Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka dalë në protestën e sindikalistëve duke i mbështetuar ato. Ajo tha se çdoherë është dhe do të jetë në anën e puntorit, dhe fton LSM-në brenda ministrisë të vazhdojnë dialogun për një zgjidhje të përbashkët./KlanMacedonia/
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti Antonio Milososki momentalisht ndodhet në stacionin policor “Qendër” në Shkup, ku e raporton te zyrtari kompetent sekretarin shtetëror të BDI-së, Valmir Aziri në Ministrinë e Kulturës, për kërcënimet e mbrëmshme ndaj Milloshoskit për dhunë fizike, që janë edhe gjuhë urrejtjeje. Aziri mbrëmë para Facebook ka bërë thirrje për dhunë fizike ndaj Milloshoskit, duke i shkaktuar lëndime trupore. Me sa dihet, krimi mund të përcaktohet sipas nenit 394-d të Kodit Penal. Ndonëse, Aziri e ka fshirë postimin e tij, por tashmë është transmetuar nga shumë media dhe njëkohësisht Ministria e Brendshme mund ta marrë postimin si provë materiale me një…
Sindikalistët edhe sot kanë vazhduar me protesta prej orës 10 deri në ora 13, ata kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë të punohet të dielave. “Pakënaqësia e punëtorëve në sektorin publik është i madh dhe për këto arsye Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdon edhe përmes formave tjera të presionit sindikal, pakënaqësinë ta paraqes në rrugë”, kumtoi LSM.
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi deklarohet rreth incidentit të mbrëmshëm të shkaktuar në Kuvend, në Komisionin për çështje Evropiane, përcjellë Klan M. ”Në rradhë të parë po më vjen keq për ata që ndodhën mbrëmë në seancën e Komisionit për çështje Evropiane dhe shprehi keqardhje për gjithë ato skena të cilët ndodhën të prookuara nga opozita. Agjenda reformuese parlamentare e kësaj qeverie duhet të vazhdojë mos të bim pre e provokimeve të cilat janë në fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese. Ai më…
Presidenti Stevo Pendarovski prej sot është për vizitë treditore në Madrid, Mbretëria e Bashkuar, ku do të marrë pjesë dhe do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s. Në përbërjen e delegacionit shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas agjendës, sot presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska do të marrë pjesë në darkën solemne, e cila në nder të liderëve të vendeve-anëtare të NATO-s, pjesëmarrës në Samit e organizon mbreti i Spanjës, Felipe i Gjashtë dhe bashkëshortja e tij Leticia. Presidenti Pendarovski siç…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë për media theksoi se procesi me Bullgarinë po zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Ministria e Jashtme është duke biseduar me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Bullgari me ekipet e saj të ekspertëve. “Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë do të vendoset në institucionet e RMV”, ka shtuar Kovaçevski. Sipas tij, deri më tani nuk ka një propozim të tillë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 28.06.2022 (e martë), në mbledhjen e rregullt 55-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për formimin e Trupit i përhershëm operativ për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmi. Mes tjerash, Qeveria do të sjell mendim për informacionin me propozim për marrjen e masave për zgjidhjen e problemeve me të cilat…
Të hënën nis pagesa e pensioneve të qershorit, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. Pagesa do të bëhet në katër grupe, sipas masës së pensionit: Për pensione deri në 11.000 denarë, 28.06.2022 (e martë); Për pensione në shumë prej 11.001-14.000 denarë, 29.06.2022 (e mërkurë); Për pensione në shumë prej 14.001-18.000 denarë, 30.06.2022 (e enjte); dhe Për pensione në vlerë mbi 18.001 denarë, 01.07.2022 (e premte).
Pakënaqësia nga kërkesat e paplotësuara për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot prej orës 10 deri në ora 13 do të shfaq para Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) në përputhje me vendimin e bordit grevistë. Pasiqë javën e kaluar nuk u pranua amendamenti i LSM-së në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, kryesia e LSM-së organizoi aktivitete protestuese para Qeverisë dhe Kuvendit, ndërsa dje në mëngjes për tre orë e bllokoi udhëkryqin në Autokomandë për hyrje/dalje nga Shkupi. “Pakënaqësia e punëtorëve në sektorin publik është i madh dhe për këto…
Partia opozitare VMRO, gjatë ditës së djeshme ka reaguar në lidhje me postimin e sekretarin shtetëror në Ministrin e Kulturës Valmir Aziri. Nga atje thonë se në vend dënim për dhunën nga ana e Arbër Ademit nga LSDM dhe BDI, dje përsëri shohim kërcënime nga funksionar të lartë shtetëror të pushtetit. “Dje sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri publikisht porositi se do të thyenin eshtra të deputetëve. Përsëri heshtje nga ana e këtij pushteti. Nuk ka ndëshkim për funksionarin shtetëror, as paralajmërim për shkarkim nga funksioni dhe as distancim”, thonë nga VMRO.
Armatës së vendit iu shtuan edhe 29 toger të rinjë, të cilat kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në drejtimet makineri, elektronik, teknika kompjuterike, arkitektur, ndërtimtari, mjekësi, drejtimet e gastronomisë, teknologji tekstile, komunikacionit rrugor, psikologji, ekonomi dhe drejtësi. Ata kishin 6 muaj kurs plotësues për përgatitje adekuate profesionale me çka kishin kaluar të ghitha sfidat me sukses dhe u promovuan në officer për shërbimet e armatës. “Unë jamë i bindur se edhe ju, sikurse edhe kolegët tuaj e meritoni këtë vend, dhe përgatitje dhe përkushtimi i juaj që poashtu me sukses të jeni në shërbim të detyrave dhe obligimeve…
Nga 1 korriku qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët do të vendosin në kulmet e tyre panele diellore për prodhimin e energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë do t’ua mbulojë shpenzimet deri në 30 për qind, por jo më shumë se një mijë euro, raporton REL. Prodhimi i rrymës elektrike me ndryshimet në Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë për një familje kufizohet në gjashtë kilovatë në orë. Ndërsa, tepricën e energjisë elektrike ata do të mund t`ia shesin kompanisë, e cila shpërndan rrymën, EVN HOME, ose kjo pjesë t’u zbritet nga llogaria gjatë muajve kur nuk do të…

