Author: Hamdi Kumanova

Janë thelluar përçarjet mes kryetares së Shkupit Danela Arsovska dhe partia që e përkrahu në zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE. Ka qenë Arsovska që liderit të kësaj partie i ka përmendur dorëheqjen, tenderomaninë dhe shumë aukuza të tjera të drejtpërdrejta, shkruan Korrektori. Këto akuza na rikthejnë në kujtesë garniturën e kaluar të VMRO-DPMNE me në krye Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkov, Antonio Milloshovski, Mile Janakievsi e të tjerë. Akuzat e Arsovkës na rikthejnë kujtesën tek përgjimet telefonike ku akterët kryesor të VMRO-DPMNE dëgjoheshin duke kurdisur tendere dhe duke marrëveshur përqindjet. Nga akuzat e Arsovskës, rezulton që në VMRO-DPMNE asgjë nuk ka ndryshuar sa…

Lexo më Shumë

Rreth 183 shtëpi dhe dyqane nga vërshimet e muajit maj dhe 45 të vërshimeve të fundit në Tetovë, edhe më tej presin dëmshpërblim nga komuna dhe Qeveria. Megjithatë, deri më tani banorët nuk kanë marrë kurrfarë kompensimi. Ata ankohen se nuk janë ndërmarrë as masa parandaluese ndaj përmbytjeve. “Nuk ka asgjë deri më tani, se di, do shohim më tutje si do të jetë. Nga komuna ishin vetëm na vizituan nga policia bënë regjistrimin por s`kanë dhënë asgjë. Shumë dëme kam, më shumë se 5000 euro janë, ejani do të shihni vetë çfarë dëmesh janë bërë, frigoriferë, koftor me peleta,…

Lexo më Shumë

Rruga pas meje është arteria kryesore e kryeqytetit që lidh Qendrën me Çarshinë e Vjetër dhe me Sheshin Skëndërbeu. Edhe pse në këtë rrugë ka qindra biznese universitet dhe lidhen të dy sheshet, ajo është në gjendje të mjerueshme. Banorët e kryeqytetit dhe turistët të cilët qarkullojnë në këtë pjesë, thonë se pamja e kësaj rruge është turp për kryeqytetin. “Po mundet, varet nga kryetarja e Qytetit. Ata para se të vijnë në pushtet, premtojnë gjithçka, kur vijnë mundohen për marrin vetëm për veten. Por këtë herë nuk mundet sepse pushteti qendror dhe ai lokal nuk janë nivel të njëjtë,…

Lexo më Shumë

Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të lagjes Nerez i Epërm të Komunës së Karposhit sërish probleme me transportin. Autobusi me numër 28 thuajse çdo të dytën ditë mungon. Ditët që vjen ndodhë që nxënësit ti lë në gjysmë të rrugës për shkak të defekteve. Mungesa e transportit shpesh herë ka ndikuar që nxënësit e shkollës së mesme të vonohen ose të humbin orë nga mësimi. “Prej në mëngjes duhet me humb një orë, orën e parë. Prej në pasdite duhet dy orët e fundit ti lëmë që të vijmë deri këtu, në Nerez të Epërm, a është larg…

Lexo më Shumë

Shkollat në vend i pret një dimër i vështirë, dhe shteti duhet të rrisë urgjentisht bllok-dotacionet, bëjnë thirrje komunat Paratë që kanë nuk mjaftojnë. Disa komuna po shqyrtojnë instalimin e kolektorëve fotovoltaikë për rrymë në çatitë e shkollave, por kjo është diçka që kërkon më shumë kohë dhe muajt e dimrit janë afër. “Dimri do të jetë më i vështirë, kjo nuk diskutohet. Të gjithë e kemi të qartë se kemi probleme serioze me çmimin e energjisë elektrike. Natyrisht që kemi nevojë për rritje të bllok dotacioneve në lidhje me energjinë elektrike”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit. Mirëpo, bashkëpunimi i…

Lexo më Shumë

Sheshi i qytetit të Kërçovës ishte një nga projektet kapitale të cilin e premtoi kryetari komunës Fatmir Dehari gjatë fushatës parazgjedhore. Punimet filluan në mars të këtij viti dhe një muaj më vonë Dehari tha se pret që në fund të korrikut punët do të përfundonin. “Ka qenë një nga kërkesat apo prioritetet kryesore realizimi i këtij projekti dhe unë uroj që tanimë deri në fund të muajit korrik ky projekt të marrë epilogun përfundimtarë”- kishte thënë Fatmir Dehari, Kryetar i Komunës Së Kërçovës më 17.05.2022. Tash jemi në shtator por punimet ende vazhdojnë, me ritëm të ngadaltë. “Ndodhemi në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Shkupit ka nisur hetimet kundër një gruaje 37 vjeçare nga Shkupi dhe një 29 vjeçar nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Drogën sintetike amfetaminë, ata e kanë blerë në mënyrë të vazhdueshme në disa raste, duke përdorur platformën e internetit “DarkNet”, përmes një profili të krijuar dhe duke përdorur si mjet pagese kriptovalutat. I dyshuari 37 vjeçar nga Shkupi dhe i dyshuari 29 vjeçar nga Shkupi, të cilët jetonin në bashkësi jashtëmartesore, në shtëpinë ku jetonin në rrugën “Ruzveltova”, e kanë siguruar…

Lexo më Shumë

Katër miliardë kilovat orë energji elektrike këtë vit duhet të sigurojë kompania EMV që qytetarët të jenë të sigurt se do të ketë furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike. Nëse vendi nuk arrin ta bëjë këtë nga kapacitetet e veta, do të jetë dramatike, thonë kompetentët. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, thotë për Alsat se në të kundërtën sasia e nevojshme do të duhet të blihet me çmime jashtëzakonisht të larta të tregut. “Siç është paralajmëruar, EMV duhet të prodhojë sipas planeve të tyre deri në fund të vitit katër miliardë kilovat orë, sepse nëse prodhon tre…

Lexo më Shumë

RAJONI ËSHTË GODITUR NGA MOTI I LIG Maqedonia e Veriut gjendet nën ndikimin e një mase jostabile të ajrit që ka rezultuar me mot të ndryshueshëm dhe jostabil me shira të përkohshme të rrëmbyeshme dhe erë të përforcuar jugore. Lokalisht, priten reshje më intensive me mbi 25 litra në një metër katrorë. Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!! Sponsored by MonadPlug Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, nesër gjatë ditës pritet zvogëlimi I vranësirave kurse do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior që do të ndikojë në uljen e ndjeshme të…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka kritikuar pushtetin për siç thonë ata keqmenaxhim me situatën me krizën energjetike. Nga VMRO-DPMNE thonë së kryeministri nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përballuar krizën energjetike. “Dyshja Kovaçevski, Vasko dhe Dimitar Kovaçevski e sollën Maqedoninë në një gjendje të mungesës së energjisë elektrike dhe pasigurisë nëse kompanitë do të mund të paguajnë energjinë elektrike pa pushim nga puna. Kontrata për furnizim me energji elektrike nga Bullgaria, në vlerë prej rreth 5 gigavat në ditë, me çmim që qarkullon në publik prej 400 euro për megavat orë, do t’i kushtojë Maqedonisë, përkatësisht kompanive maqedonase 2…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, para Kuvendit Qendror të partisë tha se sot do të ketë emërim të një ushtruesi detyre deri në kongresin e ardhshëm të partisë, që do të vendoset sot. “ASH është e gatshme të përballet me përgjegjësit është e gatshme që të mer përsipër sfidat e së ardhmes dhe me përgjegjësi ti kryejë detyrat që ja ka ngarkuar populli këtu në RMV. Pjesa tjetër e kuvendit është pjesa e brendshem e debatit të Aleancës. Natyrisht që do të ketë emërues të detyres e rradhës është që të mbahet kongresi që do të vendos Kuvendi…

Lexo më Shumë