Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska ka reaguar pas deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, i cili mbrëmjen e djeshme në “Click Plus” në TV21 tha se kanë përkrahje edhe nga deputetë të VMRO-së për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Stojanovska thotë se Grubi nuk mund të sillet si profet dhe të tregojë se çfarë do të ndodhë me deputetët e koalicionit opozitar. “Artan Grubi është një perëndim i diellit, që është në përpjekje të pasuksesshme që ky perëndimi t’i zgjasë sa më shumë, kjo deklaratë është vetëm për shpëtim personal të tij, në drejtim për të dëmtuar VMRO-DPMNE-në,…
Author: Hamdi Kumanova
DOGANI: MBETURINAT MUND TË KTHEHEN NËSE S`KA MBËSHTETJE FINANCIARE Pas disa dekadave, për herë të parë, në Deponinë “Rusino” ku Komunat e Pollogut deponojnë mbeturinat, gjërat funksionojnë sic duhet. Vendi është I mbrojtur nga ujrat atmosferik, ka rojtarë kurse mbeturinat mbulohen. Por, për disa ditë, mijëra ton mbeturina sërish mund të paraqiten, nëse Komunat e Pollogut nuk I paguajnë detyrimet ndaj kësaj deponie. “Kjo duhet të mirëmbahet edhe mëtej, të jemi serioz dhe të paguhen detyrimet ndaj kësaj deponie, por edhe të kërkojmë mjete tjera financiare. Të kërkojmë nga deputetet tanë të votojnë ligjin për huamarrje me të cilën do…
Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura për projekt-versionin e Ligjit të ri për Kulturë, duke alarmuar se nuk janë të kyçur në grupet e punës, me cka sipas tyre, cënohen raportet e mira që me vite janë ndërtuar me Ministrinë e Kulturës. “Përmes procesit jotransparent, që në thelb nuk dallon shumë nga ligji skandaloz I vitit 2014, sinqerisht dhe publikisht pyesim nëse diksuh me qëllim në atë Ministri dëshiron të cënojë raportet e partneriteit dhe nëse dikush përmes këtij propozim ligji përpiqet ta sabotojë dialogun social” – tha Vera Atanasovska, sindikata për Kulturë. Ministria e…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton për një zënke familjare, me çrrastë një 57 vjeçar ka sulmuar fizikisht të motrën e tij. Pas denoncimit të rastit nga kjo e fundit, policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit. “Pesëdhjetë e shtatë vjeçarja nga Tetova, në SPB Tetovë, mbrëmë (01-nëntor) në ora 01:40 ka raportuar se në shtëpinë e tyre të përbashkët në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj 56 vjeçar E.R. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk
VMRO-DPMNE-ja dorëzoi propozim-ligj me të cilin kërkon heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore në fundjava. Sipas partisë opozitare, masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe efekti i tyre do të jetë i vonuar. Kjo parti njofton se ndërkohë do të propozojnë edhe ndryshim të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar për të hequr TVSH-në nga drunjtë për ngrohje dhe peletat, shkruan Alsat. “Me propozim-ligjin e VMRO-DPMNE-së, çdo fundjavë, deri sa zgjat gjendja e shpallur e krizës, gjegjësisht deri më 30 prill, kërkojmë të jetë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. Qeveria mundet dhe duhet të heqë dorë nga…
Kultura duhet t’i avancojë marrëdhëniet dypalëshe, porositi ambasadori çek në vend Jarosllav Ludva, vendi i të cilit aktualisht është kryesues me Bashkimin Evropian. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për klubet e sapoformuara në Manastir, Ohër dhe Bllagoevgrad ai përsëriti se marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore janë kyçe për anëtarësim në BE, shkruan Alsat. “Aktivitetet kulturore duhet t’i lehtësojnë marrëdhëniet e jo të bëjnë presion shtesë. Për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të keni marrëdhënie të mira ndër fqinjësore. Republika çeke disa herë ka përsëritur qëndrimin se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese dhe këtë…
Shoqata për Hulumtime dhe Analiza “ZMAI” prezantoi Raportin për hapjen e proceseve buxhetore komunale, indeksin e hapjes së komunave për vitin 2021 dhe analizën krahasuese të hapjes së komunave në proceset buxhetore. Raporti është bazuar në transparencë, përfshirje në drejtësi dhe llogaridhënie. Sipas këtij raporti, Komuna e Vrapçishtit është më së miri e ranguar për llogaridhënie ndër komunat që udhëhiqen nga kuadro shqiptare, duke lënë pas të gjitha komunat rurale që udhëhiqen nga kuadrot shqiptare si Komunën e Haraçinës 32 vende, Bogovinën 18 vende, Tearcën 13 vende, Sarajin 12 vende, Likovën me 11 vende si dhe Zhelinën 10 vende. Vlera…
Elektrodistribuimi hapi zyrë të re të pranimit për konsumatorët e Radovishit, ndërsa ekzistuesja në Kriva Pallankë është rinovuar dhe zhvendosur në lokacion të ri. Dy zyrat e reja të pranimit nga sot janë të vendosura në funksion të shërbimit të konsumatorëve. Përveç shërbimeve ekzistuese në zyrat e pranimit të Elektrodistribuimit, si risi janë futur kartelat për paraqitjen e gjendjes së konsumit nga orëmatësi, të cilat pas plotësimit vendosen në kuti të veçantë për ta. Me këtë, për konsumatorët janë krijuar kushte që të shmangin pritjen në rradhë, e njëkohësisht mënjanohet edhe nevoja e pranisë fizike personale të kërkuesit si…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ka ripërsëritur premtimin e tij se ushqim, ngrohje dhe rrymë do të ketë për çdo familje. Sipas tij qeveria është fokusuar në investimet në sektorin energjetik, që më lehtë të përballet me krizën energjetike. “Kam premtuar dhe do ta realizojmë këtë premtim, se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për çdo familje. Qeveria është e fokusuar në investimet në sektorin energjetik. Kemi rritur prodhimin e energjisë elektrike që të plotësojmë nevojat e konsumatorëve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.
Për maskaradën dhe kaosin e krijuar me ndriçimin publik të pushtetit vendor (komunat) Gjatë këtij viti janë të shumta daljet publike në opinion nga ana e ASH ku temë diskutimi ka qenë pikërisht energjia elektrike, janë propozuar, sugjeruar, është diskutuar e debatuar shumë lidhur me këtë temë, por nga ana tjetër qeveria aktuale dhe KRRE ( komisioni rregullator i energjisë), pos në disa raste, nuk e ka parë të arsyeshme që ti shfrytëzojë e ti bëjë pjesë të ligjeve e të masave antikrizë propozimet e sugjerimet tona . Sot jemi dëshmitarë të një paaftësie dhe të një keqmenaxhimi total me…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i pyetur nga gazetari i Alsat, Adnan Qaili rreth skandalit në Onkologji, tha se ka kërkuar raport nga ministri i Shëndetësisë, dhe në bazë të atij raporti në afat prej 48 orëve do të mund të marrim përgjigje, shkruan Alsat. “Kam dëshmuar se nuk jam person shumë tolerant, dhe se në bazë të fakteve i sjell vendimet. Kam kërkuar nga ministri i shëndetësisë që të përgatis raport lidhur me dy klinika dhe në bazë të atij raporti në afat prej 24 orëve do të mund të merrni përgjigje në pyetjen tuaj”, u përgjigj Kovaçevski. /Alsat.mk…
Nga VMRO-DPMNE thonë se shefi i protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk është dorëhequr për shkak të ngatërrimit të flamurit të Sllovenisë me atë të Sllovakisë, por për shkak se i njëjti është avancuar si ambasador në Moskë, përcjell TV21. Këto reagime të VMRO-së vijnë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmjen e djeshme deklaroi se shefi i protokollit ka dhënë dorëheqjen për shkak të gabimit. “Bujar Osmani nuk e tha të vërtetën kur bëri të ditur se drejtori i protokollit ka dhënë dorëheqje për shkak të flamurit të gabuar gjatë vizitës së ministres së Jashtme…

