Ballkani Perëndimor di të jetë promotor i sistemit evropian të vlerave dhe është i vendosur të ecë drejt anëtarësimit në BE, thekson zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, që sot merr pjesë në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Procesi i Berlinit po merr një vrull të ri dhe periudha e ardhshme do të japë shumë përgjigje për drejtimin në të cilin duhet të lëvizin vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si të kapërcejnë me sukses…
Author: Hamdi Kumanova
Duhet të ketë rritje të çmimit të rrymës por jemi larg asaj që t’i shohim të gjithë parametrat, ndërsa KRrE do të caktojë se si dhe sa do të jetë ndikimi, tha zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai tha se Qeveria po ndërmerr masa tashmë një vit e gjysmë për ndikimin gjatë formimit të çmimit për vitin e ardhshëm që i njëjti të mos jetë goditje ndaj qytetarëve. “Siç e dini edhe paraprakisht, ne ofruam çmim për energjinë elektrike nga ana e EMV-së deri tek EVN, me çmim shumë më të ulët, i subvencionuar nga qeveria. Kjo mund të…
Në një atmosferë të mirë dhe miqësore, me shumë propozime konstruktive nga të dyja palët, të cilat pasqyrojnë dëshirën e përbashkët për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit, përfundoi Seance e parë e Komisionit ndërqeveritar maqedono-kazak për monitorimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kazakistanit për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik, ratifikuar më 3 nëntor 2022. Komisioni u kryesua nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si nikoqir dhe ministri i Ekonomisë Kombëtare të Kazakistanit, Alibek Kuanturov si bashkëkryesues. Duke shprehur kënaqësinë që pas 9…
DAVID GEER: KUJDESI PËR TOKËN ËSHTË PRIORITETI YNË Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Ljupço Nikolovski, Ambasadori Evropian David Geer dhe Nabil Gangi, kryetar de facto i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut sot prezantuan ndihmën e ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara për konsolidimin e tokës në vend. Ministria e Bujqësisë me mbështetje financiare të BE-së dhe Agjencisë botërore të ushqimit – FAO, në kuadër të projektit MAINLAND ka ndihmuar bujqit nga 9 rajonet që të zgjidhin cështjen e konsolidimit të tokës bujqësore. Përfitimet e konsolidimit arrijnë nivele të shumëfishta dhe rezultatet…
PËR HERË TË PARË, PROKURORËT DO TË DALIN NË VOTIME PËR ZGJEDHJEN E NJË KANDIDATI Ermon Neziri nga Prokuroria Publike e Shkupit, Islam Abazi dhe Desa Paunovska nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit si dhe Vilma Ruskovska, ish kryeprokurore e krimit të organizuar, janë kandidatët e paraqitur që përmbushin kriteret për prokuror publik në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa Engjëllushe Kadriu – Lleshi ka tërhequr kandidaturën. Për herë të parë, pas ndryshimeve të ligjit për prokuror publike, zgjedhja shefit të ri të kësaj prokurorie zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publike me votim nga…
NGA MESNATA BENZINA SHTRENJTOHET PËR DY DENARË Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Kuvend sërish do ta dorëzojë propozim-ligjin për uljen e akcizave. Me këtë propozim-ligj, VMRO-DPMNE, propozon 50% ulje të akcizës për benzinën dhe dizelin dhe 100% ulje të akcizës për gazin natyror të rrjedhshëm. “Qytetarët dhe ekonomia me cdo litër të karburantëve paguajnë cmime të larta enorme. Kjo qeveri solli qytetarët dhe ekonominë në situatë të rëndë ekonomike dhe për këtë shkak duhet që qeveria ta pranojë këtë propozim-ligj ku qytetarët do të paguajnë më lirë 11 respektivisht 13 denarë për një litër benzinë dhe 8 respektivisht 9.5 denarë…
Kancelari gjerman, Olaf Sholc, sot në Berlin ka deklaruar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë të Evropës së lirë dhe demokratike dhe se puna e përbashkët e BE-së dhe rajonit është që të shndërrohet në realitet e ardhmja e premtuar evropiane. Në hapjen e samitit në kuadër të Procesit të Berlinit, sic percjell KlanM, Kancelari Sholc ka thënë se takimi i sotëm është mundësi që të bisedohet për shumë sfida me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. Ai ka shfaqur bindje se Procesi I Berlinit jo vetëm që mund ta lirojë potencialin e rajonit, por edhe ta përshpejtojë…
DREJTORËT E RINJ EMËROHEN SI USHTRUES DETYRE Pasi dje me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, u dorëhoqën Drejtorët e dy klinikave universitare – Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve dhe Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë emëruar drejtorë të rinj. “Njoftojmë se Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, për ushtrues detyre Drejtor Mjekësor në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ka emëruar Dr.Stojka Naceva – Fushtiq, derisa për u.d Drejtor i ri në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Dr.Viloeta Klisarovska. Dy drejtorët e rinj janë emëruar si ushtrues detyre deri në shpalljen e…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,19% në raport me vendimin e datës 31.10.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,045 %, te nafta ka ulje për 1,262 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 3,443 % dhe te mazuti rritja është për 0,827% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar,…
Sot, ambasadori i Japonisë Hironori Sawada nënshkroi marrëveshje në kuadër të “Grant programit për projekte të vogla për siguri njerëzore” (GGP) me qëllim të përmirësimit të nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja e grantit është nënshkruar me Komunën e Ohrit dhe ka për qëllim blerjen e një automjeti komunal në vlerë të përgjithshme prej 60,640 euro, i cili do të sigurojë mjedis më të sigurt për jetesë. Ceremoninë për nënshkrimin e projektit e hapi kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Petsakov, së bashku me ambasadorin e Japonisë Hironori Sawada. “Dhurimi i një automjeti komunal ka për qëllim ruajtjen…
TASHMË TRI JAVË NUK THIRRET KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET LSDM-ja thotë se në kohë të krizës botërore ekonomike dhe energjetike, kur zgjidhjet e shpejta dhe efikase janë të domosdoshme për tejkalimin e pasojave, është koha e fundit që VMRO-DPMNE-ja të demostrojë konstruktivitet dhe përgjegjësi para qytetarëve. LSDM-ja thotë se VMRO-DPMNE-ja në kohë të krizës, bllokon zgjidhje ligjore që sigurojnë masa për të ndihmuar qytetarët. Sipas socialdemokratëve, Kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet, Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE-ja me këmbëngulje nuk cakton seancë ku duhet të debatohet për zgjidhjet ligjore që mundësojnë pagesën e ndihmës financiare për disa kategori të…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar 9 persona në fshatin Brezë të Shkupit, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet për kryerjen e veprës penale “shkatërrim i malit”. “Janë privuar nga liria A.J.(20) nga fshati Haraçinë, A.A.(21) nga fshati Haraçinë, S.A.(52) nga fshati Çuçer Sandevë, R.J.(23) nga Shkupi, N.A.(23) nga fshati Çuçer Sandevë, S.S.(28) nga fshati Haraçinë, J.A.(20) nga fshati Çuçer Sandevë, H.A.(29) nga fshati Haraçinë dhe G.S.(28) nga fshati Haraçinë”, thonë nga MPB. Sipas MPB-së, të njëjtit janë kapur në vendngjarje, ndërsa janë konfiskuar automjete, dru dhe mjete tjera për prerjen e druve, ndërsa të njëjtat i janë…

