Me 20.09.2022 në Prilep, zyrtarët policor nga Zyra e jashtme për punë kriminale nga DP Prilep-SPB Manastir e kanë arrestuar E.D.(35) nga Prilepi, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Prilep, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe matëse digjitale.
Njashtu, gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policor nga Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep e kanë arrestuar edhe D.Xh.(35) nga Prilepi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij të tipit “ford fiesta” të cilën ka qenë duke e vozitur, është gjetur dhe konfiskuar amfetamin.
Personat janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të ngritën padi adekuate penale. /Almakos/