Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për shqiptarët kundështon njoftimet e qeverisë për rritje të çmimit të participimit gjatë kontrolleve në spitaliet publike. Bekim Tateshi nga kjo parti kërkoj që qeveria të heq plotësisht pagesën e participimit. ‘‘Aleanca për Shqiptarët propozon këto masa anti-krizë në shëndetësi: – Qeveria të bëj kontroll rigoroz për korrigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese; – Të riintegrohet Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup dhe – Të riintegrohen spitalet e përgjithshme me shtëpitë e shëndetit nëpër të gjitha qytetet e shtetit’‘ – deklaron Bekim Tateshi, departamenti për shëndetësi – ASH. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Si rezultat i ndryshimeve dhe plotësimeve të fundit të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjit për Nëpunësit Administrativë, Projekt-versionet e të cilëve janë publikuar në Regjistrin Unik Nacional Elektronik (ENER) në shtator të këtij viti, sot e realizuam Diskutimin Publik në lidhje me këto dy ligje. Diskutimi publik rezultoi me një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, në mesin e të cilëve kishte përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të organizatave ndërkombëtare, të sektorit civil, të akademive dhe të sindikatave. ,,Ndryshimet e kryera në këto dy ligje i referohen tejkalimit të problemeve në këndvështrim të praktikave të deritanishme, thjeshtësimit…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar se inspektorati komunal, ka filluar me prishjen e objekteve pa leje në “Kodër të Diellit”. Sipas Kasamit, ky aksion është në të mirën e përgjithshme, duke apeluar deri tek të gjithë qytetarët kur të ndërtojnë, të ndërtojnë sipas ligjeve dhe konform rregullorëve për ndërtim. Ja postimi i Kasamit: “REND, SIGURI dhe LIGJ U zotuam që para marrjes së mandatit, se do ta ç’lirojmë qytetin nga uzurpatorët të cilët kanë uzurpuar hapësirat publike, thuajse në çdo pjesë të qytetit. Andaj, sot në Kodër të Diellit, Inspektoriati komunal ka kryer…

Lexo më Shumë

Për të paktan 10% pritet të ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë, pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për subvencionimin e faturave të rrymës të prodhuesve të ushqimit. Rrymë më të lirë do të paguajnë edhe shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ndërmarrjet publike për furnizim me ujë dhe të ujërave të zeza. Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtë e ka njoftuar në ceremoninë ne Dellçevë, ku ka filluar ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujit, me mjete vetanake, por edhe me grant nga Zvicra. Kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë do të paguajnë rrymë me çmim 80 euro për megavat…

Lexo më Shumë

Shoqata për Hulumtime dhe Analiza “ZMAI” prezantoi Raportin për hapjen e proceseve buxhetore komunale, indeksin e hapjes së komunave për vitin 2021 dhe analizën krahasuese të hapjes së komunave në proceset buxhetore. Raporti është bazuar në transparencë, përfshirje në drejtësi dhe llogaridhënie. Sipas këtij raporti, Komuna e Gostivarit është më së miri  e ranguar për llogaridhënie ndër komunat që udhëhiqen nga kuadro shqiptare, duke lënë pas të gjitha komunat urbane që udhëhiqen nga kuadrot shqiptare si Komunën e Çairit 49 vende, Strugën 50 vende, Sarajin 34 vende dhe  Dibrën me 19 vende. Vlera e indeksit për secilën komunë në Republikën…

Lexo më Shumë

Gazetari i portalit të njohur të lajmeve “Tetovasot” është sulmuar në detyrë të hënën në mesditë në Shkollën e Mesme të Gjimnazit 7 Marsi në Tetovë. Rasti është paraqitur edhe tek organet e rendit që kanë qenë në vendngjarje. Për sulmin po ashtu ka edhe një video incizim si dëshmi e kësaj ngjarje të ulët të një sulmi ndaj një gazetari dhe medias së lirë. Gazetari Ademi u shpreh se dhuna ndaj mediave nuk do të ju shpie atje ku mendoni. Para pak çastesh në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë me dhunë më është marrë telefoni dhe të gjitha mjetet…

Lexo më Shumë

Reformat e zbatuara nga Qeveria dhe Ministria e Financave në financat publike janë në linjë me arritjen e progresit në integrimet evropiane. Me nisjen e negociatave dhe fillimin e procesit skrining, reformat zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar. Ministria e Financave tashmë është duke përgatitur planin aksional për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE), por po punohet edhe mbi zbatimin në praktikë të këtyre reformave që tashmë janë theksuar në Raportin e KE-së, siç është Ligji i Buxheteve. Sot, në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me ambasadorin evropian David Geer u konfirmuan përpjekjet e…

Lexo më Shumë

Në këtë moment zgjedhjet absolutisht nuk janë prioritet, këtë e tha sot mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski në Dellçevë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se shteti për momentin duhet ta fokusojë të gjithë energjinë drejt përfundimit të procesit të skriningut, por edhe të ballafaqimit me krizën ekonomike dhe energjetike. “Zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt, në vitin 2024, për momentin shteti është drejtuar para krizës së madhe ekonomike dhe energjetike, megjithatë edhe para nesh është procesi i skriningut me BE-në. Kështu që të gjitha resurset e shtetit, të gjitha kapacitetet në Kuvend, në Qeveri, por edhe jashtë kësaj, akademia,…

Lexo më Shumë

DIMITRIJEVSKI: BORXHI I NQP NDAJ KOMPANISË “MAKEXPRESS” ËSHTË MBI 30 MILIONË DENARË. Ndërmarrja Publike e Transportit “Shkup” sot ka inkuadruar numër shtesë të autobusëve për të mbuluar linjat në të cilat nuk lëvizin autobusët privatë nga “Makeexpress”, për shkak të borxhit që Ndërmarrja e Transportit Publik ka ndaj tyre. Bëhet fjalë për linjat 19, 20, 52, 54 dhe 22 që transportojnë pasagjerë nga Shuto Orizari, Volkova dhe Idrizova. “NQP “Shkup” nga mëngjesi i sotëm inkuadroi autobusët e veta në linjat që i shërbente “Makeexpress”. Banorët e Shkupit nuk kanë mbetur pa transport në linjat me të cilat operon transportuesi privat…

Lexo më Shumë

Botuesi i portalit Ina, ka pyetur aktivistët e BDI-së dhe drejtuesit e kësaj partie, se pse në kryesi të BDI-së është vetëm një anëtar nga qyteti i Kumanovës, transmeton Almakos. “ Pse Kumanova me vetëm 1 anëtar në kryesi të BDI-së,  dhe pa asnjë drejtues të sekretariateve, derisa nga komunat e tjera nga 4 ,5 e 6 veta. Kërkush nuk flet e debaton?! Nëse Ali Ahmeti paska mbajt kallash në 2001, atëherë kjo zonë e pagoi një pjesë të madhe të faturës dhe çka nuk përjetoi?”, shkruan Naser Pajaziti./Almakos/

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, edhe njëherë sot ka përsëritur qëndrimin se zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend nuk janë të nevojshme sidomos në kohë të krizës energjetike dhe ekonomike. Ai tha se zgjedhje do të ketë në vitin 2024. “Zgjedhjet do të jenë në termin e rregullt në vitin 2024. Në këtë moment shteti gjendet para një krize të madhe ekonomike dhe energjetike, por para nesh është edhe procesi i skriningut me BE, kështu që të gjitha resurset e shtetit dhe të gjitha kapacitetet e Kuvendit, Qeverisë dhe jashtë saj, duhet të jemi të fokusuar dhe energjinë ta drejtojmë që sa…

Lexo më Shumë

Nga sot ka filluar pagesa në etapa e pensioneve për muajn Tetor, të cilat vazhdojnë të paguhen parakohe, njofton Ministria për punë dhe poltikë Sociale. Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në 4 grupe, sipas vlerës së pensionit. Për pensionistët që marrin pensione deri në 11.000 den pagesa do të realizohet sot, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të paguhen pensionet në vlerë nga 11.000 den deeri në 14.000 mi deb. Të mërkurën do të vazhdoj pagesa e pensioneve në vlerë nga 14.001 den deri në 18.000, dhe…

Lexo më Shumë