Pasuri e përmbajtjeve stimuluese në klasën senzorike të SHFK “Bajram Shabani” në Kumanovë, me të cilën nga sot, çdo ditë do të sigurohet mbështetje pedagogjike për nxënësit me vështirësi arsimore.
Ky aktivitet është zbatuar si pjesë e projektit “Bëhu IN, Bëhu Inkluziv, Bëhu i Inkluduar” i realizuar nga Fondacioni “Hap pas Hapi” dhe me mbështetje financiare nga donatorë individual në shkollë, si dhe Komuna e Kumanovës, dhe është shembull për përfshirje të plotë të nxënësve me pengesa në rrjedhat arsimore dhe kontribuon në përmirësimin e inkluzivitetit në procesin arsimor në Maqedoninë e Veriut.
Hapja e çdo klase senzorike, si rezultat i angazhimit të përbashkët të institucioneve arsimore, organizatave joqeveritare dhe pushtetit lokal , tregon se e rrisim mbështetjen për fëmijët me zhvillim atipik, ndërsa nxënësit marrin burime multi-senzoriale të cilat ua lehtësojnë përfshirjen në procesin edukativo arsimor. Nuk është e drejtë të presim që përnjëherë të kyçemi në një shoqëri për të gjithë, sipas promovimit të Qeverisë. Ky është proces që kërkon investime serioze dhe realizohet me rritjen e vazhdueshme të ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe punës së vazhdueshme të të gjithë faktorëve relevant për tejkalimin e sfidave
Këtë e theksoi Zëvendësministri i arsimit dhe shkencës, Lulzim Aliu, në hapjen e klasave senzorike në SHFK “Bajram Shabani” në Kumanovë. Ai u shpreh se edhe fëmijët me zhvillim atipik kanë të drejtë, së bashku me fëmijët e tjerë, për arsim cilësor, i cili do t’i zhvillojë aftësitë e tyre të plota dhe do t’i përgatisë për punë dhe pjesëmarrje në shoqëri, jetë ekonomike dhe politike të vendit, në përputhje me mundësitë.
Duke folur për investimet e Ministrisë në rritjen e nivelit të inkluzivitetit në arsim, Aliu theksoi se ndihma arsimore nga viti i kaluar është në financim buxhetor ndrësa këtë vit numri prej 500 asistentëve arsimorë në arsimin fillor është rritur në 720 asistentë.
Sapo ka përfunduar trajnimi i tyre, organizuar nga ekspertë nga Britania e Madhe, me mbështetjen e Zyrës së UNICEF-it në vend. Gjithashtu jemi duke punuar edhe për përgatitjen e Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm, me të cilën do të rregullohet mbështetja e nxënësve me pengesa edhe në shkollat e mesme. Deri atëherë, për nxënësit e shkollave të mesme me zhvillim atipik të përfshirë në arsimin e rregullt, po realizohet projekt i UNDP-së për punë shoqërore të dobishme, i cili angazhon asistentë për mbështetjen e tyre. Vazhdimisht po përforcohen shërbimet profesionale në shkollat dhe angazhohen pedagogë, psikologë dhe defektologë shtesë atje ku ka nevojë, shtoi Aliu.
Pjesë po aq e rëndësishme e procesit të rritjes së inkluzivitetit në arsim është investimi në infrastrukturën arsimore. Që nga viti i kaluar, sigurimi i qasjes është kusht i detyrueshëm i cili duhet të plotësohet për marrjen e mjeteve financiare për përshtatjen, rinovimin apo ndërtimin e shkollës me mjetet e MASH-it. Në rrjedhë është edhe realizimi i projektit për qasje të pandërprerë në 14 institucione arsimore në vend, shkollat fillore dhe të mesme, fakultete dhe qendra kulturore për të rinj. Gjithashtu, Ministria e arsimit dhe shkencës do të investojë në ndërtimin e objektit të ri, qendrës së rresurseve për mbështetje “Idnina” në Shkup.
„Siç e vëreni, gama e aktiviteteve është e gjerë dhe ajo vazhdimisht duhet të plotësohet, nëse dëshirojmë që gjatë çdo vit i kaluar shkollor, të kemi një pengesë më pak në mesin e fëmijëve me zhvillim atipik dhe arsimimit të tyre, kjo është mënyrë se si vendi të ketë sukses në uljen e diskriminimit, të ndryshojmë stigmën me pranimin e fëmijëve që ata t’i bëjmë më të lumtur potencoi” Aliu.
Kjo do të thotë se ne si vend kemi arritur të ulim diskriminimin, të ndryshojmë stigmën duke pranuar fëmijët dhe të bëjmë edhe më shumë që ata të jenë të lumtur.
Mjetet për hapjen e klasës senzorike në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë janë siguruar nga Fondacioni “Hap pas Hapi” në kuadër të projektit “Bëhu IN, Bëhu inkluziv , bëhu i inkluduar “, nga Komuna si dhe nga donacione individuale.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Shqipëria me naftën rreth 30% më të shtrenjtë se rajoni. Qeveria asnjë masë në interes të qytetarëve
- Toshkovski: Nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”
- Zjarri pranë Tetovës nisi nga loja e fëmijëve, për pak sa nuk u dogjën shtëpitë
- Vetëm 9 shqiptarë mes 310 nxënësve të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë
- Analiza/ Kina, fituesja e madhe e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë
- U futën për t’u larë në lumin Drin/ Rrjedha e ujit merr 5 të afërm, shpëtohen 4 prej tyre, një vajzë 7-vjeçare dyshohet e mbytur
- Mot i nxehtë sot në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 39 gradë
- Ngjarje e rëndë në Prizren: 14-vjeçari vdes pas therjes me thikë – Policia jep detajet



