Në rend dite të seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese janë nismat e dorëzuara të nenit 38 paragrafi 3 i ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe neni 6 paragrafi 2 dhe neni 6-a) nga Ligji për taksat gjyqësore. Sipas bartësve të nismës të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e nenit 95 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, rezulton se personat që kanë fituar tashmë të drejtën e ndihmës prindërore (për fëmijën e tretë dhe të katërt) nuk u hiqet ajo, por vazhdojnë ta marrin atë. Në nismë, siç theksohet nga Gjykata, thuhet…
Author: Hamdi Kumanova
Në vend të orës 19:00, protesta kundër propozimit francez do të fillojë sot më herët – në ora 12:00 para ndërtesës së Qeverisë, kur është caktuar edhe seanca në të cilën do të shqyrtohet dhe ndoshta do të nënshkruhet menjëherë ky propozim. Në të njëjtën kohë, në Qeveri do të qëndrojë edhe përfaqësuesi i lartë nga Këshilli i Evropës, Charles Michel, i cili do të ketë takim me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, si dhe do të marrë pjesë në seancën e qeverisë.
Më datën 05.07.2022, nëpunës pçolicorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria F.J. (38) nga Kumanova. Ai dyshohet se në objekt gastronomik në rr. “Goce Dellçev” në Kumanovë ka vjedhur sende personale nga një person. E vjedhura i është kthyer pronarit, kurse F.J. është arrestuar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe ish-kryeministri Zoran Zaev, sipas agjendës zyrtare, do të jenë pjesë e konferencës së “Ekonomist”-it, përkatësisht tryeza e 26-të e rrumbullakët me Qeverinë greke. Konferenca treditëshe që tradicionalisht çdo vit mbahet në Athinë fillon sot në mëngjes me fjalimin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropolu, presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe presidentja e Moldavisë, Maja Sandu.Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me kryeministrat e Malit të Zi dhe Kosovës, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurti, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të Britanisë…
Dy persona kanë vdekur nga rënia e një vinçi në Kavadar, konfirmojnë për MPB-në. Informatat për MPB-në i kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar, ku thonë se aksidenti ka ndodhur në një lokacion ku është duke u ndërtuar një objekt. Në vendin e aksidentit janë të pranishëm prokurori publik, grupi hetimor dhe inspektorati i punës. Më shumë informacion priten gjatë ditës. Vdekjen e dy personave e ka konstatuar edhe ekipi i ambulancës.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.04.2022) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 261 drejtues mjetesh. Prej tyre, 16 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 127 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 134 jashtë vendbanimit. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski para opinionit ka prezantuar një sërë projektesh të nisura dhe përfunduara, transmeton Almakos. “ Të nderuar qytetar të komunës së Butelit, kemi nisur me një ofanzivë ndërtimore verore si asnjëherë me parë. – Kënd i ri për fëmijë në oborrin e shkollës ‘Kliment Ohridski’ – Kemi nisur bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit në asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugës Buteli në gjatësi prej 1000 m2 dhe rrugës Skoevska në gjatësi prej 1800 m2, – Asfaltimi i 20 rrugëve në të gjitha vendbanimet si në fazën e parë ashtu edhe në të dytën, – Parqe…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmjën e djeshme ka biseduar me partnerët më të vegjël të koalicionit qeverisës, Lidhjen Demokratike, Ripërtritja Demokratike e Maqedonisë dhe Partia Liberalo Demokrate, ku i është kërkuar që propozimi i modifikuar francez të kalojë në seancë kuvendore, me çka është pajtuar kreu i ekzekutivit. Maja Moraqanin nga RDM për MIA deklaroi se nuk është saktësuar se kur propozim do të shkojë në Kuvend. Sipas saj në takim partitë kanë kërkuar që të gjithë dokumenete të përkthehen në gjuhën maqedonase.
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kumtoi se në faqen e Facebook-ut të Universitetit është kryer një sulm kibernetik dhe aktualisht kontrollohet nga një subjekt i panjohur. Nga atje kërkojnë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe përmbahemi nga të gjitha postimet në të, derisa shërbimet e Universitetit të marrin sërish administrimin. Njëkohësisht nga univeristeti thonë se ju njoftojmë se të gjitha aktivitetet janë ndërmarrë në përputhje me Statutin e UKIM-it, legjislacionin pozitiv në vend dhe rregullat e funksionimit të Facebook.
Duke komentuar bllok tarifat e reja të energjisë elektrike, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme dhe mundësi për të paguar faturat nuk duhet të subvencionohen. Ai edhe njëherë përsëriti se solidaritet patjetër të ketë, kurse do të ndihmohen familjet më të prekura nga kriza. “Barra nuk mund të jetë e njëjtë për familjet me të ardhura minimale dhe ato me të ardhura më të larta, solidariteti duhet të ekzistojë. Në kohë krize, si kjo, është e nevojshme t’i ndihmojmë ata familje që janë më të rrezikuara. Familjet që kanë të ardhura të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bën thirrje për protesta masive para Qeverisë, kundër propozimit francez, përcjell TV21. Sipas Mickoskit me pranimin e këtij propozimi, Edi Rama dhe Shqipëria fillojnë negociatat dhe jo edhe Maqedonia e Veriut. “Ne nuk do të fillojmë tani negociatat, këtë duhet me patjetër qytetarët ta dini. Shqipëria do të fillojë, jo ne. Shqipëria po, por jo ne. Ne duhet ta ndryshojmë Kushtetutën. Në këtë e nënshkruajmë që Shqipëria të nisë negociatat dhe jo Maqedonia. Këtë duhet ta dijë çdo qytetarë. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, le të fillojnë. Nëse Komisioni Evropian ka vlerësuar se vendi i…
Zjarrfikësit e Strugës nuk mund të marrin atë që u takon me ligj. Përkatësisht, me padi në Gjykatën Themelore në Strugë, ata e padisin komunën për detyrime të papaguara për harxhimet e ushqimit, që u takon sipas ligjit për punën e natës, shkruan Alsat. Një pjesë tjetër e tyre kanë ngritur padi për diferenca të papaguara në pagë dhe harxhime për ushqim. Bëhet fjalë për 40 zjarrfikës. Kërkesat janë për periudhën 2018-2021. Deri më tani janë mbajtur disa seanca, thotë avokati i tyre. “Nga e gjithë rrjedha e këtyre procedurave dhe nga të gjitha provat e paraqitura deri më tani,…

