Dennis McGrory, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa ka përfituar një gjykim të shkurtuar prej 25 vjetësh burg për vrasjen dhe përdhunimin e adoleshentes, Jacqueline Montgomery në vitin 1975.
Ai u lirua nga akuzat gati gjysmë shekulli më parë, por u shpall fajtor pas një gjyqi të dytë pasi u gjetën prova të reja të ADN-së. Tani në mesin e të shtatëdhjetave dhe i dënuar me të paktën 25 vjet e 126 ditë, ai ka të ngjarë të vdesë në burg.
McGrory, një pijanec i dhunshëm, ishte 28 vjeç kur përdhunoi dhe vrau 15-vjeçaren në shtëpinë e saj në Islington, në veri të Londrës. Ai ishte i zemëruar dhe kërkonte partneren e tij të larguar Josie, tezen e Jaqueline. Ishte babai i kësaj të fundit që gjeti trupin e pajetë të së bijës në banesë.
E mitura ishte përdhunuar, goditur me thikë në mes të shpinës, zemrës dhe diafragmës, dhe ishte mbytur me kordonin e një shufre të hollë hekuri që iu gjet rreth qafës.
Vrasësi fillimisht pretendoi se ishte sulmuar dhe rrahur nga katër të panjohur natën e vrasjes dhe nuk kishte qenë në shtëpinë e Jacqueline.
Por prokuroria tha se ato ishin lëndime të shkaktuara kur viktima u përpoq ta luftonte.
Juristët në Gjykatën e Kurorës së Huntingdonit iu deshën vetëm tre orë për ta shpallur atë fajtor për përdhunim dhe vrasje.
/Gazeta Express