Muaj më parë banorët e fshatit Pallçisht protestuan për shkak të problemit dekadash me ujin e pijshëm të këtij vendbanimi, atëkohë u premtua që projekti është i gatshëm dhe do të kalohet në ministri për të filluar punimet. Kanë kaluar disa muaj nga këto premtime dhe akoma punimet për ujin e Pallçishtit nuk kanë filluar por sot gjat përurimit të ujësjellësit të ri të fshatit kamjan Zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi në një vij me kryetarin e komunës së Bogovinës Besnik Emshiu premtuan se së shpejti dhe tani në radhë punimet për ujësjellësin e fshatit Pallcisht do të fillojnë dhe se projekti vetëm se i ka kaluar të gjitha filtrat në ministri
Pa folur për ujin e Pallçishtit nuk qëndruan as Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski dhe ai i Ambientit jetësor Naser Nuredini, ky i fundit potencoj se nëpërmes huamarrjes së re do të përmirësohet infrastruktura e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në të gjithë territorin e Pollogut
Kujtojmë që problemin me ujin dhe infrastrukturën e vjetërsuar të ujësjellësve e kanë të gjitha komunat veçanërisht ajo e Vrapçishtit, Tearcës dhe Zhelinës të cila deri më tani nuk ka ndërmarr asnjë hap në përmirësimin e kushteve të lartpërmendura që njëherë e përgjithmonë vendbanimet e pollogut dhe jo vetëm të kenë kushtet elementare dhe atë ujin e pijshëm.
Data 10.11.2026
Aktuale
- Kryetari i parlamentit të Iranit akuzon Izraelin se po përpiqet ta tërheqë SHBA-në në një “luftë të pafundme”
- Kallëzimi për librin e Ramës “Albanian Files”/ Klodiana Lala: SPAK ka regjistruar procedim penal, janë sekuestruar dosje tek AZHT-ja
- Google sfidon Nvidia-n me dy sisteme të reja për inteligjencën artificiale
- Gashi: Sipas perspektivës time, për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje!
- Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës
- Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij
- Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale
- BE-ja shpreh ngushëllime për shpërthimin në fabrikën e çelikut në Turqi



