Një rast dhune është raportuar në furgonin që transporton nxënësit drejt shkollës fillore në fshatin Shemshovë.
Sipas denoncimit, një i mitur nga fshati Kopanicë fillimisht i ka kërkuar para një nxënësi tjetër dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.
Tetovasot raporton se policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave.



