Author: Hamdi Kumanova

Zgjerohet grupi i pakënaqur brenda BDI-së. Alsat nga burime brenda grupit mëson se listës së të nënshkruarve i është bashkuar edhe Florim Ramadani, anëtarë i Këshillit Kombëtar, i cili jeton dhe vepron jashtë vendit. Sipas të njëjtave burime, Ramadani do t’i bashkohet nismës së thirrur për ndryshime edhe zyrtarisht ditëve në vijim. Në letrën e publikuar të shtunën 20 zytarë të BDI-së kërkuan thirrjen e organeve të partisë, llogaridhënien për mënyrën e funksionimit të ekzekutivit dhe ndërhyrjen e kreut të partisë Ali Ahmeti për tejkalimin e kësaj situate. Ahmeti një ditë pas publikimit të letrës u deklarua se BDI…

Lexo më Shumë

Ende vlen thirrja e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut për qytetarët e saj për tu larguar nga Rusia, të publikuar më 28 shkurt të këtij viti, që kur u vendosën masat kufizuese ndaj Moskës, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë, Nga MPJ u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që planifikojnë vizitë në Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi në të. Nga MPJ theksojnë se për mbështetjen e qytetarëve të vendit që ndodhen në Rusi janë në dispozicion numrat e telefonit në Ambasadën tonë: + 74 99 124 33 57 (telefon fiks) dhe +…

Lexo më Shumë

Përveç subvencioneve bazë dhe shtesë, edhe 140 milionë denarë janë siguruar për prodhuesit e qumështit përmes Fondit intervenues, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski. Mbështetja është për një litër qumësht lope, deleje dhe dhie të prodhuar dhe dorëzuar në kapacitete vendase nga data 1 tetor 2021 deri më 30 shtator 2022. Masa është miratuar në seancën e sotme të qeverisë. Siç sqaroi Nikollovski, 140 milionë denarë janë paraparë në Fondin intervenues dhe janë siguruar nga ribalancimi i Buxhetit sepse janë kërkuar me kohë. “Masa është urgjente dhe do të zbatohet shumë shpejt. Qëllimi është të ulen…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot mori pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës, ku Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për Evropën Juglindore (OECD) prezantoi rezultatet nga hulumtimi me mbështetjen e Zvicrës dhe Austrisë, me qëllim të zbulimit të arsyeve për migrimin e popullsisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve më të zhvilluara. Duke shprehur mirënjohjen për realizuesit e hulumtimit, të cilët janë partnerë afatgjatë të Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës të angazhimeve të qeverisë për përmirësimin e standardeve dhe cilësisë në të gjitha sferat dhe segmentet, ministri Shaqiri theksoi se në fushën e arsimit…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Çair të Shkupit, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Rasti ka ndodhur në rrugen Kemal Sejfulla në Çair. Qytetarë okolar janë lajmëruar menjëherë ndihmës së shpejtë e cila ka dërguar personin e lënduar në spital. Qytetarët për tv KlanM thonë se ngasësit e makinave në këtë rrugë vozisin shpejtë e për këtë shkak shpesh ndodhin aksidente./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Do të ketë bukë, miell, qumësht dhe vaj. thotë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikolovski. Ai thotë se sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për të gjithë qytetarët. Nikollovski po ashtu informon se në seancën e sotme Qeveria ka miratuar Programin e ri për nxitjen e konsumimit të frutave të freskëta në vitin 2022.

Lexo më Shumë

Tufat e derrave kanë zbritur në lagjet periferike të Shkupit ku kanë nisur që të sulmojnë kafshët shtëpiake. Qendër për Menaxhimin e Krizave, kanë marrë disa raportime nga qytetarë të shqetësuar, për praninë dhe sulmet e derrave të egër në parkun pyjor “Vodno” dhe në zonat urbane që kufizohen me pyjet. Zëdhënësi i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Ilija Bojarovski, njoftoi për sulmin e derrave të egër ndaj kafshëve shtëpiake në Vodno dhe për shfaqjen e derrave të egër në parkun pyjor të “Vodnos”. Ai deklaroi se si Qendër për Menaxhimin e Krizave, kanë marrë disa raportime nga qytetarë të…

Lexo më Shumë

Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Angela Aggeler u betua si ambasadorja e re e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ambasadorja Aggeler është anëtare karriere e Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ndërsa së fundmi ka shërbyer si zv.Shefe e Misionit të SHBA-së në Pakistan. Ajo gjithashtu shërbeu si e Ngarkuar me Punë të Përkohshme. Ajo ka shërbyer më parë si Këshilltare Ministre për Çështjet Publike në Ambasadën e SHBA-së në Paris, Francë, si pjesë e një karriere që përfshinte gjithashtu detyra në Shkup, Nju Delhi, Hanoi dhe Uashington, D.C. Ajo është marrëse e Çmimit të…

Lexo më Shumë

KËRKOHET DORËHEQJA E DY FUNKSIONARËVE Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar zëvendëskryministrin Artan Grubi dhe drejtorin e Ndërmarrjes Rrugët Shtetërore, Ejup Rrustemi për rrezikimin të rëndë të sigurisë kombëtare, pasi ua kanë dhënë oligarkëve të Putinit tenderin për korridoret 8 dhe 10. Përkatësisht, siç tha deputeti Syrja Rashidi, konzorciumi i përzgjedhur për këtë tender udhëhiqej nga Instituti IGH me seli në Zagreb dhe pronë e oligarkëve rusë të afërt me pushtetin e Vladimir Putinit dhe FSB-në ruse. “Kush qëndron pas konsorciumit të udhëhequr nga Instituti IGH? Mjafton një vizitë e thjeshtë në faqen e internetit të kompanisë për të parë se…

Lexo më Shumë

Pushteti arsyetohet se ngritja e pa kontrolluar e çmimeve të produkteve ushqimore nuk mund të pengohet derisa Kuvendi nuk miraton Propozon ligjin për konsumatorët. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u bën apel deputetëve që ky ligj të miratohet sa më shpejtë. Ai pajtohet se inspektoratet kompetente duhet të jenë më efikase në terren dhe të veprojnë. “Pa marrë parasysh kapacitetin me të cilin ata (inspektoratet) posedojnë, kjo është maksimumi që mund ta bëjnë për momentin. Andaj edhe njëherë bëj thirrje që sa më shpejt të miratohet ligji për mbrojtjen e konsumatorëve për shkak se ka mundësi shtesë edhe për inspektoratin…

Lexo më Shumë

Qeveria miratoi vendim për emetimin e letrave me vlerë në tregun e Gjermanisë, përkatësisht fletobligacionit të njohur si „Namensschuldverschreibungen“ – NSV, me vlerë prej 250 milionë eurove. Mjetet do të shfrytëzohen për pagesën e borxheve të vjetra që maturohen edhe për financimin e nevojave të buxhetit. Ministria e Financave në vazhdimësi monitoroi tregjet e kapitalit dhe sipas analizave të gjera, ky instrument me normën e tij të interesit dhe afatin e maturimit është opsioni më i mirë për portofolin e borxhit publik. Norma e interesit është 3.75% me EURIBOR 6 mujor plus, afat pagese prej 3 viteve dhe periudhë grejs…

Lexo më Shumë

Drejtori i Institutit për shëndet publik, d-r Shaban Memedi ka paralajmëruar hapjen e Qendrës Operative Epidemiologjike në Institutin e Shëndetit Publik në Shkup. Memedi një drejtor i sukseshëm, ka bërë të pamundërën që Maqedonia e Verit të ketë një qendër operative epidemiologjike me të vetmin qëllim që të menaxhohen më lehtë epidemit e ndryshme tek pacientët e sëmur shkruan portali ALBANIAN.MK Ndryshe, Mjeku i njohur nga vendbanimi Dobroshti(komuna Tearce) i Tetovës dhe njëherit drejtor i Institutit për Shëndet Publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dr.Shaban Memeti së bashku me ekipet profesionale të mjekëve vazhdon betejën historike në strategjinë shtetërore,…

Lexo më Shumë