PRITET NJË VIT E GJYSMË PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMEVE TË KODIT PENAL Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) sot mbajtën konferencë për media para Kuvendit të RMV-së, me rastin e 2 Nëntorit, Ditës ndërkombëtare për dhënie funt të mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve. Miratimi i menjëhershëm i ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilat do të mundësojnë mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve të medias, pasi sulmet ndaj tyre do të trajtoheshin sipas detyrës zyrtare nga prokuroria dhe institucionet, kërkuan nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata…
Author: Hamdi Kumanova
-Në këto rrethana, nuk ka ndryshim të Kushtetutës, kjo është temë që polarizon dhe nuk bashkon, tha sot kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili tha se ende nuk ka marrë ftesë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski për takim të liderëve, përcjell TV21. Mickoski tha se pret që në takim të flitet për krizën energjetike dhe ekonomike, e jo për ndryshimet kushtetuese. “Ende nuk kemi marrë ftesë. Nuk e dimë formatin e takimit të liderëve. Nuk e dimë përmbajtjen dhe temat për të cilat do të flitej, por këshilla ime deri tek Qeveria dhe Kovaçevski është që nëse ndodh ky takim,…
Qeveria e RMV-së informon se në mbledhjen e sotme miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peleta për ngrohje. Çmimet më të larta për dru zjarri nga dushku dhe ahu janë përcaktuar deri në 4.500,00 denarë për metër katror (m²) ose deri në 6.429,00 denarë për metër kub (m3). Çmimi më i lartë i peletave për dru zjarri është caktuar deri në 27 denarë për kilogram. Çmimi i mallit përfshin TVSH-në dhe transportin. Çmimet më të larta të mallrave nga ky vendim…
ÇMIMI MË I LARTË I DRUNJVE PËR NGROHJE 4.500 – 6.429 DENARË PËR METËR KUB Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 98-të miratoi Projektbuxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, të propozuar nga Ministria e Financave. Buxheti nga ana e shpenzimeve pritet të jetë 324,8 miliardë denarë, të hyrat parashihen të jenë 282,05 miliardë denarë, ndërsa deficiti 42,75 miliardë denarë. Në seancë u miratua edhe Projektligji për ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023. Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar Vendim për përcaktimin…
Deri të premten moti do të jetë i qëndrueshëm. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 35 litra në metër 2), njoftoi DPHM. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulet. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 1 deri në 13, ndërsa ato maksimale deri të premten do të arrijnë 23, ndërsa gjatë fundjavës deri 16 gradë.
Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që subvencioni ditor i vaktit ushqimor të rritet për 40 denarë, përcjell TV21. Nga kjo parti gjithashtu kërkojnë që edhe nxënësit e shkollave të mesme të marrin ndihmë financiare për ushqim deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm. “Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do ta dorëzojmë Ligjin subvencionim të vaktit ushqimor për studentët, me të cilin kërkojmë rritjen e subvencionit nga 120 në 160 denarë dhe pagesën e mjeteve sipas të njëjtit parim si vitin e kaluar. Përveç studentëve, edhe gjimnazistët, duhet të kenë mbështetje adekuate financiare dhe për ta kërkojmë 3000…
Një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (u.d.) dr. Arben Taravari, i shoqëruar nga z.Isen Shabani – kryetar i Komunës së Vrapçishtit dhe znj.Ilire Dauti, deputete në kuvendin e RMV-së, u pritën në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë – z.Edi Rama. Në fillim të takimit, ata përgëzuan Kryeministrin Rama për lidershipin e dëshmuar nga Republika e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar si Kryesuese e OSBE-së dhe si anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, ku Tirana ka luajtur rol vendimtar në rezolutat e ndryshme ndërkombëtare kundër agresionit rus ndaj Ukrainës. Kryetari Taravari shprehu bindjen se ky…
Policia gjatë mbrëmjes së djeshme ka kapur rreth 67 kg marihuanë në vlerë të 250.00 eurove, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se droga është kapur në një automjet që është ndaluar rreth orës 15:30 në pikën pagesore “Otovica”, e që më pas gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar “Bllacë” është zbuluar i ashtuquajturi bunker brenda veturës, ndërsa droga kishte për destinacion përfundimtar Turqinë. “Rreth orës 15:30 në vendkalimin e pagesës Otovica, në drejtim të Shkupit, kanë ndaluar automjetin e tipit “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.J.(46) nga Shkupi. Nën dyshimin se automjeti po transportonte lëndë narkotike, është…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 171 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 3 për mos regjistrim të veturave si dhe 3 gjoba të tjera për motoçiklistët. MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë…
Problemi me qentë endacakë në Tetovë vazhdon të shkaktojë telashe të mëdha për qytetarët. Ditëve të fundit vazhdimisht publikohen pamje nga sulmi i qenve endacak ndaj banorëve. Mbrëmë Visar Salihi ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shihet se është sulmuar. Ai ka shkruar se videon e ka realizuar duke shkuar në shtëpi. Ndryshe, para disa muajve Komuna e Tetovës nënshkroi marrëveshje me shoqatën “Amos Pet” për të zgjidhur problemin me qentë endacak. Por me këtë marrëveshje nuk është zgjidhur përfundimisht problemi, pasi ata do të trajtojnë vetëm 82 qenë, që është rreth 20% nga numri i përgjithshëm…
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje në samitin në Berlin, i cili fillon më 3 nëntor. Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, njoftuan zyrtarë të Qeverisë gjermane. Një zyrtar qeveritar në Berlin i tha Reuters-it se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit, ku edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave ndëretnike të viteve ‘90, tensionet nuk ka përfunduar. Siç shpjegoi ai, qëllimi është që Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin…
Me rishpërndarjen e mjeteve të buxhetit SHA EMV dje mori 61 milionë euro për prodhimtarinë vendore të energjisë dhe për tejkalimin e pasojave nga kriza energjetike, ndërsa SHA MEPSO filloi procesin e digjitalizimit të rrjetit përçues, me investim fillestar prej rreth pesë milionë euro. Nga Qeveria theksojnë se në kushte të krizës aktuale energjetike është veçanërisht e rëndësishme qëndrueshmëria e transmetimit të të dhënave, si dhe investimet në gjithë sektorin energjetik. Pajisjet më të fundit të telekomunikacionit tashmë në funksion në SHA MEPSO duhet të sigurojnë transmetim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe të saktë të të dhënave, shpërndarje të pandërprerë…

