Maja Kadievska, anëtare e Komitetit Qendrorë të VMRO-DPMNE-së konfirmoi se është pranuar ftesa për takimin e sotëm mes kryeministrit të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO Dpmne-së Hristijan Mickovski informon Tetovasot.
Nga VMRO thonë se ne e kemi ofruar veten si parti dhe kritikat kanë qenë për zgjidhjen e krizës dhe për këtë po ofrojmë burimet tona. “Koncepti i Mickoskit është një propozim i qëndrueshëm”, tha Kadievska.
Për sot pasdite është caktuar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Raportohet se gjatë takimit do të bisedohet për krizën energjetike në vend dhe mënyrat për zbutjen e pasojave të saj. Takimi, siç konfirmuan dje nga Qeveria është planifikuar të mbahet në ora 16:00.
Përveç Mickoskit, në takim do të marrë pjesë edhe ekipi ekonomik i partisë, i cili do të prezantojë planin e VMRO-DPMNE-së për tejkalimin e pasojave të krizës.



