Policia ka arrestuar një 38-vjeçar nga Radiovca gjatë një kontrolli në fshatin Bërvenicë.
Tetovasot raporton se atij i janë sekuestruar një automjet Volkswagen Golf, një rimorkio e ngarkuar me dru zjarri pa dokumentacion dhe dy sharrë motorike.
Sendet janë dorëzuar në Stacionin Policor Zherovjan, ndërsa procedura ligjore ndaj të dyshuarit është në vijim.



