Koncepti i ri për sigurimet bujqësore, është prezentuar para bujqive të Gostivarit. Përmes këtij koncepti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave pretendon se garantohet zhvillim i bujqësisë në shtetin tonë dhe ju jep përparësi bujqëve që si veprimtari bazë e kanë bujqësinë. Zv.ministri i bujqësisë, Abdylshyqir Abedini tha se me modelin e ri të subvencionimit japim mbështetje për kulturat strategjike dhe njëkohësisht sitimulohet rritja e prodhimeve bujqësore në kohë krize. “Ky program që prezentojmë para bujqive për dallim nga programi paraprak ku bujqit nuk është dashur të tregojnë të ardhurat e tyre, me programën e re bujqit patjetër…
Author: Hamdi Kumanova
Çmime më të lira të produkteve bazë ushqimore paralajmëroi Goran Gjorgjievski, kryetar i Odës së Agro Biznesit pranë LOE-së. Kjo vjen pas paralajmërimit të ministrit Bekteshi për subvencionim dhe uljen e dyfishtë të çmimit të rrymës për kompanitë e industrisë ushqimore. “Ky është një hap serioz përpara në aspekt se do të marrim çmim më të lirë të energjisë elektrike që do të mundësojë që çmimi i produkteve bazë që prodhohen me këtë shifër të veprimtarisë, të shiten me çmime më të volitshme për konsumatorët përkatësisht për qytetarët”, theksoi Goran Gjorgjievski, kryetar i odës së agro biznesit pranë LOE. Por…
Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani paralajmëron se ky dimër nuk do të jetë dimri i fundit i vështirë. Në një intervistë për revistën “Shenja”, Murtezani ka folur për efektet e shtrenjtimit të energjisë elektrike , shkaqet që e sollën krizën deri në këtë shkallë e shumë çshtje të tjera. Ai nuk është optimistse kriza energjetike do të tejkalohet shumë shpejt. Drejtori I MEPSO- sqaron se përdorimi i rezervave të sistemit, si dhe tërheqja e energjisë elektrike nga interkoneksioni europian ka rezultuar me fatura jashtëzakonisht të larta për shlyerjen e disbalancave dhe vetëm në muajin tetor devijimet, pra rryma e tërhequr…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot qëndroi për vizitë në TEC Osllomej, ku së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA EMV, Vasko Kovaçevski i vizituan njësitë prodhuese të termocentralit dhe minierën e re në kuadër të TEC Osllomej. Ministri Bekteshi u falënderuar për përpjekjet e menaxhmentit të EMV-së dhe të të punësuarve në termocentralit Osllomej në mënyrë që të prodhojnë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike e gjithë kjo me qëllim të furnizimit të papenguar të rrymës për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. “Sot bashkë me drejtorin Kovaçevski jemi në terren për të parë se si zhvillohet prodhimi i…
GRUESKI: DO TË DËRGOJMË EKIPE PËR TË KONTROLLUAR Banorë të Kondovës kanë alarmuar se, kompania që merret me pastrimin e drunjve të djegur gjatë zjarrit që e kaploi këtë vend, po priten bredhat e gjelbër në malin e këtij fshati. Klan Maqedoni shkoi në vendngjarje për të verifikuar këto njoftime. Disa vite me herët u dogj një pjesë e malit mbi Kondovë por mbijetuan disa dru apo bredha të cilët vetë banoret i kishin mbjellë shumë vite më herët, ndërsa pas denoncimin në TV Klan Maqedoni se po priten këto bredha të gjelbër erdhëm në terren dhe nga afër që…
Nxënësit e shkollës së mesme të Likovës, “Ismet Jashari” janë sulmuar fizikisht nga nxënësit e shkollës së mesme “Nace Bugjoni” në Kumanovë, shkruan Alsat. Këtë e konfirmon drejtori i Shkollës së Mesme “Ismet Jashari” në Likovë Isni Aliji. Ai thotë se iIncidenti ka ndodhur në palestrën sportive të shkollës së mesme “Pero Nakov”, ndërsa motivi i sulmit sipas tij ka qenë humbja në futsal e shkollës “Nace Bugjoni”. Sipas tyre, nxënësit janë sulmuar nga bashkëmoshatarët e tyre dhe nga publiku, ndërsa lëndime më të rënda ka marrë nxënësi Imran Ademi. Gjatë zhvillimit të garave sportive prezentë në sallë ka qenë…
Sërish alarm për bombë në shkollat e Shkupit. Këtë herë në Shkollën e Mesme “Cvetan Dimov”, ku aktualisht po shihen ekipe të shumta policore të cilat e kanë bllokuar rrugën dhe pritet që të evakuojnë personelin. /SHENJA/
Policia gjatë mbrëmjes së djeshme ka kapur rreth 67 kg marihuanë në vlerë të 250.00 eurove. Nga MPB njoftojnë se droga është kapur në një automjet që është ndaluar rreth orës 15:30 në pikën pagesore “Otovica”, e që më pas gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar “Bllacë” është zbuluar i ashtuquajturi bunker brenda veturës, ndërsa droga kishte për destinacion përfundimtar Turqinë. “Rreth orës 15:30 në vendkalimin e pagesës Otovica, në drejtim të Shkupit, kanë ndaluar automjetin e tipit “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.J.(46) nga Shkupi. Nën dyshimin se automjeti po transportonte lëndë narkotike, është transformuar në…
AlternAtivA tashmë është deklaruar se përkitazi me temën e heqjes së 20%-shit nuk kemi asnjë dilemë a duhet ta mbështesim dhe se për këtë nuk ka nevojë për ndonjë takim të veçantë. Për këtë çështje tashmë janë të gatshme edhe partitë joshqiptare dhe kjo nuk është më temë që imponon ndonjë takim të veçantë të partive politike shqiptare. Nëse ka rrethana të tjera dhe tema të tjera, ftesat e tilla do të shqyrtohen. Për takimin e paralajmëruar nga kryeministri ne nuk kemi marrë akoma ftesë dhe nuk e dimë agjendën. Pasi të marrim ftesë dhe ta shohim cila është agjenda,…
Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjët Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Europian në vend, ambasadorin David Geer. Me këtë rast, Grubi ka çmuar angazhimin aktiv të Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Në takim është diskutuar mbi Shpalljen për përkrahje të Organizatave Joqeveritare, si mbështetje kjo që vazhdon nga ana e Qeverisë. Procesi do jetë shumë transparent pasiqë në të janë përfshirë përfaqësues nga disa institucione si dhe nga Këshilli për përkrahje të organizatave joqeveritare, ndërkohë që janë ftuar…
Sipas burimeve të Klan Maqedoni, drejtoresha Aspazija Sofijanova ka deponuar dorëheqjen e saj nga posti i Klinikës për fëmijë në Shkup. Dje Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se për 48 orë, pasi të shqyrtohen raportet e revizionit do të ketë vendim, por Sofijanova nuk e priti vendimin e të parit të ekzekutivit. Disa javë më parë në kronikën e Klan Maqedoni u publikuan dokumente ku shihej se si drejtoresha përfitonte plus pagës duke keqpërdorur ”kujdestarinë”si mjet për të ardhur deri te paga më e madhe mujore. Ku paga e saj shkonte deri në 5.000 euro apo 300.000 denarë. /KlanMacedonia/
NDRYSHIME IDENTIKE EDHE NË LIGJIN PËR PARTI POLITIKE Me 67 vota “për”, Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, sipas së cilëve, klube, fondacione, shoqata nuk do të mund të regjistrohen nëse në emrat e tyre thirret për vazhdimësi të fashizmit, nacizmit, Hitlerit, bashkëpunëtorëve të tij dhe personave nga Rajhu I Tretë. Gjithashtu me 67 vota “për”, asnjë “kundër” dhe të “përmbajtur”, Kuvendi ka votuar ndryshime identike edhe në Ligjin për parti politike. Sipas Ligjit, në Maqedoninë e Veriut nuk mund të regjistrohen parti politike nëse me emrin shkaktojnë urrejtje kombëtare, racore ose fetare, jotolerancë etnike, gjenocid,…

