Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadoren e Zvicrës, znj. Véronique Hulmann. Përmbajtja e propozimit franceze, protestat kundër këtij propozimi dhe sfidat e rrugës së integrimit të vendit, ishin disa nga temat që u diskutuan gjatë takimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të zhbllokohet rruga e integrimit përmes shqyrtimit konstruktiv dhe të gjërë të propozimit fracez të cilit i qëndrojnë në mbështetje 27 vendet e BE-së i cili nuk cënon veçoritë identitare, kulturore, gjuhësore, historike të bashkëkombasve tanë. Grubi theksoi se në këto momente…
Author: Hamdi Kumanova
Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën e sotme për shtyp tha se janë të dëshpëruar nga eksponentët politikë në pushtetet të cilët incidentin e djeshëm në Sheshin Skënderbeu, sipas tij, po e përdorin për pikë politike, përcjell TV21. Zeqiri tha se si parti janë posaçërisht të dëshpëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi. “Edhe më të dëshpëruar jemi nga deklaratat e eksponentëve qeveritarë, nga LSDM dhe BDI, në veçanti nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili jo vetëm që nuk e ka parë të udhës që këto dy ditë të dënojë dhunën ndaj shqiptarëve në Shkup, të angazhojë institucionet në mbrojtje…
I dënoj fuqishëm ngjarjet e djeshme, të cilat për fat të mirë nuk rezultuan fatale për qytetarët. Asnjë revoltë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve të zjarrit nga civilët, gurëzimin, dëmtimin e pronës shtetërore, cenimin e jetës së dikujt, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Fejsbuk. Ai shton se shprehja e pakënaqësisë përmes protestës paqësore është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe se kjo Qeveri ka treguar dhe dëshmuar disa herë se demokracia është në duart e qytetarëve dhe askush nuk do t’ua mohojë këtë të drejtë. “Por urrejtja dhe dhuna nuk…
Vala e rritjes së çmimeve dhe buxheti familjar në RMV ishte temë diskutimi në tryez të rrumbullakët në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Sipas panelistëve 8 % e të varferve janë të punesuar. Rektori Universitetit Nënë Tereza në Shkup Izet Zeqiri njoftoi se vendi ynë është lider në rajon në aspektin e varferise ku 3% e popullates jetojnë me vetëm 1.9$ në ditë, ndërsa diku 8% e të varferve janë të punesuar raporton Klan M. “Ajo që është më e rëndësishme është fakti se rritja e çmimeve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë në vend, ku varfëria arrin në 22%,…
“Maqedonia e Veriut sërish ndodhet para një momenti kyç të historisë së vet. Shtatëmbëdhjetë vite pas marrjes së statusit të kandidates, sapo hapet mundësia historike: hyrja në fazë aktive të procesit për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian. Zgjedhja është e juaja”, thuhet në porosinë e presidentit të Francës, Emanuel Makron, të kumtuar nga Ambasada franceze në Shkup. Është e juaja, porositë Makroni, ta sillni vendimin i cili do t’i japë formë të ardhmes së Maqedonisë së Veriut, për të cilën, siç thotë, është i bindur se përcaktimi i saj do të jetë tërësisht pjesë e familjes evropiane. “Tani u mbetet juve…
Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se sot (7 korrik) në orën 9 në SPB Tetovë është raportuar se në tregun e kafshëve në Gostivar, gjatë shkarkimit të kamionit, një dem e ka goditur pronarin e tij 82-vjeçar L.S. nga fshati Vërben, Gostivar, ku L.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar “Ferid Murad”, ku është transportuar menjëherë për dhënien e ndihmës mjekësore. Së shpejti ai u nënshtrua plagëve të marra. Prokurori Publik dhe ekipi nga Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një 24-vjeçar nga Uajazi i Kërçovës ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve nga një aksident gjatë kryerjes së punëve të ndërtimtarisë, përcjell TV21. I riu fillimisht ishte transportuar në Spitalin e Tetovës, ku fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. “Më datë 06.07.2022 në ora 17:40, në Drejtorinë e Policisë Kërçovë është raportuar se J.E.(24) nga fshati Zajaz i Kërçovës, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore me makinë ndërtimore në oborrin në pronësi të N.G.(69) nga fshati Sërbicë, ka marra lëndime të rënda trupore, pas së cilës iu nënshtrua plagëve…
Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” në Ora News. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte. Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Mesohet…
Prej mesnatës çmimi i naftës, benzinës BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2,5 denarë, përcjell TV21. Çmimi i BS-95 do të ulet për 3 denarë. Kjo sot u vendos në mbledhjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 105,00 (denarë/litër) Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 108,00 (denarë/litër) Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 101,00 (denarë/litër) Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 99,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 51,564 (denarë/kilogram)
Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, përmes një séance komemoracioni, ka shënuar 11 Korrikun – Ditën e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe për ta kujtuar edhe njëherë Deklaratën me të cilën Kuvendi e mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën më 15 janar të vitit 2015. Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut viktimat e gjenocidit I ka nderuar Kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi. “Jeta e askujt nuk është e njëjtë pas një tragjedie të tillë njerëzore sepse u derdh tepër shumë gjak, rrodhën tepër shumë lot. Jetë njerëzore pakthyeshëm të humbura, rini, gëzime, lumturi familjare dhe…
AMBASADA E SHBA-së NË SHKUP SHËNOI 4 KORRIKUN Ambasada e SHBA-së në Shkup mbrëmë ka shënuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë, respektivisht 246-vjetorin e themelimit të SHBA-ve. Në oborrin e Ambasadës amerikane në Shkup, pas një pauze dyvjeçare për shkak të situatës me COVID-19, Ambasadorja Meri Kejt Bërns priti mysafirët dhe gjatë një fjalimi potencoi bashkëpunimin strategjik SHBA-RMV dhe sfidat aktuale me të cilat përballet vendi. “Siç do të vazhdoni të ngjiteni kodrës drejt një të ardhmeje më të sigurtë eurointegruese, do të duhet të përballeni me sfida të vështira. Dilemat që krijohen janë të vetme për vendin dhe…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot vizitoi Qendrën për trajnim pranë MPB-së në Idrizovë, ku filloi procesi i përzgjedhjes në disa faza të kandidatëve të regjistruar për zyrtarët policorë pas shpalljes së fundit publike të publikuar më 6 qershor të këtij viti. “Në konkursin publik kanë aplikuar gjithsej 1.867 kandidatë, prej të cilëve 1.482 meshkuj, 385 femra, fakt që flet shumë për imazhin pozitiv të Ministrisë sonë edhe mes të rinjtë, theksoi ministri Spasovski. Nga këta 1867 kandidatë të regjistruar, duhet të zgjidhen 600 policë të ardhshëm, të cilët duhet t’i nënshtrohen edukimit në tre cikle arsimore katërmujore,…

