Mjegull në mëngjes dhe deri në 15 gradë, nga e diela temperaturat ulen
Sot në Maqedoni moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa lugina do të ketë mundësi për mjegull në mëngjes, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 2 deri në 9 gradë, ndërsa ato gjatë ditës do të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, si dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë rreth 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, deri të shtunën do të vazhdojë moti relativisht i ngrohtë, me reshje lokale shiu herë pas here dhe mundësi për mjegull në mëngjes në disa lugina.
Të dielën pritet depërtimi i një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, që do të sjellë ulje të temperaturave dhe stabilizim të motit. Të premten, ndërkaq, herë pas here do të fryjë erë e fuqishme deri e fortë nga jugu.



