Author: Hamdi Kumanova

Sa herë që diskutohet për çështje etnike, në media mbizotëron gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi, është konstatuar në analizën e punës së mediave nga Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) në Maqedoninë e Veriut. Kjo analizë është fokusuar në raportimin e mediave pas të ashtuquajturit “propozimi francez”, ku në bazë të tij, Maqedonia e Veriut, mes tjerash, ka rënë dakord për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare. Petrit Saraçini, drejtues IMA-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo analizë pasqyron mjedisin e komunikimit në vend, në kontekst të kornizës së propozuar për hapjen e negociatave për…

Lexo më Shumë

Në regjistrimin e kryer vitin e kaluar në vend janë regjistruar 1.615 martesa të të rinjve nga mosha 15 deri në 19 vjeç. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) të botuara sot, nga gjithsej 104.035 të rinj të moshës 15 deri në 19 vjeç, 1.355 vajza janë regjistruar si të martuara, ndërsa 260 djem të kësaj moshe janë martuar zyrtarisht. Të dhënat statistikore tregojnë se tre të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç janë deklaruar të ve, ndërsa 13 prej të rinjve të martuar janë divorcuar. Regjistrimi i vitit 2021 tregon se për…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka numër të mjaftueshëm të dueleve në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe nuk ka nevojë të shkoj në duel me të, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve Komunën e Jegunocës. “Vlerësoj se ne liderët e të dyja palëve jemi përgjegjës për të ofruar atë që u nevojitet qytetarëve dhe në atë nivel i bëj thirrje Kovaçevskit që të dalë para qytetarëve për të debatuar. Kur Arsovska ka diçka për të thënë, mendoj se këtë e bën jashtëzakonisht frytshëm në seancat e Këshillit të Qytetit të…

Lexo më Shumë

Rezultatet e referendumeve të rrejshme në Ukrainë janë të pavlefshme dhe Maqedonia e Veriut nuk do t’i njohë. Ky është qëndrimi i shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, pasi presidenti rus, Vladimir Putin i nënshkroi dekretet për bashkimin e repubikave të vetëshpallura popullore Donetsk, Luhansk, Herson dhe Zaporizhija me Rusinë, pas referendumeve të mbajtura të cilët Ukraina dhe Perëndimi i cilësuan të rrejshme, transmeton Portalb.mk. “I dënojmë ashpër “referendumet” në Ukrainë të cilët paraqesin shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare. Rezultatet janë të pavlefshme dhe nuk do të pranohen nga Maqedonia e Veriut. E mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”,…

Lexo më Shumë

Sipas Regjistrimit të vitit 2021, popullsia e përgjithshme rezidente e moshës 15 vjeç e më tepër, sipas statusit martesor, 23,8 për qind janë të pamartuar/pamartuara, 65,3 për qind janë të martuar/të martuara, 7,2 për qind janë vejanë/vejane dhe 1,6 për qind janë të divorcuar. Janë regjistruar edhe tre raste të vejanëve/të vejave dhe 13 raste të të divorcuarve në grupmoshën 15-19 vjeç. Në totalin e popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e më shumë, 98,4 për qind jetojnë në bashkësi martesore, ndërsa 1,6 për qind në bashkësi jashtëmartesore, thuhet në grupin e ri të të dhënave nga regjistrimi i publikuar…

Lexo më Shumë

SPB Shkup do të bëjë kallëzim penal kundër një të mitur 14 vjeçar nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara për vepër të kryer penale “lëndim trupor” nga neni 130 i Kodit Penal. Më 27.09.2022, në rrugën “Rokomija” në Shkup, ka sulmuar dhe lënduar me sende të mprehta një të mitur tjetër 14-vjeçar nga Shkupi. Pas marrjes së masave dhe veprimeve, i njëjti është gjetur dhe ndaluar dhe në prani të një prindi është zhvilluar një bisedë zyrtare me të në stacionin policor.

Lexo më Shumë

Punoi deri dje për të kuruar pacientët në Repartin Infektives të Spitalit të Kumanovës. Por nga mesnata e së enjtes u bë vetë paciente duke përfunduar në intervenim kirurgjikal nga plagët e marra në vendin e punës. Infermierja Xhejlane Daipi, ishte viktimë e sulmit të hajnave që hynë për t’i vjedhur paratë e ambulantes. “E pash se është mashkull me kapelë të zezë, dhe nuk di më shumë se më ka mbuluar me çarçaf dhe më ka goditur anash në kokë. Kur kam rënë në tokë kam dashur të rezistoj, aty e kam pa se ka pasur atlete. Fillova të…

Lexo më Shumë

Një aksident i rrëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tetovë-Shkup, gjegjësisht në afërsi të mbikalimit të Debërcës, ku një biçiklist i moshës 55 vjeçare nga Shkupi është përplasur me një mjet ngarkues të tipit “Volkswagen Krater”, njoftojnë nga SPB Tetovë. 55 vjeçari ka marrë lëndime të rrënda të cilëve nuk ka aritur t’ju mbijetojë, dhe ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i ambulancës së Tetovës, përcjell Expuls.mk “ Sot (30 shtator) në ora 13:20 në Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit të Dëbërcës, një biçikletë e drejtuar nga…

Lexo më Shumë

Ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM’së Milikije Halimi, është punësuar në Drejtorinë e Doganave në cilësinë e inspektores në Sektorin për kontroll dhe hetime, kanë konfirmuar për “Fokus”, nga Drejtoria e Doganave. Zonja Halimi është punësuar në afat të caktuar, kurse në vend pune është me shkollë të mesme. “Milikije Halimi ka lidhur marrëdhënie pune në afat të caktuar në Drejtorinë e Doganave prej 01.10.2022, më bazë të Shpalljes publike për punësim me afat të caktuar, në vendin e punës inspektor në Sektorin për kontroll dhe hetime, me shkollë të mesme konform Rregullores për sistematizim, thonë burime…

Lexo më Shumë

SEANCA PARLAMENTARE PËR VAZHDIMIN E SITUATËS SË KRIZËS Në Maqedoninë e Veriut skadon dita e fundit për votimin e vazhdimit të situatës së krizës për t`u përballur me krizën energjetike. Nëse votohet nga deputetët situata e krizës nis më 1 Tetor për të vazhduar deri në Prill të vitit 2023. Propozimi është në seancë plenare pasi dje kaloi në Komisionin parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri e më pas edhe Komisionin Ligjvënës – Juridik. Opozita thotë se do të mbështesë propozimin edhe pse gjatë periudhës së kaluar në debatet e Komisioneve insistonte për përgjigje nga Qeveria për situatën momentale me energjensat…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 734 të testuarve kanë rezultuar 81 të infektuar, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 81 Riinfektime: 20 Të vdekur: 0 Të vdekur të raportuar në Termini im: 0 Të shëruar: 77 Testime: 734 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 495. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi, Kumanova. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 342.961 Të shëruar: 332.932 Të vdekur:…

Lexo më Shumë

Drejtori i HRMV, Majan Vejseli ka vazhduar me punën intensive ne ngritjem e profesionalizmit dhe përgjegjëshmërisë së drejtorisë që ai menaxhon, shkruan Top24. Në vazhdën e shumë aktiviteteve Vejseli sot ka pritur Shkëlqesia e Tij Hironori Sawada, Ambasador i Mbretërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vizitë pune në HRMV Transport SHA-Shkup. “Në takimin i cili u zhvillua në një atmosferë pune, por edhe të ngrohtë dhe të këndshme, përveç temave që lidhen me gjendjen aktuale të trafikut hekurudhor, theksi i diskutimit u vendos rreth finalizimit të projektit EMIS (Energy Management Information System) i cili mbështetet me…

Lexo më Shumë