Author: Hamdi Kumanova

Qeveria ka katër fotografë dhe tre kameramanë, plus çdo ministër ka personin e tij që e fotografon në evente zyrtare, konferenca shtypi, pritje, udhëtime dhe takime. Në profilet në Facebook, Instagram dhe Twitter të Qeverisë, Kryeministrit, Ministrave dhe Ministrive, çdo ditë publikohen disa galeri me foto të aktiviteteve të tyre, e ndonjëherë dalin edhe foto paparaco, se gjoja kryeministri ha tost, ministrat fluturojnë me fluturime komerciale, shëtisin rastësisht nëpër qytet dhe të ngjashme, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. Të njëjtat foto dërgohen edhe në media së bashku me një kumtesë. Gjithashtu, Qeveria dhe disa ministri dërgojnë video materiale të ngjarjes ku…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme miratoi propozim-buxhetin për vitin 2023, Buxheti nga ana e shpenzimeve pritet të jetë 324,8 miliardë denarë, të hyrat të jenë 282,05 miliardë denarë, kurse deficiti vlerësohet në 42,75 miliardë denarë. Sipas projektimit, në 2023-tën parashihet nivel rekord i investimeve kapitale prej 795 milionë eurove, ose për 52,3% më shumë në krahasim me këtë vit. Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një shkrimi njoftoi se mes tjerash janë paraparë 187 milionë euro për autostradën Shkup-Bllacë, ndërsa për spitalin e Kërçovës janë paraparë 60 milionë denarë. “Buxheti për vitin 2023, mes tjerash, parasheh:250 milionë euro për Korridorin 8 dhe…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Piperevo të Strumicës ka privuar nga liria 45 vjeçarin S.M. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore e Strumicës. “Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Alarmet ditore për bomba në shkollat ​​e mesme të kryeqytetit nuk lënë askënd indiferent. Paraqitet një ndjenjë frike dhe stresi, para së gjithash tek vetë fëmijët, por edhe tek stafi mësimdhënës që janë përgjegjës për fëmijët gjatë kohës që janë në shkollë. Me qëllim për të tejkaluar këtë destabilizim që po ndodh aktualisht, sociologia prof. dr. Tatjana Stojanoska – Ivanova në një prononcim për MIA-n thotë se është e nevojshme që institucionet ta marrin seriozisht detyrën dhe përgjegjësit të sanksionohen siç duhet, për të rikthyer besimin në sistem. “Ajo që është e rëndësishme është edhe aspekti i pasigurisë në çdo…

Lexo më Shumë

Pas marrjes në pyetje, policia ka liruar të ndaluarin N.N. për kërcënimet me bombë në shkollat ​​e mesme në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Pas bisedës zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike, është bërë bastisje në shtëpinë e N.N., i cili është ndaluar dje për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat ​​e mesme në Shkup”, njoftoi Ministria e Brendshme. Nga shtëpia e tij janë marrë lëndë për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit, shtoi policia. Platforma e quajtur “Conservativ.mk” ka njoftuar mbrëmë në profilin e saj në Facebook se anëtari…

Lexo më Shumë

Procedura për njohjen e diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore prej nesër, 4 nëntor, do të realizohet vetëm në mënyrë elektronike. Parashtrimi i kërkesës për nostrifikimin/ekuivalentimin e kualifikimeve arsimore të fituara jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me rregulloret ekzistuese ligjore, si dhe pagesa elektronike do të bëhet përmes portalit www.e-uslugi.mon.gov.mk. “Softueri i përgatitur në prapavijë mundëson menaxhimin elektronik dhe zgjidhjen e lëndëve nga komisionet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në këtë mënyrë konsiderueshëm shkurtohet koha, por edhe shpenzimet e bëra gjatë përdorimit të këtij shërbimi”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 163 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 10 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të MPB-së anë shqiptuar dhe 11 gjoba për përdorim të telefonit, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 3 për makina të paregjistruara dhe 4 gjoba të tjera për makina të transportit publik, teknikisht të parregullta./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se mbrëmë në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup ka privuar nga liria personin E.D. i cili me urdhër të gjykatës kërkohej me flet-arrestim qendror, për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti. Pas arrestimit personi në fjalë është dërguar menjëherë në burg për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shoqatat dhe fondacionet dhe Ligjin për partitë politike, të cilat dënojnë promovimin e fashizmit dhe nazizmit. Të dy ligjet janë miratuar me procedurë të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Amendamentet e propozuara ligjore i të dy partive rezultuan me sukses, pas hapjes së klubeve bullgare në vend me emrat “Vanço Mihajllov” më 16 prill në Manastir dhe “Car Boris Treti” më 7 tetor në Ohër. Më 17 tetor, deputetët i dhanë mbështetjen e tyre, në procedurë të shkurtuar, miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, të paraqitur…

Lexo më Shumë

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot merr pjesë në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit, që në organizim të kancelarit gjerman Olaf Sholc, mbahet në kryeqytetin gjerman, Berlin. Në përbërje të delegacionit qeveritar do të jenë zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Siç kumtoi Kabineti i Sholcit, në Samitin në Berlin u paralajmërua pjesëmarrja e shefave të qeverive të gjashtë vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, e kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, njeriut…

Lexo më Shumë

Një raport i ri nga një kompani analitike ndërkombëtare thotë se punëtorët në Maqedoninë e Veriut kanë treguar angazhim dhe produktivitet të ulët në vendin e punës krahasuar me vendet e botës. Por, Maqedonia e Veriut është përpara të gjitha vendeve të rajonit dhe është ngritur në tri vendet e para për sa i përket listës së Evropës. Raporti i kompanisë Gallup për bilancin global të fuqisë punëtore është publikuar në tetor të këtij viti. Sindikatat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut thonë se punëtorët nuk angazhohen maksimalisht pasi nuk ndihen të motivuar. Nga ana tjetër, punëdhënësit thonë se…

Lexo më Shumë

Një ndër arsyet pse të rinjtë largohen nga vendi është edhe për arsim më cilësor. Naser Veliu aktualisht student në Londër është një nga të shumtët që është larguar, ai është vetëm 19 vjeçar. Ai tha për Alsat se është detyruar të largohet nga vendi në kërkim të një arsimi më cilësor. “Ka dy arsye primare, e para është për shkak se shteti ynë nuk na jep arsim efikas dhe të barabartë. Ne jemi të detyruar të largohemi nga shteti jonë, arsyeja e dytë e cila është edhe më valide është sepse neve na hapen dyer të ndryshme në nivel…

Lexo më Shumë