së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e fillimit të procesit të skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, theksoi se pas 17 vitesh, BE-ja sot në Bruksel filloi procesin e skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut në Bashkim Evropian. Fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropeizmin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit.
Dita e sotme është vërtet e madhe dhe e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në vendin tonë, ata meritojnë të jetojnë në një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane. Ju dëshiroj punë të suksesshme, ekipi i Maqedonisë është i gatshëm për sfidën”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Sot fillon skriningu shpjegues për Kapitullin 5, Furnizime publike. Delegacionin maqedonas në Bruksel e udhëheq zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane dhe negociator kryesor Bojan Mariçiq.
Nga data 15-27 shtator 2022 do të zhvillohen takime për fushat dhe kapitujt e Klasterit të vlerave themelore, kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto fusha.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Kancelari gjerman paralajmëron kundër planeve për rritje masive të buxhetit afatgjatë të BE-së
- Nora Isrefi merr vëmendjen me linjat trupore, ndërsa publikon fotografi provokuese me bikini nga pushimet në jug të Shqipërisë
- Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
- Aksion i madh policor: Midis të arrestuarve edhe një e mitur 16-vjeçare!
- Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
- Momenti i shumëpritur! Ana zbulon gjininë e foshnjës, emocionet janë të mëdha
- Kryqi i Kuq: Të paktën 10.000 familje humbën shtëpitë nga përmbytjet e befasishme “katastrofike” në Nepal
- Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten



