SPB Shkup do të bëjë kallëzim penal kundër një të mitur 14 vjeçar nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara për vepër të kryer penale “lëndim trupor” nga neni 130 i Kodit Penal.
Më 27.09.2022, në rrugën “Rokomija” në Shkup, ka sulmuar dhe lënduar me sende të mprehta një të mitur tjetër 14-vjeçar nga Shkupi. Pas marrjes së masave dhe veprimeve, i njëjti është gjetur dhe ndaluar dhe në prani të një prindi është zhvilluar një bisedë zyrtare me të në stacionin policor.