Author: Hamdi Kumanova

Në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë dje (19-shtator) rreth orës 12:10, vetura “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 22-vjeçari B.M. nga Tetova, ka aksidentuar 63-vjeçarin E.Sh.(këmbësor) nga Kamnjani i Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.Ts

Lexo më Shumë

Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, ka dhënë lajmin e mrekullueshëm për diasporën. Në seancën e sotme qeveritare, është miratuar Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës. “ Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 23 komunave, ku autorizohem unë, ministër i angazhuar për diasporë, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për nënshkrimin e marrëveshjeve për këtë bashkëpunim. Roli i Qendrës për diasporë, gjegjësisht…

Lexo më Shumë

Sfidë e madhe po qëndron para nesh këtë dimër – kriza energjetike është një kërcënim serioz për procesin arsimor, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në Samitin e transformimit të arsimit, të mbajtur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në New York. – Advertisements – “Për të arritur qëllimet tona afatgjata, fillimisht duhet të sigurohemi që do të kemi burime të mjaftueshme për kushtet bazë – shtëpi të ngrohta dhe të ndriçuara mirë dhe klasa të ngrohta dhe të ndriçuara mirë, në mënyrë që nxënësit tanë të kenë mësim të qetë dhe cilësor këtë dimër. Ky është prioriteti…

Lexo më Shumë

Sot në ora 04:40 në SPB Shkup është paraqitur se në autostradën “Miqësia” para kyçjes për Aeroportin Ndërkombëtar-Shkup, ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes automjetit “Rover” me targa të Prilepit drejtuar nga M.M (62) nga Prilepi dhe veturës “Fiat Bravo” me targa të Shkupit drejtuar nga D.G. (66) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtarët e veturës “Fiat Bravo”, A.D. (61), V.B (39) dhe një e mitur, të gjitha nga Shkupi, të konstatuar në Klinikën “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, nesër me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe me erë mesatare, kohëpaskohe të fuqishme nga drejtimi verior, njofton DPHM. Në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohta me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa deri të premten ato ditore do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri në 12, ndërsa ato të ditës prej 13 deri në 22 gradë Celsius. Në ditët e fundjavës do të mbizotërojë mot me diell me rritje graduale të temperaturave…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur përleshje mes nxënësve në Tetovë. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Dje (19-shtator) në ora 16:00 në SPB-Tetovës është raportuar se një orë më parë në afërsi të një objekti hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes gjashtë nxënësve të mitur nga Tetova dhe fshatrat e Tetovës Selcë, Zhelinë dhe Reçicë e Madhe. Po ndërmerren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Shumë gjëra kanë ndodhur në muajt e fundit dhe jam i vetëdijshëm se po përballem me një makineri njerëzish që nuk i pëlqejnë veprimet e mia, por nuk kam frikë prej tyre. Kështu është përgjigjur kryetarja e Shkupit Danela Arsovska gazetarëve të cilët e kanë pyetur se a ka frikë për jetën e saj dhe nëse ka shumë armiq. – Unë nuk kam frikë nga askush dhe nëse planifikojnë të ndërmarrin veprime apo jo, kjo është punë e tyre. Për momentin mund të them se kam akoma më shumë miq sesa armiq – tha Arsovska. E pyetur nëse ka qenë…

Lexo më Shumë

Për këto 30 vite pavarësi, shumë gra, pa dallim nëse vijnë nga sfera politike apo nga ndonjë pjesë tjetër e jetës shoqërore, kanë treguar se kanë mjaft cilësi për të punuar me sukses në pozitat që kanë pasur dhe kanë, konsidron ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, transmeton Portalb.mk. “Sot nuk i ndajmë profesionet në të meshkujve dhe të femrave, por ne femrat jemi në çdo profesion sepse besojmë se kemi kapacitet dhe cilësi të mjaftueshme që duhet t’i tregojmë dhe me të cilat duhet të ndihmojmë praktikisht në jetën shoqërore dhe kështu të ndihmojmë edhe vendin tonë”, tha Petrovska në…

Lexo më Shumë

Ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski sot pritet të dorëzojë dorëheqje nga posti ministror. Kreu shumëvjeçar i PLD-së njoftoi se do të largohet edhe nga posti presidencial në partinë e tij. Ai thotë se po largohet nga politika për arsye personale. Si pasardhës i tij përmendet emri i deputetes nga partia e tij, Monika Zajkova, e cila siç tha ai, ministrja që do ta pasojë nuk do të jetë një nga dy deputetët e LSDM-së në Kuvend. Si kandidati më serioz për ministër të ri përmendet ish-kryetari i Shkupit Risto Penov, i cili nuk pranoi të komentojë këto spekulime.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Click Plus në TV21 tha se është skandaloze mënyra e tjerrjes së disa prej rasteve gjyqësore. Ai duke komentuar për rastin “Alfa” tha se nuk mund të ndërhyjnë si ekzekutiv në punën e gjyqësorit por tha se ekspertiza e video-incizimit nuk tregon fajësinë e Agim Islamit. “Sot kisha debat me këtë çështje , me dashamirë të rastit dhe e them publikisht që zvarritje nuk guxon të ketë, në lidhje me rastin Alfa. Do të thotë është bërë ekspertiza e video-incizimit dhe video-incizimi nuk e konfirmon fajësinë e Agim Islamit, i cili po vuan burg të përjetshëm.…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria 3 persona të cilët janë përleshur mes vete. Sipas njoftimit të policisë shkak i përleshjes ishin mosmarrëveshjet mes burrit dhe gruas të cilat më pas eskaluan në konflikt familjar. “Mbrëmë (19-shtator) rreth orës 21:20, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat Sh.B. (72) dhe Ç.B.(31). nga Brodeci i Tetovës dhe V.A.(28) nga Tetova, të cilët janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas kallëzimit, në përleshje janë përdorur mjete druri dhe metali, ndërsa arsyeja dhe shkaku…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme një 31 vjeçare nga rrethina e Tetovës ka denoncuar kunatën e saj për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Dje (19-shtator) në orën 14:10, një grua 31-vjeçare nga rrethina e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së përbashkët nga kunata e saj A.A. (44), të cilit i ka paraprirë një debat verbal mes fëmijëve të tyre. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë