Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, ka dhënë lajmin e mrekullueshëm për diasporën. Në seancën e sotme qeveritare, është miratuar Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës.
“ Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 23 komunave, ku autorizohem unë, ministër i angazhuar për diasporë, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për nënshkrimin e marrëveshjeve për këtë bashkëpunim.
Roli i Qendrës për diasporë, gjegjësisht këto zyra komunale, byro ose pika, do të shërbeni kryesisht si ndërmjetësim ku qytetarëve nga diaspora do t’u mundësohej qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe udhëzimet shtesë bazuar në të drejtat e tyre/obligimet në procedurat përkatëse para organeve kompetente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.”, shkruan Xhemail Çupi.



