Mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole janë matur temperatura më të ulëta prej -1 gradë. Vijojnë Berova me 0 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës dhe Kriva Pallankë, 2 Krushevë, 3 në Shtip, Manastir dhe Pretor, 4 në Ohër, Prilep, Vinicë , Strumicë dhe Dibër, 5 në Demir Kapi, 6 në Tetovë, 8 në Kumanovë, 9 në Shkup-Petrovec dhe Dojran, 10 në Shkup-Zajçev Rid dhe 11 në Gjevgjeli.
Sipas DPHM-së, sot moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Gjatë pasdites vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 21 gradë.
Në Shkup paradite do të mbajë mot me vranësira mesatare, pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.