen e çmimit në kuadër të garave ndërkombëtare për mjaltën më të mirë ka deklaruar që Bletaria duhet të jetë veprimtari me interes jetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut Qëllimi i organizimit është që bletaria të bëhet si veprimtari me interes jetësor, kombëtar, e dobishme për ruajtjen e mjedisit natyror, ekosistemit dhe bujqësisë në përgjithësi dhe që synon garantimin e pjalmimit natyror dhe biodiversitetit. Ka deklaruar Zëvëbdësministri Abdylshyqyr Abedini në fjalimin e tij përshëndetës përpara të pranishmëve në evenimentit ” Ditët e ëmbla të Tetovës” Bletaria për ne…

