Author: Hamdi Kumanova

Shefi i protokolleve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut është dorëhequr për shkak të gabimeve me flamurin slloven. Skandali kishte ndodhur javë më parë, kur në një takim mes ministrit të jashtëm Bujar Osmani dhe ministres së jashtme sllovene, Tanja Fajon, protokolli kishte ngatërruar flamujt, në vend të atij slloven kishte vendosur flamurin sllovak, përcjell INA. Largimin e shefit të tij të protokollit e ka konfirmuar edhe ministri Osmani për televizionin TV24. (INA)

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se kanë arrestuat një shkupjan, i cili ka pranuar se ka kryer grabitje në tre barnatore, përcjell TV21. I njëjti dyshohet për vepra tjera penale, për të cilat MPB thotë se po punohet. “Më 31.10.2022, në ora 13:15 në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim pranë SPB-Shkup e kanë privuar nga liria S.P.(36) nga Shkupi. Ai dyshohet se gjatë muajit shtator dhe tetor të vitit 2022 ka kryer disa vepra penale, “grabitje” në barnatore në Shkup dhe një “vjedhje të rëndë” në tentativë në banesë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se LSDM nuk ka mbajtur asnjë premtim pasi që ra regjimi i Nikolla Gruevskit. Ja postimi i tij: “Regjimi i Gruevskit ra dhe LSDM erdhi në pushtet me premtimin, ndër të tjera, për kthimin e miliardave para të vjedhura, për rrënimin e të gjitha objekteve të ndërtuara me projektin “Shkupi-2014” dhe për publikimin dhe ndjekjen penale e të gjitha të dhënave kriminale të dalura nga përgjimet, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe Pribes. Sot jemi dëshmitar se edhe pas pesë viteve nuk është kthyer asnjë denar…

Lexo më Shumë

Vendimet shtetërore sjellin përfitime për qytetarët dhe ata mund t’i shohin dhe ndjejnë, tha sonte kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në forumin partiak në Dellçevë. Ai para qytetarëve të Dellçevës prezantoi masat e deritanishme të Qeverisë, politikat e ardhshme, si dhe konceptin për vizionin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. “Morëm vendime të vështira, shtetërore. Përfitimet e atyre vendimeve shtetërore tashmë mund të shihen dhe ndjehen nga të gjithë ne, i gjithë opinioni, të gjithë qytetarët. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë larg, vetëm në pesë ditët e fundit do të përmend disa gjëra të rëndësishme në lidhje me…

Lexo më Shumë

SHA EMV nga “Makpetrol” ka siguruar gaz natyror për gjysmën e parë të këtij muaji për Ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” dhe për tërë muajin për KOGEL në filialin “Energetika”. Nuk është bërë blerje për TE-TO, e cila për muajin nëntor ka siguruar gaz për mënyrën e funksionimit të saj, por duhet të hyjë në sistemin e energjisë termike për Qytetin e Shkupit. “SHA EMV do të furnizojë gaz natyror nga “Makpetrol” për ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” për periudhën nga 1 deri më 15 nëntor dhe për KOGEL në filialin “Energjetikë” për periudhëm nga data 1 nëntor deri më 30. njoftojnë…

Lexo më Shumë

Disa kompani në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Maqedoninë e Veriut kanë përfituar miliona euro përmes Agjencisë shtetërore të pagesave, gjegjësisht Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Këto fonde janë siguruar përmes programit MD të kësaj Agjencie, pra bëhet fjalë për para nga programi IPARD, në të cilin një pjesë të vogël ka edhe shtetit, përcjell INA. Kompania që kryeson me shumën më të madhe është “Xhanviki” nga Petroveci i Shkupit, që në fund të shtatorit ka marrë 2.2 milionë euro. Ajo merret me përpunimin, prodhimin dhe tregtimin me shumicë të frutave dhe perimeve, si…

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentarë njëherë edhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në emisionin “Klan Debat”, sonte ka debatuar me kolegët e tij deputet nga rradhët e partive tjera shqiptare. Duke folur për heqjen e termit “20%” nga Kushtetuta deputeti Ademi ka thënë se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shquhet për unifikim. Duke shtuar se ka bërë disa herë kërkesa për unifikim. “Kryetari i BDI-së, Ahmeti shquhet për unifikim të shqiptarëve. Që para themelimit të BDI-së ka qenë faktorë i unifikimit të shqiptarëve. Shpesh herë ai ka ftuar që të unifikohen partitë politike që duan ta sfidojnë BDI-në…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdoj seanca e 88-të, ku mes tjerash, në rend të ditës janë edhe ligjet e lidhura me masat për ballafaqim me pasojat nga kriza energjetike dhe ligjet për shoqata dhe fondacione dhe partitë politike. Në rend dite të seancës plenare është edhe projektligji për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballimin e krizës energjetike, me procedure të shkurtuar.

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Muhtar Tleuberdi, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Shkup, Tleuberdi pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski si dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Lexo më Shumë

E diMë që Çdo cent  KA VLERË ! Ria Money Transfer: 50 % Zbritje për të gjitha Dërgesat e Parave  nga Maqedonia e Veriut Ria Money Transfer është lidere e njohur financiare e specializuar në transferat ndërkombëtare të parave që nga viti 1987 Ne e dimë se çdo cent ka vlerë ! Kjo është arsyeja pse Ria Money Transfer ofron një zbritje prej 50% për klinetët e rinj për  të gjitha dërgesat e Parave nga Maqedonia e Veriut në mbarë botën, gjegjësisht një zbritje prej 20% për të gjitha dërgesat e Parave…

Lexo më Shumë

Disa në këmbë, disa me makinë të shoqëruar nga prindërit ndërsa shumë nxënës të tjerë të Vizbegut përdorën shërbimin taksi për të mbërritur në mësim në shkollat fillore të komunës së Çairit pasi kjo e fundit ndërpreu transportin e organizuar. Nxënësit thonë se mungesa të transportit ka shpesh herë dhe shkakton edhe humbje të orëve nga mësimi. “Kam ardhur me makinë, më solli babi, shumë keq që nuk ka transport për në shkollë. Për tjerat ditë si do t’ia bësh? Nuk e di, shumë keq, ndoshta me taksi ose me autobusin numër 9, duhet të ecim në këmbë, shumë keq…

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët kundështon njoftimet e qeverisë për rritje të çmimit të participimit gjatë kontrolleve në spitaliet publike. Bekim Tateshi nga kjo parti kërkoj që qeveria të heq plotësisht pagesën e participimit. ‘‘Aleanca për Shqiptarët propozon këto masa anti-krizë në shëndetësi: – Qeveria të bëj kontroll rigoroz për korrigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese; – Të riintegrohet Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup dhe – Të riintegrohen spitalet e përgjithshme me shtëpitë e shëndetit nëpër të gjitha qytetet e shtetit’‘ – deklaron Bekim Tateshi, departamenti për shëndetësi – ASH. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë