Author: Hamdi Kumanova

Problemi me qentë endacakë në Tetovë vazhdon të shkaktojë telashe të mëdha për qytetarët. Ditëve të fundit vazhdimisht publikohen pamje nga sulmi i qenve endacak ndaj banorëve. Mbrëmë Visar Salihi ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shihet se është sulmuar. Ai ka shkruar se videon e ka realizuar duke shkuar në shtëpi. Ndryshe, para disa muajve Komuna e Tetovës nënshkroi marrëveshje me shoqatën “Amos Pet” për të zgjidhur problemin me qentë endacak. Por me këtë marrëveshje nuk është zgjidhur përfundimisht problemi, pasi ata do të trajtojnë vetëm 82 qenë, që është rreth 20% nga numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje në samitin në Berlin, i cili fillon më 3 nëntor. Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, njoftuan zyrtarë të Qeverisë gjermane. Një zyrtar qeveritar në Berlin i tha Reuters-it se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit, ku edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave ndëretnike të viteve ‘90, tensionet nuk ka përfunduar. Siç shpjegoi ai, qëllimi është që Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin…

Lexo më Shumë

Me rishpërndarjen e mjeteve të buxhetit SHA EMV dje mori 61 milionë euro për prodhimtarinë vendore të energjisë dhe për tejkalimin e pasojave nga kriza energjetike, ndërsa SHA MEPSO filloi procesin e digjitalizimit të rrjetit përçues, me investim fillestar prej rreth pesë milionë euro. Nga Qeveria theksojnë se në kushte të krizës aktuale energjetike është veçanërisht e rëndësishme qëndrueshmëria e transmetimit të të dhënave, si dhe investimet në gjithë sektorin energjetik. Pajisjet më të fundit të telekomunikacionit tashmë në funksion në SHA MEPSO duhet të sigurojnë transmetim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe të saktë të të dhënave, shpërndarje të pandërprerë…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23 deri në 28 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do t’u dërgojë ftesë partive politike parlamentare për takim të liderëve, në të cilën do të diskutohet për të ardhmen evropiane të vendit dhe për vendimet që duhet të merren në periudhën e ardhshme në Kuvend me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror. Takimi është paraparë të mbahet të hënën, më 7 nëntor, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Takimi i thirrur nga kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme…

Lexo më Shumë

Kompania serbe për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave “Bard-Kop” DO nga Beogradi u bë pronari i katërt më i madh i aksioneve në gjigantin e ndërtimit, kompaninë “Granit” në Maqedoninë e Veriut. Ky është informacioni i fundit që është publikuar nga Depozita Qendrore e Letrave me Vlerë pas tregtimit intensiv me aksionet e “Granit” në periudhën e kaluar, përcjell portali Faktor. Ligjërisht, lejohet vetëm deklarimi i pronarëve të kapitalit mbi 5 për qind në shoqëritë tregtare dhe me ndryshimin e fundit nga e hëna është evidentuar se “Bard-Kop” Doo është pronar i 5.06 për qind të aksioneve. Pronarët tjerë me…

Lexo më Shumë

Vendosja e paneleve fotovoltaike në tokë bujqësore nga klasa e pestë deri në klasën e tetë është paraparë me ndryshimet në Ligjin për tokën bujqësore, të cilat janë në procedurë përfundimtare. Siç shihet në platformën ENER, tashmë është përgatitur Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore. “Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Tokën Bujqësore janë në drejtim të përshtatjes së zgjidhjeve ligjore ekzistuese që rregullojnë këtë çështje, por në të njëjtën kohë futjes së koncepteve të reja në ligj si dhe dhënies së mundësisë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë. dhe Menaxhimin e Ujërave ta disponojnë dhe ta japin…

Lexo më Shumë

LSDM përmes një komunikate thekson sot se Hristijan Mickoski prej muajsh po frikëson opinionin me mungesën e supozuar të energjisë për sektorin e brendshëm të energjisë. “Mickoski qysh vitin e kaluar ka gënjyer se thëngjill ka edhe dy ditë, dhe prej atëherë kanë kaluar gati 400 ditë, ka mjaft thëngjill dhe termocentralet kanë rritur prodhimin për 25 për qind. Mickoski me muaj të tërë ka kërkuar gaz për të gjithë sezonin e ngrohjes, në kohën kur çmimet e kësaj energjie po thyenin rekorde. Tashmë çdo muaj çmimi i gazit po bie dhe blerja e gazit për periudha më të shkurtra…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme nga Kazakistani, Mukhtar Tleuberdi, ka vizituar Maqedoninë e Veriut, duke realizuar sot takime me krerët institucional, transmeton Portalb.mk. “U përshëndet vendimi për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023. Kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale, forcimi i bashkëpunimit dhe afrimi i mëtejmë i popujve të vendeve tona”, sqaroi ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, pas vizitës me Tleuberdin. Ai njoftoi që kjo është vizita e parë zyrtare këtu. “Në takim u vlerësua që dy shtetet kanë ndërtuar raporte miqësorë në frymën e mirëkuptimit, duke u…

Lexo më Shumë

Me kursime në buxhet dhe rishpërndarje mes shfrytëzuesve buxhetorë, siguruam 3.75 miliardë denarë mjete shtesë (61 milionë euro) për ballafaqimin e krizës energjetike, resprektivisht mjete për EMV-në, për prodhimin vendas të energjisë dhe tejkalimin e pasojave të krizës energjetike. Kjo, siç theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në Kuvend është paraparë me Propozim vendimin për rishpërndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve, i cili u miratua sot në Kuvend. Me këtë vendim rishpërndahen gjithsej 5.15 miliardë denarë, të cilat janë siguruar në bazë të kursimeve në zërat buxhetorë jo prioritar dhe ku ka realizim…

Lexo më Shumë

Është arritur zgjidhje për rreth 500 nxënës të lagjes Vizbeg të Shkupit, të cilët në mungesë të shkollës janë të detyruar që të ndjekin mësimin në shkolla të ndryshme të komunave të Shkupit : Butel, Çair dhe Shuto Orizarë përcjell KlanM. Një gjë të tillë e konfirmojnë nga Ministria e Arsimit ku thonë së është arritur zgjidhje për nxënësit e kësaj lagje nga ku Komuna e Butelit dhe ajo e Çairit do të vazhdojnë të financojnë transportin për nxënësit të cilët mësojnë në këto komuna deri në fund të vitit. “Në takimin koordinues të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për “HardTalk” për BBC-në, ka diskutuar me Stiven Sakr për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, pasojat e agresioni ushtarak kundër Ukrainës, si dhe kriza botërore energjetike. “Bashkimi Evropian ka nevojë për Maqedoninë e Veriut, ka nevojë që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Me situatën e re gjeostrategjike që kemi në Evropë dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe pas të gjitha sfidave të sigurisë, energjisë dhe ekonomisë që janë shfaqur në Evropë, është e…

Lexo më Shumë