Sot, përkrahja e misionit të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë është shumë me rëndësi për Ukrainën, shkroi në fejsbuk kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, pas takimit me Kryesuesin e OSBE-së dhe ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, transmeton Almakos.
Zelensky theksoi se gjatë takimit me Bujar Osmanin, kanë biseduar për nevojën e ndikimit më të madh të OSBE-së në thyerjen e të drejtave të njeriut në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës, duke theksuar se kjo është shumë me rëndësi për Ukrainën. Zelensky iu falënderua Osmanit për përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën të cilën shteti jonë e jep nga fillimi i agresionit rus.
“I falënderohem Qeverisë dhe popullit të Maqedonisë së Veriut për përkrahjen humanitare dhe ushtarake të Ukrainës nga fillimi i invazionit të plotë rus”, përfundoi Zelensky.
Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani sot realizoi disa takime me kreun shtetëror ukrainas ndërsa i vizitoi edhe regjionet e goditura në Buca./Almakos/