Author: Hamdi Kumanova

Dje në ora 16:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në zonën e Bit Pazarit është gjetur vdekur A.Ç. (79) nga Republika e Turqisë, njofton MPB. “Vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës dhe me urdhr të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.

Lexo më Shumë

Pas 30 vitesh vendosim rend për funksionim të deponisë rajonale “Rusino”. Së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës – Bilall Kasami, të Mavrovë-Rostushës – Medat Kurtoski, të Zhelinës – Blerim Sejdini, ministrin e mjedisit Naser Nuredini dhe ambasadoren e Zvicrës – Veronik Ulman, pamë nga afër punimet që janë zhvilluar. Drejtori i Ndërmarrjes publike të rajonit të Pollogut “Rusino/Pollog” – Besim Dogani, na sqaroi në detaje punimet që janë zhvilluar dhe rendit që është vendosur. Mbi historinë e suksesit të arritur në “Rusino” dhe planet për në të ardhmen, vazhduam t’i shpalosim në punëtorinë e mbajtur për të diskutuar…

Lexo më Shumë

Qeveria sot shpalosi për televizionin Alsat shpenzimet që janë bërë nga zyrtarët gjatë pjesëmarrjes në panairin e verës në Beograd. Raporti është sipërfaqësor por me një shumë të madhe të shpenzimeve prej rreth 400 mijë eurove. Megjithatë në të nuk ka detaje mbi shumën e shpenzuar për akomodimin e zyrtarëve dhe udhëtimin e tyre në Serbi. “Sot isha i ftuar në Qeveri për të shqyrtuar raportin e shpenzimeve. Megjithatë nga sektori për financa na treguan një raport të Agjencisë që ka qenë e angazhuar për të organizuar aktivitetet. Në raport figuronin aktivitetet e realizuara, por jo edhe buxheti detal se…

Lexo më Shumë

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të shtunën nuk ka arritur të shterojë debatin për llogaridhënien e ministrave të kësaj partie në ekzekutiv. Ndonëse ministrat e BDI-së, përveç Bujar Osmanit, për disa orë raportuan në parti, në fund nuk pati asnjë epilog dhe u vendos që mbledhja të vazhdoj më 19 nëntor. Burime brenda BDI-së i thanë gazetës Lajm se, nënkryetari Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti, anëtari i Këshillit mbikëqyrës, Musa Xhaferi, kryetari i forumit rinor, Avni Rustemi, Nevzad Bejta, Florim Ramadani dhe funksionarë tjerë partiak kanë kritikuar ashpër punën e ministrave të BDI-së dhe nuk kanë miratuar…

Lexo më Shumë

REVIZIONI PARA QEVERISË, KOVAÇEVSKI VENDOS PËR FATIN E DREJTORËVE 15 ditë pasi Klan Maqedoni publikoi detaje që hapin dyshime se është keqpërdorur kujdestaria nga drejtoresha e Klinikës për fëmijë për të përfituar financiarisht, erdhi më në fund reagimi konkret nga ekzekutivi. ”Me siguri nëse evidentohet në bazë të raporteve se ka keqpërdorime dhe ka pas keqpërdorim në praktimin e marrëveshjes kolektive gjithsesi që pritet edhe shkarkime të drejtorëve” – tha Bekim Sali. ”Në bazë të atij raporti, besoj që në 48 orët e ardhshme do të mund të merrni përgjigje në pyetjen tuaj” – tha Kovaçevski. Edhe pse Kryeministri ka…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e quajti lajm të rremë deklaratën e VMRO-DPMNE-së se drejtori i protokollit që ka dhënë dorëheqje, do të shkojë për ambasador në Moskë, përcjell TV21. Osmani tha se këto dy ngjarje nuk kanë lidhje mes vete. “Ne duheshte të dërgojmë ambasador në Moskë diku në fillim të vitit, i kaloi të gjitha procedurat, por pastaj ndodhi agresioni në Ukrainë dhe ne vendosëm që të ulim nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe mos të dërgojmë ambasador, për shkak se ishte pa detyrë, e emërova si drejtor të protokollit dhe e kryente atë funksion…

Lexo më Shumë

Zëvendësdrejtori i Dretorisë së tëArdhurave Publike, Abdulselam Selami sot në kabonetin e tij ka pritur në takim pune përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tamm Tinna. Sipas Selamit gjatë këtij takimi me përfaqësuesen e FMN-së, Tamm Tinna që është me mision në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u konfirmua edhe njëherë përkrahja dhe ndihmu për Drejtorinë e të Ardhurave Publike në pjesën e reformave dhe prioritetet strategjike nga ana e FMN-së. Ky është statusi i plotë i Selamit në facebook: Tamm Tina përfaqesuesja e FMN, misionin e saj dyjavor e nisi me takimin në zyrën time për të biseduar rreth…

Lexo më Shumë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska ka reaguar pas deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, i cili mbrëmjen e djeshme në “Click Plus” në TV21 tha se kanë përkrahje edhe nga deputetë të VMRO-së për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Stojanovska thotë se Grubi nuk mund të sillet si profet dhe të tregojë se çfarë do të ndodhë me deputetët e koalicionit opozitar. “Artan Grubi është një perëndim i diellit, që është në përpjekje të pasuksesshme që ky perëndimi t’i zgjasë sa më shumë, kjo deklaratë është vetëm për shpëtim personal të tij, në drejtim për të dëmtuar VMRO-DPMNE-në,…

Lexo më Shumë

DOGANI: MBETURINAT MUND TË KTHEHEN NËSE S`KA MBËSHTETJE FINANCIARE Pas disa dekadave, për herë të parë, në Deponinë “Rusino” ku Komunat e Pollogut deponojnë mbeturinat, gjërat funksionojnë sic duhet. Vendi është I mbrojtur nga ujrat atmosferik, ka rojtarë kurse mbeturinat mbulohen. Por, për disa ditë, mijëra ton mbeturina sërish mund të paraqiten, nëse Komunat e Pollogut nuk I paguajnë detyrimet ndaj kësaj deponie. “Kjo duhet të mirëmbahet edhe mëtej, të jemi serioz dhe të paguhen detyrimet ndaj kësaj deponie, por edhe të kërkojmë mjete tjera financiare. Të kërkojmë nga deputetet tanë të votojnë ligjin për huamarrje me të cilën do…

Lexo më Shumë

Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura për projekt-versionin e Ligjit të ri për Kulturë, duke alarmuar se nuk janë të kyçur në grupet e punës, me cka sipas tyre, cënohen raportet e mira që me vite janë ndërtuar me Ministrinë e Kulturës. “Përmes procesit jotransparent, që në thelb nuk dallon shumë nga ligji skandaloz I vitit 2014, sinqerisht dhe publikisht pyesim nëse diksuh me qëllim në atë Ministri dëshiron të cënojë raportet e partneriteit dhe nëse dikush përmes këtij propozim ligji përpiqet ta sabotojë dialogun social” – tha Vera Atanasovska, sindikata për Kulturë. Ministria e…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton për një zënke familjare, me çrrastë një 57 vjeçar ka sulmuar fizikisht të motrën e tij. Pas denoncimit të rastit nga kjo e fundit, policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit. “Pesëdhjetë e shtatë vjeçarja nga Tetova, në SPB Tetovë, mbrëmë (01-nëntor) në ora 01:40 ka raportuar se në shtëpinë e tyre të përbashkët në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj 56 vjeçar E.R. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja dorëzoi propozim-ligj me të cilin kërkon heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore në fundjava. Sipas partisë opozitare, masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe efekti i tyre do të jetë i vonuar. Kjo parti njofton se ndërkohë do të propozojnë edhe ndryshim të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar për të hequr TVSH-në nga drunjtë për ngrohje dhe peletat, shkruan Alsat. “Me propozim-ligjin e VMRO-DPMNE-së, çdo fundjavë, deri sa zgjat gjendja e shpallur e krizës, gjegjësisht deri më 30 prill, kërkojmë të jetë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. Qeveria mundet dhe duhet të heqë dorë nga…

Lexo më Shumë