Në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi Nexhat Rushiti nga Kumanova.
Prej më shumë dekadash, mësuesi Nexhat ka arsimuar dhe edukuar shumë gjenerata në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Ai njihet si mësues e pedagog shembullor, ndërsa shumë nxënës të tij kanë arritur majat e sukseseve në vend dhe jashtë.
Të shumtë kanë qenë ata kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale lajmin mortor, duke kujtuar mësimet e para që kanë marrë nga nga mësuesi Nexhat.
Ekipi i Almakos i shpreh ngushëllime familjes.